3-vjeçari thyen rregullat të përqafojë mamanë e kthyer nga Afganistani

redaktor

Ishte momenti më emicional të cilën ushtarët e kishin ëndërruar 9 muajt e shërbimit të tyre ushtarak në Afganistan: Të përqafonin familjen e tyre.

Por protokolli është protokoll dhe ata duhej ta respektonin. Forcat e ushtarake të Minesotas ishin kthyer nga shërbimi ushtarak në Afganistan dhe gjatë ceremonisë që po zhvillohej me këtë rast ishin urdhëruar të mos takonin familjarët deri në përfundim të saj.

Por për Connor 3 vjeçar kjo ishte shumë. Kishte 18 muaj që nuk ishin së bashku si një familje. Pasi I ati edhe ai ushtar me mision në Afganistan ishte kthyer në dhjetor, kur e ëma ishte larguar drejt Afganistanit.

Atëherë Connor Waldvogel del nga rreshti dhe vrapon t’I japë të ëmës përqafimin që I kishte munguar gjithë ato muaj.

https://www.youtube.com/watch?v=ZIHnhBDOzjM

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *