Partizani mund Teutën, Skënderbeu rikthehet te fitorja

Dita

Pas hapave fals në dy ndeshjet e para të kampionatit, Partizani nuk di më të ndalet. Ekipi i drejtuar nga tekniku Duro ka mposhtuar lehtësisht Teutën e Durrësit me rezultatin 2-0.

Fitorja e sotme bën të mundur kreun e klasifikimit për Partizanin, të cilët e ndajnë përkohësisht me Skënderbeun me Tiranën me nga 10 pikë secili. Sulmuesi serb, Stevan Racic ka hapur siparin e golave, ndërsa pas 3 minutash , ka qenë sulmuesi tjetër, Fazliu i cili dyfishon rezultatin.

Ndërsa Skënderbeu është rikthyer te fitorja duke mposhtur 2-0 Kukësin. Fatjon Sefa ka zhbllokuar rezultatin, ndërsa  Gerhard Progni ka dyfishuar rezultatin

Skënderbeu ngjitet përkohësisht në krye me 10 pikë duke ndarë vendin e parë me Partizanin dhe Tiranën, ku kjo e fundit ka një ndeshje më pak. /E.K

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *