Ligjërimi me shembëlltyra dhe Papa

redaktor

Letër e nënshkruar

Vasil Puci, Durrës

 

Shembëlltyra është një formë ligjërimi. Ka origjinë antike kur orakujt flisnin me shembëlltyra. Tani shembëlltyrat u shndërruan në nevojë komunikimi për shoqërinë në botë. Ja për shembull, duke ironizuar gjykatësin tek ne përmbyllja e një alegorie thotë: Vetëm një herë e kam nda drejt në jetën time dhe thashë se më plasën sytë e ballit. Vini re në këngën e shkodranit për syrin e ballit. Te “Rana e Hedhme” në Shëngjin ka një shembëlltyrë të çuditshme gegërisht. Eshtë një shërbim që bëjnë bujqërit duke hedhur grurin lart në ajër, që era që fryn ta pastrojë prej bykut. Për të parë fuqinë shprehëse dhe dialogun e shkathët ja dhe një shembëlltyrë. Nqs 4 vilajetet e Shqipërisë shkojnë në kuvend ballkanik kush do të prijë: I pari për penë, prin vilajeti i Janinës, për mend vilajeti i Manastirit, për salltanet vilajeti i Shkodrës, ndërsa për pushkën prin vilajeti i Kosovës. Kur përdoret gjuha për qëllimin e poezisë, ka variante shembëlltyrash. Kur thotë det, ai flet si udha e balenave, në vend të thotë betejë flet si takim i shpatave etj. Në Rusinë komuniste shkollën e fillonin me shkronjën e parë të alfabetit rus me gërmën S. Po pse, ajo duhet të fillojë nga A? Me S se kështu fillonte emri i Stalinit. Një zëdhënëse e shtypit të një partie opozitare tha se kur flet udhëheqësi i partisë me dridhet fëmija në bark. Kulmi i shembëlltyrës së personit te njerëzit e robëruar të politikës. Shembëlltyra është te Papa Françesku. Eshtë shembëlltyra te zoti dhe te Papa Vojtila. Njeriu do të krijojë shembëlltyra për t’i ruajtur gjithë jetën. Jo më kot brezi i besimtarëve katolikë u pushkatuan me zjarrin e armëve me fjalën në buzë: Rroftë Krishti mbret! E kishin shembëlltyrën…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *