Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur aksionin për prishjen e 30 ndërtesave në zonën e Selitës, për t’i hapur rrugë vijimit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Që në orët e para të mëngjesit, mjetet e INUK dhe inspektorët kanë nisur aksionin.
Ndërkohë, Rama ka komentuar në Twitter për ndërtimet pa leje. “Lanë pa legalizuar qindra mijëra shtëpi familjesh të varfra, legalizuan lokale me korrupsion kudo ku ligji e ndalon!”, shkruan Rama. /E.K
