Se ç`mu kujtua një ‘përdhunim’!

redaktor

Katër ditë më parë, ndërroi jetë Ali Abdihoxha, shkrimtar i periudhës së realizimit socialist, por jo nga ata të peshave të rënda. Por, nëse do më kërkohej një përzgjedhje e 10 librave më mbresëlënës, romanin e tij ‘Një vjeshtë me stuhi’, do rendisja pa mëdyshje. Natyrshëm që ky titull nuk i thotë asgjë lexuesit shqiptar, të atij që është mësuar me Kadarenë, Agollin, Kongolin, Çelën, Çulin e të tjerë emra të mëdhenj të letrave, e titujve që të ngjethin sapo i kujton. Por që, për memorjen e atyre që patën fatin të arsimoheshin nën komunizëm, ka diçka që ngacmon, nëse e kanë lexuar. Tek ky roman, aty nga faqet pesëdhjetë, është skena e përdhunimit të një komunisteje të arrestuar nga fashistët. Përdhunimi ndodh në qeli, teksa vajzën e kishin lënë fuqitë prej torturave të shumta. Dhe, maskarai, ai i pashpirti që e bëri atë punë dhunshëm, nuk ishte italian, por një shqiptar gjakprishur që i ishte bashkuar pushtuesve, e që vajzën që e vuri përposhtë trupit të tij, e kish patur dikur shoqe fëmijërie; në adoleshencë çoç kishte ndjerë për të, ndërkohë që ajo, as që ia kish varur fare, sikur ta nuhaste shpirtin e tij të ndyrë prej tradhëtari. Çfarë më ka bërë përshtypje atë kohë, me aq sa ma priste kaplloqja prej fëmije, ishte fantazia  e autorit për ta pasuruar subjektin e romanit me detaje të tilla tërheqëse, duke tentuar të dalë nga kufizimet e një skematizmi të rëndomtë. Me termat e mëvonshëm që mësova nga vokabulari i artit, e kam konsideruar si ndër të vetmet vepër të realizimit socialist, të spërkatur me elementë të thrillerit erotik.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *