Ju DITA keni përmendur tek lajmi i operacionit gjerman, ambasadorin Qesku! “Ja çfarë po bëjnë rebelët. Perëndimi duhet të ndërhyjë”, ka thënë ky birboja ynë në studion e CNN. Kush ja dha këtij Qeskut të dhënat për këtë deklaratë? Sigurisht që Saliu, sipas asaj që deklaron Izeti. Kapeni këtë ambasador për veshi, çojeni në hetuesi dhe ja u kompletuan dëshmitarët. Saliu do t’i përdorte banditët e vet dhe për të hapur zjarr kundër trupave të misionit “Alba” që erdhën në Shqipëri për kontrollin ushtarak të situatës. Do të hapnin zjarr dhe do të fajësonin “rebelët”. Rebelimin komunist, siç ulërinte Saliu atëherë nga mëngjezi në darkë, nga fillimi deri në fund të javës, nga dita e parë e muajit në ditën e fundit të tij e më shumë se kaq. Kërkonte të fuste me dhunë në kokën e miletit “rebelimin komunist” i cili ekzistonte vetëm në një qendër, – në qendrën trunore të çakorduar të Saliut.
Oh, sa ka për këtë antishqiptar të zi. Por unë nuk jam dakord që për krimet e Saliut të arrestohet Saliu i pari. Absolutisht nuk jam dakord. Dhe e dini pse? Sepse të parët që duhen arrestuar dhe dënuar duhet të jenë ata që e falën për 97-ën. Ata janë kriminelë edhe më të mëdhenj e më të ndyrë se Saliu, sepse krijuan kushtet që ky antishqiptar dhe tradhtar, të vazhdonte më tej serialin e krimeve për shkatërrimin e shtetit shqiptar. Ata që e falën, i dhanë shanse për banditizmat në vijim nga 98-ta e deri te 21 Janari i kulmeve të karrierës kriminale të Berishës. Kam një dyshim të madh se ky mbikriminel do të vazhdojë të mbijetojë akoma për shkak të oportunizmit ekstremisht të molepsur të partisë social-oportunisto-pacifiste-socialiste dhe të derivateve të tjera majtiste që nuk kanë hall Shqipërinë, por pushtetin dhe puthjen me Salinë. Nderime!
Letër e nënshkruar
Pëllumb Zaimi

Ore “Dita” pse nuk na thoni ju kur na i botoni komentet? E dini pse? Sepse duke u zënë me ca punë harrova ta blija dhe nuk e kam këtë koment? Por s’kini faj ju ,-mi ka fajet ai Xhota i Hekalit dhe ai Erioni i Habilajve që veç mos më dalshin përpara? Dru kanë për të ngrënë!? Ja kështu ja? Tung!