Projekti TAP, Gjiknuri shkon në Azerbajxhan

redaktor

Ministri i Energjisë dhe Tregtisë, Damian Gjiknuri, u nis dje në Azerbajxhan me rastin e 20-vjetorit të kontratës së shekullit dhe ceremonisë së korridorit jugor të gazit. Ministri Gjiknuri deklaroi se korridori jugor i gazit është një projekt mjaft i rëndësishëm dhe do të ndryshojë hartën e energjisë dhe të rajonit. “Projekti është i rëndësishëm për Shqipërinë. Është i rëndësishëm për Europën dhe për të gjithë rajonin, sepse Europa do të sigurojë burime të besueshme dhe alternative të energjisë”, tha Gjiknuri.

Në fjalën e tij, Ministri i Energjisë, Damin Gjiknuri theksoi se nga ndërtim i gazsjellësit, edhe Shqipëria do të përfitojë një siguri më të madhe energjitike. “Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e Bashkimit Europian, për sigurinë e tij”, u shpreh Gjiknuri. Ai u shpreh se për herë të parë, sasi të mëdha gazi do të transportohen në Shqipëri duke mundësuar siguri të madhe energjie për vendin.

Gazsjellësi Transadriatik do të fillojë ndërtimin në seksionin që kalon në Shqipëri në mesin e vitit 2015 dhe do të zgjasë afërsisht 3.5 vjet, i ndjekur nga fillimi i funksionimit gjatë vitit 2018. Projekti parashikon që tubacioni i cili do të përshkojë Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë, do të ketë valvula bllokimi, nga të cilat 10 do të jenë në Shqipëri, që do të shërbejnë për raste të emergjencave apo mirëmbajtjes.

Furnizimi i Europës me gaz të Azarbajxhanit do të hapë korridorin jugor të gazit, çfarë do t’i lejojë Europës të diversifikojë burimet e saj të furnizimit me hidrokarbure, të rrisë sigurimin e energjisë dhe nga ana tjetër i jep Azerbajxhanit një treg të ri – Europën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *