Sqetullat e Berishës dhe parfumi i Lulit

redaktor

Letër e nënshkruar

Preng Pjetri, Zejmen, Lezhë

 

Asokohe kur PD-ja ishte në pushtet, ose më saktë, e gjithëpushtetshme, fajësonte të majtën opozitare për disfatat e njëpasnjëshme që pësonte. Në dy mandatet e saj Europa e vlerësoi me notën katër Shqipërinë duke mos ja hapur dyert për t’u radhitur përkrah vendeve të BE-së. Berisha këto disfata ja faturonte opozitës së atëhershme, se gjoja me bojkotin e saj po shkaktonte kriza qoftë politike dhe financiare. Dhe mirë bënte, se fundja elektorati shqiptar ua dha votën që t’i përfaqësojnë në Kuvend e jo rrugëve apo në selitë e partive të tyre.

Po sot ç’po bëni ju të nderuar përfaqësues të popullit? Përse strukeni nën sqetullat e Berishës? Përse shkoni pas parfumit të Lulit? Elektorati, votuesit ju duan në Parlament e jo te SHQUP-i që ju bëri peshqesh agai juaj. Pastaj mos vajtoni si krokodilët se po na dhunon pozita. Pse more vëllezër, ju mos jeni gjë paraplegjikë? Më fal o Zot, s’them të shndërrohet Parlamenti në fushë mejdani, kurrë jo. Po ama as sofër e shtruar s’mund të jetë.

Kësaj i thonë “kush e shan gomarin sot, i blen veshët nesër”. Le të shpresojmë e të besojmë se Papa do të lutet për këtë popull të braktisur jo nga Zoti, por nga lidershipi, që pas kësaj dite, ditë më të bardha të vijnë për këtë popull të vuajtur pesëdhjetë vjet nën thundrën e komunizmit, e tash afro çerek shekulli nën diktatin e politizimit të gjithanshëm.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *