Ish-shefi i kabinetit të Spiro Kserës , Kleves Bitro është dënuar më 27 Korrik me 3.6 vite burg, por ende nuk eshte arrestuar. Ajo që bënë përshtypje në gjithë këtë histori, është fakti se, Bitro është ende i lirë dhe duket se e kalon kohën në… Facebook. Madje bënë edhe analiza për qeverinë aktuale duke e quajtur atë të dështuar.
Në fakt mund të ketë të drejtë, se përderisa ai është i lirë, dështimi qëndron! Në një postim të fundit në faqen e tij ai shkruan
“Zhgënjimi i shumë njerëzve që mbështeten Ramën në marrjen e pushtetit shprehet qoftë me anë deklarative hakerash të ekstremit të majte on-line apo me biseda nën zë në të gjitha qytetet bastione të PS-së, përfshirë Vlorën. Por nuk është vetëm dhe i vetmi që zhgënjen zgjedhësit e dashamirësit e vet”. Një zhgënjyes tjetër në botë sipas tij është edhe Presidenti i SHBA-ve. “Obama do mbahet mend vetëm si Presidenti i parë amerikan i zi dhe vetëm kaq. Ndërsa Rama se ka qenë Kryeministri më i gjatë që është marrë edhe me basketboll” – shkruan Bitro. Këto duken çështje shumë serioze për Bitron, por nuk e dimë se si ka vazhduar historia e Paris Hilton? 🙂
Na shkruaj Kleves, na shkruaj! Hë qerrata, qerrata 🙂
Marre nga Facebook Spy, rubrika e fundjaves ne DITA
