Ati i Shenjtë përfundon vizitën në Shqipëri

Dita

Rreth orës 19:45, Papa Francesku u largua nga Shqipëria . Për ta përcjellë, ishte Kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Të pranishëm në ceremoninë e përcjelljes ishin edhe drejtues të lartë të klerit katolik në vendin tonë.

Kjo është vizita e parë e Papa Franceskut në Europë. Ati i Shenjtë zgjodhi pikërisht Shqipërinë për të çelur turin e tij të vizitave në vendet europiane.

I pyetur nga gazetarët se përse zgjodhi Shqipërinë, një vend të vogël, Papa Francesku dha dy arsye: harmoninë fetare si një vlerë e cila duhet përçuar edhe në vendet e tjera si dhe vuajtjen e popullit shqiptar gjatë komunizmit, periudhë në të cilën u ndalua besimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *