21 shtatori do të jetë një ditë e shënuar në historinë tonë moderne. Do të jetë njëra nga ato që mbahet mend gjatë , për mesazhin që solli, për vlerat që bart në vete, për afishimin e së vërtetës, edhe kur ajo është e bukur apo i dhembshme; do të mbahet mend si dita kur njëri nga më të fuqishmit e botës shfaqet i tillë, jo përmes forcës, por përmes arsyes, besimit e mendjes; si një ditë kur nderohen të varfërit dhe të shtypurit më shumë se të tjerët, çka ndodh rrallë tek ne; e në fund të fundit, jo pa rëndësi, si njëra nga ditët e pakta të vitit kur vëmendja e botës kthehet për mbarë nga vendi ynë.
Në një sallë ndërkohë, në pak metra larg nga njëri tjetri, si nuk kishte ndodhur prej shumë kohe, ishin mbledhur sot edhe ata që, duke e gjuajtur me gurë njëri- tjetrin, hedhin shkëmbinj mbi Shqipërinë; një fjalim i bukur, por i gjatë i Presidentit që edhe kësaj here kishte pëlqyer mendimin e tij politik pëdëist në përzgjedhjen e njerëzve, konçiziteti i fjalës papnore, që në në një periudhë kohore katër herë më të shkurtër se sa mikpritësi i tij, tha shumë herë më tepër; por kjo është e natyrshme…
Papa , mund të thotë si romakët e lashtë: Erdha, pashë, fitova. Ai erdhi si një sovran i fjalës, pa një popull të uritur për fjalën e tij, fitoi mirënjohjen e një kombi.
Nuk e di nëse politika jonë, edhe pas kësaj ndodhie, që ndodh rrallë edhe me popuj e vende më të mëdha se ne, do të mund të thotë: erdhi, e pamë, fituam.
E vështirë të ndodhë kjo.
Me njerëzit e politikës tek ne, mjerisht ndodh si me shembulltyrat e Jezusit. Ndodh si në rrefenjën e tij të shenjtë për Egjrën në grurë. Ndodh si me njeriun që kishte mbjellë farë të shëndoshë në arën e tij. Natën, kur njerëzit po flinin, erdh’ armiku i tij, mbolli egjër nëpër grurë dhe iku. Kur u rrit gruri dhe lëshoi kallinj, doli edhe egjra. Pastaj erdhën punëtorët dhe e pyetën:
“Zotëri, mbolle farë të mirë në arën tënde, nga doli, pra egjra?”
Njeriu u përgjegj: “Sigurisht, ndonjë që dëshiron të më dëmtojë e ka bërë”. Punëtorët e pyetën: “A të shkojmë e ta nxjerim egjrën?”.
Jo, u tha njeriu, se do të nxirrni edhe grurin bashkë me të. Lerini të rriten bashkë deri në të korrat. Në kohë të korrjes do t’u them korrësve: mblidhni më parë egjrën dhe lidheni në duaj për ta djegur, dhe grurin futeni në hambarin tim..”
Papa shkoi në rrugëtimin e tij të mëtejshëm. Qoftë i bekuar. Ashtu si ai bekoi vendin tonë, edhe miliona bekuan ardhjen e tij.
Le të urojmë që të mos kemi një vazhdim si ajo që ndodhi katër vite pas vizitës historike të Papa Vojtilës, të mos kemi një përsëritje të dramatikes dhe të tragjikes në jetën tonë.
Sepse, ndryshe nga sa është thënë në librat e shenjtë, të të gjitha besimeve, ndër ne, ata që mbjellin egjër në arat me grurë, janë ende të fuqishëm…
Disa ishin ende në atë sallë, duke dëgjuar fjalët e atit të shenjtë dhe duke menduar revanshin. Nuk kanë mësuar ende asgjë nga historia, e as nuk e kanë ndër mend të mësojnë. Të lumtur janë ata që me kohë e kanë ndarë veç egjrën nga gruri, e, edhe më të lumtur ata, që, nuk lejuan që në arat me grurë të hidhet tinëzisht egjra e egër.
E nesërmja , pas Papës Françesku, duhet të jetë një fillesë e mbarë. Për të gjithë, edhe për ata që munguan në darkën e fundit, edhe për ata që nuk janë të pranishëm në të mirën e kombit.
Le të shpresojmë.

Faleminderit Pape qe pas Skenderbeut i bashkove dhe njehere shqiptaret ,Silleni per nje vit Seline e Shenjte ne Tirane qe politikanet shqiptare te harrojne grindjet midis tyre dhe te sillen (NGA TURPI) si europiane
eshte evidente qe vizita e papes ne shqiperi eshte pritur me kenaqsi nga 99% e shqiptareve,por……..por ata qe i futen ” mish dhije” me 40 kleriket e vrare pas luftes dyte boterore deri ne 1967 ngelen duar bosh
Nuk e di kush e ka bere kete editorial qe eshte i pelqyeshem me perjashtim te pjese qe flet per Bujarin kete mekatar te peshtirosur
edhe pae ikjes se papes,grigja do shperndahet ,dikush do shkoje te plantacjonet e droges,dikush ne bordellon e parlamentin ,dikush do shkruaje per guvernatorin e ri por askush nuk po permend Cfare Do te Bejne Shqiptaret me Djallin Berishe qe enver hoxha duket engjell para tij.
Cfare do behet me mijra familne ne gjak dhe te ngujura ku femijet nuk shkojne ne shkolle etj etj eetj cfare do behet me mjerimin ne zonat rurale qe erreson dhe nxin fishekzjarret e tiranes zyrtare ..
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.
e mbi ta n’ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti.
mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t’mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t’cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Ore e morët vesh se ai i FB është konfliktuali?
Qytetari në pritjen e përcjelljen por edhe qytetari në falenderimin e të gjithëve që kontribuan, në mënyrë të vecantë popullit, e tha dhe e përsëritën Edi dhe qeveria.
Iku kohe-qeveria ime, unë…qeveria ime, unë… sikur e kish pronë të vetën, edhe Shqipërinë kujtoi se e kish pronë të vetën por …nesër avazi, nesër…
Urime popull që tregove se mundesh. Ju lumtë të gjithëve
…ore se harrova po Sala është popull?
salici eshte m…..
ku ka Pap e doktor qe sheron Berishen o Dita
Paqe ishte mesazhi i papes por me shume paqe per klasen politike ku te gjithe ata qe e kane emerin te lakur per korrupsion te zbrapsen vete e jo te presin gjyqet,mjafte me ne kurrizin e ketij populli te shume vuajtur,mjafte me gjyqetaret e korruptuar ne postet e tyre por te largohen nese u ka ngelur edhe pak fare dinjitet uman.
VIZITE POZITIVE PER SHQIPERINE
por jo me fitore, nga asnjera pale.
Papa Bergoglio erdhi, pa dhe iku me hamendesine e fitores.
U kujtua per vangjelizimin e Ilirise nga Apostulli Paolo duke u shprehur: “Në Leximin e dytë, dëgjuam të përmendet Iliria që, në kohët e apostullimit të Palit, përfshinte edhe trojet e Shqipërisë së sotme.”
Papa Bergoglio erdhi, pa dhe iku me fitoren e Pirros se Epirit.
Nuk di sa nga ju jane mahnitur duke pare “ostet” gjate meshes te fytkalohen nga shumica qe nuk mund ta benin, edhe pse u mirelajmeruan ne menyre te perseritur se kush mund te merrte osten e shenjte: te batezuarit, jo te divorcuarit, jo mekataret, katoliket.
Nuk pame ne se fytkaloi osten e shenjte Ilir Meta, me ate kostumin skandaloz e ofendues vjole ne te kalter te ardhur ne meshe!
Apo Gramoz Ruçi qe me saktesi ne oren 12 e 12-te minuta shfaqi para televizoreve te te gjithe botes kuroren e dhembeve permanente te punuara nen kujdesin e momy Anetes, deri ne thellesine e gurgulacit, gjate ndjekjes me perkushtim te meshes papnore.
Ç’te thuash per Shalesin, ja kaloi te gjitheve: pantallona doku ngjyre qumesht dhe xhakete ngjyre vjollce !! – e hoqi gjate meshes edhe pse binte shi e frynte ere, meshen e ndoqi ne kemishe, duke shpresuar te mos kete marre lemerine.
Papa Bergoglio erdhi, pa dhe iku me idene e proselitizimit te nje ppulli qe deri dje nuk dinte se ekzistonte ne kete planet, ne menyre te veçante te te rinjve te shumte.
I rrefyer keqas nga tre prej te shtatedhjeteteedy perçuesve te fjales se Krishtit: Rrok Mirdita, Angelo Massafra, David Gjugja – dy malazeze dhe nje arberesh qe jo vetem flasin me perçartje gjuhen shqipe, por nuk arrijne ta kuptojne ate e per me teper e interpretojne duke u nisur nga mentalitete jo shqiptare.
Per ne qe e ndjekim Papa Bergoglio-n qe ne diten qe u shenjterua Papa i Romes, kuptojme veshtiresine e tij per te bashkebiseduar me gregjen e krishtere, per vete prejardhjen e tij sudamerikane: ligjeron me mentalitetin amerikanojugor ne nje kontekst modern europianoperendimor. Mendohet ne argjentineze dhe shprehet ne italisht per italianet, ne shumicen e rasteve me shprehje aq te pa kuptimta sa edhe Pader Lombardi i sekretarise se shtypit te Vatikanit nuk arrin ti zbukuroje per ti bere te perceptueshme per italianet.
Te imagjinojme tani çfare i kane sygjeruar Mirdita-Massafra-Gjugja Papa Françesko-s, tre shqipfoles me gjuhe te sharruar. Nga sa mesheroi Papa Bergoglio la te kuptohet se keta “usinore” te botes se perrallave me mbret te Aliçes ne boten e mrekullive, i kane paraqitur shqiptaret si te etur per ungjillizim, si ndjekes besnike te kishes se Jezu Krishtit, si te gatshem per tu rikthyer ne grigjen e krishterimit ku i vangjelizoi dymije vite me pare Shen Pali, apo Apostulli Paolo duke kaluar ne keto vise.
Sepse keta tre zymtyra te perhapjes se fjales se krishtit, edhe pas kaq vitesh nuk kane arritur te kuptojne se shqiptaret respektojne çdo fe, perfshire ate te krishtere, edhe mund te perfshihen ne mesha, festime, inagurime objektesh te kultit, por ne thellesi te shpirtit te tyre jane thjesht ateiste te bindur.
Papa Bergoglio erdhi, pa dhe iku me respektin dhe dashurine e shqiptareve ateiste te bindur.
Mos thuaj ateiste se kjo nuk ekziston, por thuaj qe shqiptaret i ka terhequr materjalizmi, sic esht edhe dyndjet ne shtetet perendimore me standart jetese edhe pse ata besojn ne fene islame.? Shtetet qe e rethojn shqiperine, kan nje kulture te tille, qe dashur pa dashur edhe ata qe ti i quan ateiste inteligjentet mundohen te integrohen ne te, qe te behen ndaj shoqerise te barabarte e jo te diskriminuar ku ky diskriminim vjen nga njeres me pak inteligjente! Kot me kot fan noli nuk e leshoj vendlindjen e tij turqine, sepse ai ish njeri i drejte ku nuk ariti te integrohej ne kulturen islame e ju drejtua krishterimit nje atdheu te dyte apo edhe te trete duke perfshire edhe shqiperine per 6 muaj!
@beni
(@XUME TOPALLOVIÇI BESIANA GUSHI)
beni, o trutallash, dëgjoje Xume Topalloviçin Besiana Gushin, pasi, edhe pse italishten niset ta përkthejë shqip dhe i del kinezisht, ca gjëra t’i thotë mirë në këtë koment.
Shqiptarët janë tolerantë pikërisht sepse nuk besojnë tek Zoti. Për shembull, po të shohësh në këtë forum, përveç dy-tre laskarëve si puna jote, të tjerët janë shumë tolerantë me këdo, veçanërisht me ty që thua budallallëqe aq sa mund të mbushet një oqean me to. Përkundër, ti që je besimtar, nuk je tolerant me askënd e u hakërrehesh të gjithëve.
beni-qeni bëhu më tolerant e mos i kërce si gjel Xumes, sepse edhe bëhen gabime; jo vetëm për faktin që pa ditur mirë shqipen, s’mund të dish italishten, por edhe sepse Xumja ka shumë punë, pasi s’ka mbetur forum gazetash ku të mos ketë shpalosur “dijen” e saj, që i rrjedh lumë nga truri i vet menopauzik, duke treguar me prepotencë se është në gjendje të bëjë dallimin midis pagëzimit dhe bekimit, si të ishte një Gjon modern…
DOLE PAS SHIUT Lumbricus polyphemus
Eshte vene re mungesa e gjate ne komente, rrajze guredhjerjesh apo earthsworm, krimb anelid hermafrodit që jeton nën tokë, e ushqehesh me copa organike (m.u.t. i thate) dhe baktere nën tokësore qe i konsumon në sasi të mëdha. Ja ku e ke te rezervuar prezantimin tend gjithnje te fresket.
MUSHKA ENGJELLore e RAMIZIT NGA MYZEQEJA
Mushka (lat. – mùlus) ka nje tradite mijera vjeçare te rritjes ne Ilirine prehistorike. Si kafshe e zbutur per nevojat njerezore, eshte shterpe per shkak te permbajtes ne DNA-ne e saj te kromozomeve tek (63 kromozomi). Dallohen dy tipologji te mushkave:
ato te lindura nga rraporti mes gomarit (Equus asinus -31 kromozomi) dhe peles (Equus caballus – 32 kromozomi) te perhapura ne zonat malore siç eshte Lazarati dhe,
ato te lindura nga rraporti mes kalit dhe gomarices, te shumegjendura ne zonat fushoro-moçalore te Myzeqese.
Arsyet e perhapjes se ketyre kafsheve shtepiake, jane te shumta siç eshte konstrukti i forte, perdorimi ne çdo terren e ambjent, rezistenca ndaj semundjeve.
Ne origjinen e krijimit te tyre, per t’ju pershtatur nevojave te njeriut per te patur nje kafshe te forte si gomari-gomarica dhe te shpejte si kali-pela, u be dale ngadale edhe seleksionimi i tyre natyror, per te arritur ne ato qe ndeshemi shume shpesh ne çdo skaj te vendit – mushkat dy tipore.
Mushka eshte perdorur shume edhe nga ushtrite europiane gjate luftrave boterore per transportimin e armeve dhe artilerise ne zona te veshtira malore.
Karakteristikat komportamentale te mushkave, konsiderohen nga veterineret (ato qe kane arritur te diplomohen) me inteligjente se kuajt.
Sipas statistikave te Institutit Veterinar te Kamzes, perhapja dhe shtimi i mushkave ne vite ka patur renje e ngritje ne numur teper problematike. Konsiderohet si vit rrekord i shtimit te tyre, viti 1969, sidomos ne zonat fushore te Myzeqese.
Pikerisht ne vitin 1969, lindi e vetmja mushke “albine” (e bardhe) ne Myzeqe. U shkruan shume artikuj aso kohe, u bene shume studime shkencore, per te gjetur motivin e nje dukurie te tille shume te rralle.
Pronari, nje lale myzeqeje qe quhej Ramiz (ironia e fatit deshi qe ne momentin e pjelljes te ishte prezent edhe Ramiz Alia) dhe per te hyjnizuar kete ngjarje i dha emrin Engjell !
Duke qene se jetegjatesia e tyre i kalon te 40 vitet, nuk eshte e thene qe te mos e takojme ndonjehere edhe ne lulishten pas Kryeministrise duke kullotur barin e fresket akoma te pa korrur.
BENI AKOMA NUK ECEN VETE
Ke pak konfuzion ne ato qe shkruan, kur flet per inteligjente e ke fjalen per…? Ateizmi nuk ekziston? E the ketu mes nesh, mos ja thuaj te tjereve se me siguri te propozojne per T.O.S. (trajtim te detyruar shendetesor).
Lexo mire nje here, dy e deri sa ta mesosh permendesh meshen e Papa Bergoglio-s ne italisht qe te kuptosh se eshte e pershkruar me stil shume fin proselitizmi i shqiptareve, se keshtu na kane prezantuar idiotet malazeze Mirdita, Gjugja dhe arbereshi Massafra.
Ne se nuk e kupton gjuhen italiane, kerko dhe do te ta perkthej me korrektesi une dhe jo Gjugja qe as shqip nuk di te flase.
Ne sistemin komunist, te ashtuquajtur ateizem per dike hrushovit ne viziten e tij ne shqiperi, kur prezamtoj disa komuniste te korces enveri i tha hrushovit………..ketu i ke qe te gjith pothuajse ortodokse edhe pse hrushovin e prezamtonte vetem me komuniste! Ne rastin ton komunistet ishin shum here me nacionaliste se ata qe mbaheshin per demokrate,! Nacionaliste edhe ne thelbin fetar, ku do te theksoja se tu caje vajzave minifundet, nuk ka te bej me ateizmin apo me komunizmin, por vetem me islamizmin!
Nuk ka pape,qe i ben derman !
Per me shum se 24 ore shqiperia me ngjau njelloi si e gjith europa, sidomos politika qe kish zen vend ne kry te meshes e dhen nga papa francesku! E kuptoni vlerat europiane te kesaj kulture! Europa me perfaqsuesit e saj te kesaj kulture ju tregoj shqiptarve vlerat, qe kerkoj ti shperndaje ne te gjith globin, pra nje vleresim maksimal, por qe nuk kerkojn ta kuptojne disa, qe per hir te interesave vetijake mundohen te njollosin gjith kete vleresim per te gjith ata qe jetojn e punojne ne vendin tone! Dialogu esht nje mundesi, qe disa te mira e te keqia te zgjidhen ne menyren e civilizuar e jo te gjuhes se urejtjes midis nesh midis divergjencave ne ideologji qe predikohen ne ket vend! Le te shpresojm nje te ardhme ku te gjith qytetaret te arin te kuptojn dialogun, si e vetmja mundesi shpetimi per te dal nga kjo e kaluar e hidhur qe ka zaptuar shtetin shqiptar, qe mundet ta quanim vetem nje format gjografik, por jo ekzistent nga nje amulli mosmarveshjesh e divergjencash kulturore e politike!!
bekimi i shenjete dhe mesha e shenjete ishte pere populline shqiptare se bekimete keta politikanete tane i kane mare nga shefate e tyre qe jane armiqte e kombite shqiptare dhe kane frike te mose i zbatojne se i vrasin dhe keta sote me forte se kure do vazhdjne punen pere shkatrimin e shqiperis poshte tradhetaret e kombite qe lane nje shije te hidhure duke poshteruare demokracine me keqe se komunizmi
Ata qe mbollen egjer, tash 25 vjet, nuk e ndalen dot, kthimin e shqiptarit ne identitet. Ne i treguam vetes, se fisnikeria e shqiptarise i ka rrenjet me te forta se egjra e se keqes.
Me gulconte zemra dje, tek shihja vendim tim, te permendur ne edicionet e lajmeve kudo ne Europe. Si rralle here, perjetoja ate ane pozitive te popullit tim, qe per ne shqiptaret, gjithmone ka qene prezente por qe per boten rreth nesh, ishte vetem nje enderr, e atyre qe nuk pranojne dot rolin e felliqur te shqiptarit kriminel, ne arenen nderkombetare.
Papa Francesk, na bekoi me pranine e tij. Ai iu dha kurajo te dobteve dhe te vobekteve, iu dha mbeshtetje shpirterore, atyre qe kane nevoje per te,,,,ashtu sic inkurajoi edhe egzekutivin shqiptar, te tregohej i palekundur ne luften kunder krimit.
Droga, prostitucioni dhe Lazaratet shqiptare me tutoret e tyre,,,,ata qe ishin te ulur ne radhet e para te asaj meshe te improvizuar,,,,,jane ata qe mbjellin egjer ne kete vend. Askush nuk ka dyshim per kete dhe askush nuk duhet te ushqeje shprese se “harresa” ndaj krimeve qe kane kryer, do ishte rrugezgjidhja e problemeve shqiptare.
Ata qe mbjellin egjer, kerkojne te luajne rolin e mafias, ne kete vend. Menyren e trajtimit te saj,,,,,,Papa Francesk, e ka bere te qarte ne javet qe kaluan. Si asnje Pape me pare, ai vuri theksin tek domosdoshmeria e perballjes direkte, me ata qe mbjellin egjer. Nuk mund te kete bashkepunim midis rruges te se drejtes dhe asaj te krimit. Marrja e te mirave materiale, qe kriminelet kane mbledhur me krimet e tyre dhe venia ne dispozicion e ketyre shumave per programet qeveritare apo kishtare, eshte nje hap parimor i kesaj menyre konfrontimi.
Merruni Shkelzeneve dhe Argitave,,,,,,parate qe i bene me gjakun e femijeve te Gerdecit apo nga vjedhja e milionave tek fondi i rruges se kombit. Jane parate tona,, qe na i grabiten, ata qe mbjellin egjer.
Coni para bankes se te akuzuarve, vrasesit e 21 Janarit dhe arkitektin e tradhtise dhe rrenimit shqiptar. Keshtu luftohet egjra.!!
Ajo qe eshte e rendesishme qe Vizita e Atit te Shejte ne SHQIPERINE tone eshte qe shume
vende ose e mbare Bota ket vend te vogel nuk e njihnin ose e njihnin pak dhe kjo Vizite
Papa Françeskut ben njè figure pozitive per vendin tone pasi ne shume vende te ndryshme te Botes eshte
dhene LIVE nga mengjesi(ora 9.oo) deri ne darke(19.30).Problemet ne SHqiperine tone jane
te shumta por te pakten menyra figurative e mikprities ishte madheshtore dhe duke qene nje vend i vogel dhe me bukuri natyrale te mrekullushme mud te shtoje Turizmin,Biznesin e jashtem
te vendeve te ndryshem,mjafton te shikoni vendet fqije Kroacia,Greqia etj, jetojne me TURIZEM.
Ata qe dje priten e percollen Papen, neser ne ndonje takim me ” veterane ” perkujtojne Dull-baben. Nje dite me shenjtorin, nje dite me shejtanin. Keshtu e genjejne popull mjeranin.
Me shembullin e Papes ,me fjalen e tij per vlerat e popullit shqiptar per te ecur perpara,te gjithe kan mundesi te reflektojne e te sherohen me perjashtim te Berishes,Nishanit dhe Bashes.Keta te tre jo vetem se jane gatuar mbrapshte por mbi ta rendojne krime shume te renda,njeri me shume se tjetri.
ore,ju nuk e dini por vete Papa ka thene me gjysem shaka se bete gafe te madhe qe me zgjodhet Pape,hahhahahaa.Papa vete ka thene se nuk sjell shans,se eshte njeçike ters per nga natyra.Njehere shkoi ne nje qender per emigrantet dhe u ankua,vjet isha ketu tha dhe gjerat ishin si mos me keq,erdha kete vit dhe qenkan akoma me keq sesa vjet…I shkreti Papa,po sikur te vije prape mot ne Tirane do veje duart ne koke,se mot Saliu do shkalloje fare dhe duhet te rrethojme turmen e tij me elefante.
Rama u turperua nga takimi. E priti 5 minuta kur erdhi dhe kur iku.Papen. Ia coi Zaharine dhe e detyroj para kamerave ta bekonte.Me mire nje femije te Zyber Hallullit per mua.Kujt i intereson se coi djalin e tij.Papa ndenjti me Nishanin me ore te tera ne menyre protokollare..E takoi, Ramen as e permendi.Rama vuri ne krye te personaliteteve kreun e opozites sipas tij Topin e jo Bashen gje e cila ishte e panevojshme. Mesazhi i Papes ishte i qarte. Mjaft rilindet Enverin.Berisha ka patur nje mije e nje te keqija.Edhe pse ishte komunist fanatik deri ketu nuk shkoi.Ky qe ne 1990 bertiste te varim komunistet po e provon se e beri thjesht per te kapur nje post e per te shpetuar lekuren. Po na del me i majte se Fatos Nano.Kam qene opozitar anti UDB por ky i rilindjes qenka pike e zeze. Koha eshte e maskarenjve.