Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pajisjen elektronike të Shërbimit Informativ Ushtarak, që përdoret për përgjime telefonike dhe ambientale.
Gazeta “Panorama” shkruan se nga organi i akuzës bëjnë të ditur se sekuestrimi ka ardhur pas kërkesë-padisë së Ministrisë së Mbrojtjes, në të cilën hidhen dyshime se pajisja është keqpërdorur për të përgjuar drejtues të lartë të PS-së.
Por pajisja ka dëmtime në dy prej hard- disqeve, për shkak të një goditje tensione, ç’ka pritet që të vështirësojë punën për rikuperimin e materialeve të përgjimit për të cilat është përdorur./E.K
