Nga Bedri Islami
Kur disa muaj më parë, botova në këtë gazetë, në dy numra, shënimin politik “A duhet gjykuar Berisha?”, as nuk më kishte shkuar në mendje se “traseja” e krimit do të ishte kaq e gjerë. Në të vërtetë shumë gjëra, edhe pa i thënë shoqëruesi i tij (i cili tani sipas ish shefit, paska qenë vrasës dhe kriminel), kanë qenë të ditura, por kurrsesi deri në këtë thellësi. Honi i pamasë që solli para njerëzve një intervistë e guximshme, është diçka më shumë se ajo që është menduar dhe që është ditur; tani para vetes nuk kemi thjesht e vetëm një njeri të lidhur me fatin e tij, qoftë si politikan, qoftë si njeri; nuk kemi para vetes një ish president që kërkon të mbajë me çdo kusht pushtetin; nuk kemi thjesht e vetëm një pasues besnik të klanit serb në Shqipëri apo atë që i vuri flakën krejt vendit për të qenë edhe pak ditë në pushtet. Tani, para njerëzve, është portreti i një monstre, e cila sa është politike, aq është edhe njerëzore; tani kemi konfigurimin e një qenieje të egër, të joshur jo nga sirenat e pushtetit, por nga klithmat e gjakut; tani nuk kemi vetëm e thjesht fizionominë e një njeriu me urat e zjarrit nëpër duar, por zjarrin vetë; para së tashmes nuk qëndron një ish shef qeverie i larguar nga pushteti, por një përbindësh i pamatë, me të cilin nuk mund të krahasohet asnjë bajloz i dalë nga deti; në fund të fundit, e gjithë ajo që ka ndodhur më 21 janar 2011 nuk paska qenë asgjë tjetër, veçse pjesë e urisë vrasëse të një monstre.
Mendja e zakonshme e një njeriu të lidhur me krimin, sado e sofistikuar të ketë qenë ajo, nuk mund të shkojë kurrë deri në këto përmasa, të cilat aq sa janë tragjike, aq janë edhe të pamendueshme për secilën përditshmëri. Është e çuditshme se si janë mbledhur tek një njeri i vetëm aq shumë netë të krimit, aq shumë thurrje skenash makabre dhe në fund të fundit aq shumë realizime të kobshme. Askush tjetër, në këtë vend të shkretuar nga liderët, megjithëse të bekuar nga perëndia, në një kohë kaq të shkurtër, nuk ka qenë kaq shumë i mbarsur me krime, të cilat nisin që nga hakmarrja e thjeshtë, disi kanunore e disi politike, në thirrjen e tij ndaj Haklajve, “e dua gjallë a vdekur atë njeri”; e deri tek planet e çmendura dhe realizimet sadiste ndaj ambasadave të huaja dhe personaliteteve ndërkombëtare të vendosura në këtë vend si miq dhe si rrugë drejt demokracisë. As në zbutjet më të ndjeshme të kanunit, prerja në besë e një miku, aq më tepër e një zonje, nuk është falur. Leçitja (dëbimi) familjare ka qenë një ndër dënimet më të buta, mirëpo, në skenën e politikës sonë, mjerisht del një njeri, i cili i thotë vetes burrë i fjalës dhe i nderit, dhe në anën tjetër dërgon turmat e krimit mbi miqtë e vendit të tij.
Nuk jam në ata që e besojnë njëqind për qind Izet Haxhinë. Koha ka bërë të veten, ndjenja e fajit e rëndon edhe atë, e herë pas here, dëshiron të zbusë gjërat ku ka qenë pjesë. Ndoshta edhe të rëndojë dikë tjetër, nga dy palët e politikës, për të thënë se jam i paanshëm. Mirëpo detajet e vogla që sjell, e që pasohen menjëherë me konfirmime pozitive nga të cituarit, si Dine Abazi e Sabit Brokaj, për ngjarje që lidhen me to; sado të vogla të jenë, janë pjesë e pohimit të së vërtetës.
Duke mos e besuar në çdo detaj atë, kam të drejtë ta besoj në atë pjesë, ku vetë unë kam qenë i interesuar për zbardhjen e saj deri në detaje, shumë kohë më parë; në vrasjen e Ilir Konushevcit, “Mërgimi”, shefi i logjistikës së UÇK-së, dhe mjekut Manaj, një qytetar nderi i Tropojës. Pas vrasjes së tyre, në majin e vitit 1998, lëvizja çlirimtare ngriti një Komision të Posaçëm për të hetuar atë që kishte ndodhur. Rastisi që kryetar i këtij komisioni të isha unë, B.I., ndoshta edhe nga fakti se në atë koha isha drejtues i organizatës. Shënimet tona, që unë i kam botuar tek libri “Enigma e një vrasjeje të trefishtë” para disa viteve, janë krejt të njëjta, ndoshta deri në imtësi, me atë që sjell pas kaq viteve Izet Haxhia. Vetëm se me dy shtesa; njëri nga autorët e pritës, vëllai i të cilit u vra në pritë, kishte lidhje jo vetëm me Azem Hajdarin, por edhe me Berishën, e njëkohësisht ishte në lidhje me shërbimin e fshehtë serb, me të cilët takohej që kur bënte kontrabandën e naftës.
Kjo përngjashmëri më jep të drejtën të besoj edhe tek të tjerat, të cilat, për vetë natyrën e punës sime, i kam hulumtuar edhe më parë.
Por, edhe nëse besueshmëria e kësaj interviste është vetëm në gjysmën e saj, përsëri, gjithëkujt i jep të drejtën të bëjë pyetjen: Çfarë do të bëhet me këtë monstër, monstër njerëzore e monstër të politikës?
Në një hark të shkurtër kohor është përmbledhur e gjithë intervista e Izet Haxhisë, periudha të mëparshme nuk kanë qenë objekt i bisedës së tij; por nga e gjithë ajo që është thënë, sado e kaluar përciptas, i gjithë pasqyrimi i errët i një njeriu, vjen krejtësisht i qartë. Haxhia nuk është pjesë e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, ai po ashtu nuk ka qenë pjesë e akuzës që kishte ngritur vetë PD-ja kundër Azem Hajdarit, si njeriu që përgatiti vrasjet e 4 dëshmorëve. Ai nuk është as pjesë e blerjes së gjakut të tyre, si nuk do të ishte më pas pjesë e blerjes së gjakut të Azem Hajdarit. Ai nuk do të jetë pjesë e asaj skeme, kur për të sheshuar gjakrat, plagët paguhen me poste. Jam krejt i bindur, me atë që kam njohur nga afër, se sot Arben Broci, njëri ndër themeluesit e PD-së, do të ishte kundërshtar i rreptë i Berishës, si u bënë shumica e dhjetoristëve, ose nuk do të ishte më, ashtu si nuk është. Dëshmia e Brocit në mbledhjen themeluese të degës së PD-së në Shkodër, në shtëpinë e Mark Mhillit, se nuk duhet të jemi parti e hakmarrjes, revanshit dhe e krimit, ndoshta ishte dëshmia e fundit e shpirtit të tij, por Berisha ia mbylli shtigjet familjes së tij: Shpagoi gjakun me postet gjyqësore.
Haxhia, si personazh dhe si strukturë, është në këtë rast, pjesë berishiane dhe dëshmi e akteve të rënda të krimit që kanë ndodhur në një hark kohor prej një viti e gjysmë, që nga fillimi i marsit të vitit 1997 e deri tek shtatori i vitit 1998, e duke u bërë dëshmitar, ai bëhet njëkohësisht edhe bashkëfajtor. Por mbi të qëndron njeriu që i ka përgatitur të gjitha, që ka dhënë urdhër për gjithçka të zezë që ka ndodhur; qëndron njeriu i veshur me mantelit e presidentit, i cili në këtë rast, ngjan me mantelin e vrasësit gjakftohtë. Mbi Haxhinë dhe çfarë që ai ka bërë, ngrihet dikush tjetër: Ngrihet mali i krimeve të njeriut që kishte llogaritur gjithçka, deri në detaje, jo thjesht se donte të qëndronte në pushtet, por sepse nënvetëdija e tij, e mbushur psikologjikisht me tmerr, mposhtje, sevilizëm, rrëshqitje rrënqanthi, gjithnjë duke u zvarrisur drejt portave që nuk i hapeshin lehtë, mendoi se ishte koha e hakmarrjes së tij.
Dhe i lind ideja e krijimit të një sajese, “Hakmarrja për drejtësi”, si një alibi e vetes; i lind ideja e luftës së bandave dhe dërgon armë të sofistikuara drejt bandave rivale; i lind ideja e përgjakjes së një populli dhe thërret emisarë nga Kosova për të filluar një luftë të papërgatitur, ku kasaphana serbe do të ishte jashtë çdo logjike; mendon se ai është zoti i gjithçkaje dhe si Zeusi dërgon rrufetë e tij edhe mbi të huajt që e kanë vënë në pushtet. Mendja e tij haluçinante bredh edhe më tej: Ai vë në shërbimin e tij të gjithë ata që i ka mposhtur, gjakun e të cilëve e ka blerë; dhe këtë e bën vetëdijshëm. Ai në të vërtetë mendohet se është somnambul i krimit, por në fakt krimi e ndjek atë dhe krijon këtë gjendje, herë delirante, herë shpërthyese, gjithnjë të pakontrolluar, përherë mes mjegullës së krimit dhe frikës së ndëshkimit.
Askush në këto vite nuk e ka ditur se ku mund të shpërthejë kriza e tij: Por në fakt e kanë ditur se ajo është e gatshme mbi të gjithë ata që i shfaqen si hija e Brankos tek Makbethi. Përfytyroni edhe një herë shpërthimin e tij ndaj prokurorëve që kishin marrë përsipër të ndjekin krimin e Gërdecit; ku ideator dhe përfitues ishte i biri i tij; sillni në vëmendje shpërfytyrimin e tij, sytë e kuq, gjuhën e përmjerrur, atë ndjenjë frike e krimi që përcillnin vazhdimisht etjen e tij për të bërë edhe një masakër, qoftë institucionale, qoftë njerëzore. Dhe, sapo prokurorët u tërhoqën, sytë i morën ngjyrën e zakonshme, gjuha qëndroi si gjithnjë, e përmjerrur, sepse nuk bëhet ndryshe; mendja filloi t’i punojë për një tjetër ankth.
Çfarë do të bëhet me këtë monstër? Historia e këtij vendi, e mbushur me makthe, nuk ka pasur një të dytë; ai asnjëherë nuk ka qenë një cifël nga shkëmbi i krimit, ai ka qenë shkëmbi i vetë krimit. Figura të tjera renegate, qoftë edhe e Esat Pashës, tkurren para figurës së tij; ai sa të ngjet me Haxhi Qamilin, aq të ngjet me një varg renegatësh; por është shumë herë më tragjik, më grotesk dhe më i pandëshkuar. Natyrë perverse, shpeshherë pre e anktheve, ai e kaloi jetën presidenciale në një gjendje ekstaze mistike, rob i emocioneve, por edhe i të shkuarës së tij.
Nëse në historinë e një vendi perëndimor do të dëshmohej se një ish president kishte dashur luftën civile në vend të tolerancës dhe bashkëjetesës; se do të kishte armatosur mitingashë të tij dhe i kishte vënë në gatishmëri për të vrarë sivllezërit e tyre; nëse do të kishte pasur qoftë edhe një të dhënë të vogël se urdhri i tij i parë, sapo kishin nisur protestat kundër tij, do të ishte “ të armatosen besnikët”; nëse do të kishte pasur një grimcë të dyshimit se kishte dhënë urdhër të hidhen gazra kimike, një farë Ali Kimiku i vockël ballkanik; nëse do të kishte edhe një të qindtën e dyshimit se kishte synuar të godiste një ambasadë të huaj, sepse nuk i pëlqente ambasadorja; nëse…. askush nuk do të kishte pritur të thoja kaq shumë. Do të mjaftonte vetëm njëra nga këto dhe ai do të ishte para ndëshkimit të madh.
Berisha i vockël, SHB, kishte të drejtë kur protestoi se nuk kishte pasur dorë në trafikun e drogës. Atij, kjo nuk i është dukur asgjë. Babai i tij kishte dorë në trafikun e armëve… kishte dorë në trafikun e karburanteve, ai ishte bërë ndërmjetës i jetës dhe i vdekjes, i shpagimit të krimit me paret e gjakut… dhe kjo ishte ajo që mund të vihej re.
Çfarë do të ndodhë tani?
Ai që edhe kësaj here pret diçka nga prokuroria, mund të presë deri në kalendat greke, dhe nuk do të arrijë të shohë ndëshkueshmërinë e një krimi të shumëfishtë: Ndaj vendit, ndaj njerëve, ndaj pronës, ndaj kombit.
Njerëzit kanë vetëm një zgjidhje: Protestën e gjithanshme. Berisha e di se mund të ndodhë kjo, ndaj dërgoi mesazhin se nëse preket ai, mitingashët e tij do të marrin armët. Edhe një herë ai shkon drejt ëndrrës së tij: Një luftë civile.
Të jetë i bindur se kjo nuk do të ndodhë. Ai, më parë se nga gjithë të tjerët, një ditë do të përbuzet nga të vetët. Si ndodhi tani me njërin nga më të afërmit e tij: Izet Haxhinë.
Fragment
Nëse në historinë e një vendi perëndimor do të dëshmohej se një ish president kishte dashur luftën civile në vend të tolerancës dhe bashkëjetesës; se do të kishte armatosur mitingashë të tij dhe i kishte vënë në gatishmëri për të vrarë sivllezërit e tyre; nëse do të kishte pasur qoftë edhe një të dhënë të vogël se urdhri i tij i parë, sapo kishin nisur protestat kundër tij, do të ishte “ të armatosen besnikët”; nëse do të kishte pasur një grimcë të dyshimit se kishte dhënë urdhër të hidhen gazra kimike; nëse do të kishte edhe një të qindtën e dyshimit se kishte synuar të godiste një ambasadë të huaj; nëse…. askush nuk do të kishte pritur të thoja kaq shumë. Do të mjaftonte vetëm njëra nga këto dhe ai do të ishte para ndëshkimit të madh.

Berisha ka montuar nje sistem te tille ligjor e te drejtesise qe e ben te paprekshem per kushedi sa kohe. Ai duhet vene para drejtesise per shume cka bere, qe nga nga 1997 e deri sot, por kjo nuk do te ndodhe. Persa kohe nuk reformohet drejtesia dhe behet e paprekshme dhe ne minimum e influencuar. Deri atehere si Behrisha ashtu edhe ne qe deshirojme te kaloje siten e drejtesise do te kemi nderruar jete. ju rrofshin editorialet!
Krimineli s.berisha ka punuar per kete dite te zeze per te dhe familjen e tij…duke na lene dhurate derrin president dhe prokurori e gjykata me kafshe berishiste…e durusm 23 vjet qenin tanido ta durojme rdhe pak sa ti mbarojne mandatet zagareve te tij qe akoma po mbajne peng Shqiperine.
Sepse e,pothuajse e gjithe klasa politike shqiptare eshte e semure, dhe “Doctor Death” i ka dosjet per secilin me diagnoze te sakte.Keshtu qe,kush ngre doren kunder tij me doren tjeter ben vetvrasjen politike.Qe te vihet drejtesia ne vend,te pakten 85% E TYRE DUHET TE ZHDUKEN NGA SKENA POLITIKE SHQIPTARE.
Me Saliun nuk ndodh asgje.Prekuroria & Gjykatat jan kapur prej tij.KLD po ashtu.Ai ka mbeshtetje nderkombetare nga Lobi Serb,Grek,Rus,Amerikan.TUNG.
Per mendimin tim sala ka punu me mente ai ka dosje te te gjith politikaneve ne vend e jasht vendit…shpresoj ta arestojne dhe te nzier te gjithe te tjeret do me behej qejfi shume se ne fund te fundit shpresoj qe shqiperia te pastrohet nga plerat politikan te koruptuar…..gje qe sdo ndodhe sepse do dilnin petet e lakrorit
Shyqyr qe eshte Berisha per kete qeveri. Se e ka si dordolec per te trembur njerezit. Pa Berishen bie rehat PD dhe futet ne siklet PS se i heq nga goja bobinen 23 vjecare te propagandes.
Nuk mund te mos e lexosh me shume se disa here kete artikull! Bravo Bedri Islami.Je nje shqiptar i vertet.Nuk mund te te them gazetar,sepse gazetareve shqiptar,Berisha u ka vene Bebelino,biberon ne goje dhe para ne xhepa.Jane bere njerezit me te urryer ne shqiperi pervec dy ose tre prej tyre.Keta pushta urrehen me shume se politikanet. Sa per pyetjen qe shtron une po te them se: Ai do te shkoi ne pith te malokes”
Ligjin e bejne trimat,edhe shtet bejne trimat.Socialistet kane patur shansin te bejne shtet ne dy periudha,nuk e kane bere.Pse nderkombetaret nuk e penguan shtetin kroat te denoje ish kryeministrin per 1/100 e akuzave qe i behen sot Berishes?Fatos Nanon e pame ku perfundoi.Edhe ky Rama po pergatit te njejtin fat me pandeshkueshmerine e krimeve te Berishes.
Nuk ka se cfar te thuash,pasi ke lexuar kte shkrim,jan gjera qe kan vite qe fliten,e qe nuk po behet azgje per tja mbyll gojen ketij njetiut,perbindesh. Kur te denohet ky monster,atehere ky vend to ket paqe. Ju pershendes per shkrimin.