Rama: Shqipëria, shembull i shkëlqyer i tolerancës fetare

redaktor

Kryeministri Edi Rama, duke vlerësuar harmoninë e besimit fetar si një pasuri të çmuar, u shpreh sot, se “Shqipëria është shembull i shkëlqyer i tolerancës fetare për mbarë botën” .

I pranishëm të shtunën në mbrëmje, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ku u çel ekspozita që mban logon “Besimi” , në vigjilje të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, Kryeministri Rama tha se “ardhja në Shqipëri e një lideri shpirtëror është një mrekulli e rrallë për vendin tonë” .

Gjatë fjalës së tij në këtë event kushtuar besimit, kryeministri Rama theksoi se shqiptarët, myslimanë e të krishterë, besojnë tek e ardhmja evropiane dhe duhen respektuar për paqen që kanë dhënë në rajon.

“Mes shqiptarëve nuk ka sherr e as ndasi fetare. Shqiptarët janë myslimanë dhe të krishterë. Shqipëria nuk është një vend mysliman, por një vend evropian me myslimanë e të krishterë” u shpreh Rama.

Duke u ndalur te ajo çka e bëri Papën të vizitojë Shqipërinë, Kryeministri Rama u shpreh se, është harmonia fetare, ajo që duhet ta ruajmë si dritën e syve, pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme për thellësinë e besimit në vendin tonë.

“Koha e bashkëjetesës së paqes në Shqipëri ishte shtysa drejt kësaj ekspozite. Ka këndvështrime të ndryshme për thellësinë e besimit fetar ndër shqiptarët dhe për shkallën e tolerancës fetare. Nuk duhet të na pengojnë ta çmojmë dhe ta ruajmë si dritën e syve bashkëjetesën harmonike mes feve dhe komuniteteve fetare, marrëdhëniet sociale mes myslimanësh që thonë “betohem pasha 4 ungjij” dhe të krishterët që thonë “vallahi”, u shpreh Rama.

Share This Article
6 Comments
  • thenie e mrekullueshme nga nje njeri vertet tolerant e I mencur.Rofh Edi Rama.jemi shqiptare,europiane perpara europes jemi te krishtere muslimane. feja eshte liri e ushqim shpirteror lum kush e ka e cmon e mer te miren .

    • @@@ Shqipëria ,- Vënd i tolerancës fetare dhe i kacafytjes shpellare!? E para meritë e popullit, e dyta “meritë” e politikanëve!? Tung!

  • thenie e mrekullueshme nga nje njeri vertet tolerant e I mencur.Rofsh Edi Rama.jemi shqiptare,europiane perpara europes jemi te krishtere, muslimane. feja eshte liri e ushqim shpirteror lum kush e ka e cmon e mer te miren .

  • Shqipëria ,- Vënd i tolerancës fetare dhe i kacafytjes shpellare!? E para meritë e popullit, e dyta “meritë” e politikanëve!? Tung!

  • Zoti eshte nje per te gjithe!
    Te gjithe njerzit e zgjuar e vleresojne bashkejetesen e feve ……..
    Me diplomaci edhe per ne ka vend Europa!
    Duhet te jemi te kenaqur me ate mundesi qe na jepet e te shikojme perpara per shpresa me te medha.
    Jane oret tona,nuk duhet t,i nenvleresojme momentet qe na jepen rralle!
    Vetem me besim dhe te bashkuar mund te arrijme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *