Gjatës meshës së Papa Franceskut, ish-kryeparlamentarja e cila njihet për konfliktin që ka me kryetarin aktual të PD-sës, Lulzim Basha, është ulur në krah të Berishës. Ky i fundit ka qenë shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.
Madje, edhe në shesh, Jozefina Topalli ka ardhur në të njëjtën kohë me Berishën dhe kreun republikan Mediu.
Humbja e zgjedhjeve nga Partia Demokratike një vit më parë, nxorri në pah edhe konfliktin dhe përçarjen në PD. Edhe më të dukshme u bënë qëndrimet e tyre, në garën për zgjedhjen e strukturave drejtuese të PD-së në Shkodër. Basha eliminoi emrat e njohur si “miq” të Jozefinës. /E.K

Jozefina motra shqipetare
ngat vellaut te madh eshte shume krenare
Per miresi tkombit shqipetar
Large pamesine ska kush ia nale
Jozefina bij shkodrane
Per kosoven motra e madhe
Kem Salihun burre qilibar
Qe e njef bota mbar
Trim e mendje atedhetar
Xeher eshte per tradhtar
Rrespekt kem per Jozefinen
Si per burrin Salih Berishen
Kem rrespekt per Xhamine
E kem tonen edhe kishen
Na bashkon kisha e xhamija
Veq perpara te hece Shqiprija
jozi esht seksi! kam loje te ndryshme imagjinatash, se ajo flet piset.
U pajtofshin e u trashegofshin si u pajtua Ramiz Alia me Lenka Cukot.Jane e kaluara,qe s`vjen me.
Te rrofte respekti sa malet,o Mal Uka…
@ Onkezmi Shume i nderuar, Rrnofsh ti bashk me te gjithe kometaret qe kan rrespekt per fene shqipetare E ajo eshte edhe muslimane, edhe krishtere Qe rrespektin ndaj zotit e ben ne rend te pare tuj rrespektue te qenunit shqipetar ! Duke rrespektue e dashur gjuhen qe e flasim .Kultura shqipetare shqipetarin e ka ngrite mbi kohen e dashamiresise se ndersjellt A ka begati ma te madhe ne bote kur i krishteri shqipetar per festen e bajramit me urimet e perzemerta i ulet te oxhaku muslimanit shqipetar dhe pijne kafen e bajramit bashk Siq ndodhe edhe e kunderta ku Muslimani per festene te krishterit me plot urime e ndane gezimin bashk I Ndeuar Onkezmi Kete tradite ne duhet ta rrisim Kurr nga goja e shqipetarit musliman mos te flitet fjale qe ben ndasi meseshqipetare ne aspektin fetar Si dhe Krishteri shqipetari i madh i krishter eshte veq ai qe ndane gezim e idhnim bashk me muslimanin e tij vella!Rrnofshin shqipetaret me ide perparimtare te basshkuar ne fe e kulture!
URREJTJA E VATIKANIT ESHTE E LEXUESHME
Vatikani do t’i bënte nder njerëzimit nëse do të ndalonte së lidhuri fajet e muslimanëve me fenë e tyre. Kjo, pasi Kisha Katolike ka shumë më tepër çështje për të fshehur dhe për të cilat duhet të pendohet, se çdo popull apo institucion tjetër në historinë e njerëzimit. Megjithatë, askush nuk ia vë fajin besimit kristjan për krimet që Kisha ka bërë ndër shekuj.”Kohëve të fundit, Kisha Katolike i ka dhënë fund heshtjes së saj në lidhje me çështjen që Sandro Maxhister e etiketon si: “Islami i Ajatollahëve”. Sido që të jetë e vërteta, faktet janë tërësisht ndryshe. Kisha Katolike në kohët e fundit nuk po lë rast pa shprehur urrejtjen e saj kundër Islamit. Sigurisht që sot në botë, ka shumë variante muslimanësh, e megjithatë ka vetëm një Islam. Por Vatikanit po i duket gjithnjë e më e leverdisshme që nëpër botë të flasë për ndryshimet në mesin e muslimanëve dhe kur të gjejë mundësinë, të vjellë urrejtje kundër Islamit, duke e etiketuar atë në “Islamin e Ajatollahëve” dhe “Islamin e Talebanëve.” Çdo vëzhgues i afërt i Vatikanit, ka vënë re në kohët e fundit ‘klithjet’ që Kisha Katolike ka lëshuar kundër Iranit për shkak të komenteve të presidentit të tij, në të njëjtën kohë kur e njëjta Kishë luan budallain me heshtjen e saj ndaj krimeve që SHBA-të kryejnë sot në Irak. Në këta muajt e fundit, opinioni publik botëror është njoftuar me dëshmi të reja që tregojnë se si Shtetet e Bashkuara kanë përdorur armë të shkatërrimit në masë kundër popullsisë civile në Falluxha dhe në qytete të tjera. Megjithatë, edhe pse Televizioni Italian (RAI) dhe BBC-ja raportojnë krimet e luftës, as Kisha, as mediat amerikane nuk i kanë kërkuar Bushit që të japë llogari përpara vëllezërve të tij katolik për këto krime. Televizioni Italian (RAI) në këto javët e fundit ka transmetuar një dokumentar ku jepen prova sesi SHBA-të kanë përdorur armë kimike në Falluxha. Dokumentari rrëfen sesi Xhuliana Segrena, gazetarja italiane që ishte rrëmbyer dhe që më pas pothuajse u vra nga trupat amerikane pas lirimit, ka raportuar pikërisht këtë ngjarje sëbashku me një tjetër gazetar tjetër i cili u vra gjatë lirimit të tij nga plumbat amerikanë. Shtypi britanik e trajtoi këtë ngjarje në detaj. Edhe pjesa tjetër e botës e trajtoi këtë ngjarje po ashtu duke vënë në pah krimet e luftës që po ndodhin sot në Irak nga të krishterët të cilët propagandojnë dërgimin e demokracisë në botën islame. Megjithatë Kisha Katolike dhe mediat amerikane sillen sikur të mos jetojnë në planetin tonë. Fakti që të trondit në këtë debat është ai sesi asnjë përfaqësues i Kishës së Romës, që sheh nëpër mediat italiane krimet e dokumentuara, nuk po guxon të marrë vendimin dhe dënojë Bushin apo të fajësonte drejtpërdrejt besimin e krishterë i cili po motivon amerikanët të përdorin fosforin e bardhë kundër popullsisë civile të Falluxhasë. Megjithatë, Kisha duket se është e zënë në një ofensivë tjetër në ditët tona. Ajo është duke drejtuar sulmin e saj mediatik kundër “Islamit të Ajatollahëve”, për shkak të fjalëve të presidentit iranian kundër sionizmit dhe ndaj shtetit më racist në Lindjen e Mesme. Hapat e sotëm të Kishës Katolike, që variojnë që nga harresa që ajo tregon për të vënë në pah kasaphanën e Bushit, dhe deri te marrja me fjalët e presidentit iranian; dhe harresa e kontekstit të fjalimit të tij, dhe deri të mbrojtja agresive që Kisha po i bën sionizmit, vë në dukje atë që publiku në përgjithësi nuk shikon shpesh në ekran nga udhëheqësit e Kishës Katolike. Sulmi më i fundën nga ana e Kishës kundër besimit të muslimanëve s’është aspak i rastësishëm. Vatikani dhe Izraeli e shastisën botën kur nënshkruan një marrëveshje për të vendosur marrëdhëniet diplomatike më 30 dhjetor 1993. Për 45 vjet rresht, që prej formimit të shtetit të Izraelit, marrëdhënie të këtilla s’kishin ekzistuar kurrë. Në fakt, midis katolikëve dhe hebrejve ekzistonte një mëri e thellë. Megjithatë gjatë vitin të kaluar, Kisha Katolike e quajti të barazvlershëm anti-zionizmin me anti-semitizmin. Ky njoftim u dha gjatë një mbledhjeje në Buenos Aires ku merrnin pjesë zyrtarë fetarë, akademikë dhe figura të shquara çifute dhe katolike, të cilat dolën me një deklaratë të përbashkët ku deklaronin se: “Ne kundërshtojmë në çdo mënyrë anti-semitizmin, duke përfshirë këtu edhe anti-sionizmin që është një manifestim i kohëve të fundit i anti-semitizmit.” Ky akt, nga ana e Vatikanit e coroditi mbarë botën. Siç u shpreh një udhëheqës çifut në Nju Jork: “Në të kaluarën, sionizmi ishte i barasvlershëm me racizmin”, ndërsa deklarata më e fundit e Kishës konsideronte fjalimet anti-sioniste si një formë racizmi?” Lidhja dashurore e Vatikanit me sionizmin dhe armiqësia e tij ndaj Islamit po thellohet edhe më shumë, në një kohë kur kisha të tjera botërore, kanë dalë hapur dhe kundërshtojnë politikat pushtuese dhe shtypëse të Izraelit. Por, këtu duhet të kujtojmë se këto kisha s’po sillen kështu vetëm për shkak se Vatikani dhe Kisha Anglikane kanë një armiqësi që vijon që prej kohës së mbretit britanik, Henrit të 8-të. Armiqësia e tyre e ndërsjelltë nuk filloi për shkak të formimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948. Megjithatë, në momentin që në flasim, Kisha Presbiteriane në SHBA ka vendosur të përdorë sanksione ekonomike kundër kompanive që bëjnë tregti me Izraelin – që do të thotë, ato kompani që nxjerrin përfitime nga pushtimi i Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës. Në të njëjtën mënyrë, udhëheqës të Kishës Anglikane, e cila në SHBA ka nën varësinë e saj Kishën Episkopale, janë kisha e rradhës e cila po vepron në të njëjtën mënyrë me Kishën Presbiteriane. Veprimet e Kishave në fjalë që kanë vendosur të dënojnë Izraelin bazohen në realitetin e prekshme të Palestinës dhe jo në një rivalitetet e verbëra të Vatikanit. Përpjekja më e fundit e Vatikanit për të sulmuar Islamin është një orvatje më shumë e cila synon reklamimin e ndasive ndërmjet muslimanëve dhe për të përhapur urrejtje ndaj tij. Këto përpjekje janë të njëjta me anti-muslimanizmin që ligjëroi edhe pushtimin e Irakut nga SHBA-të më parë, dhe krimet e tjera që ndodhin sot në Lindjen e Mesme. Por fakti që habit më shumë muslimanët e botës sonë sot, janë arsyetimet më të fundme të Papës, i cili është “i bindur se një prani ushtarake gjithnjë në rritje, duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen e trupave të Natos, mund të sigurojë paqen në Irak.” Duke patur parasysh këtë pandjeshmëri dhe mungesë logjike të dëshmuar nga ana e Vatikanit, askush nuk habitet për sulmin më të fundit që Vatikan bëri për “Islamin e Ajatollahëve”, dhe deklaratave kundër presidentit iranian. Megjithatë këto sulme mbeten të pabaza dhe Kisha Katolike s’duhet kurrsesi t’i shqyrtojë deklaratat e udhëheqësve të Lindjes së Mesme, jashtë kontekstit, dhe t’i përdorë ato për të shfryrë urrejtjen e saj ndaj Islamit, pasi, Islami në historinë e tij të gjatë, nuk i ka trajtuar kurrë as çifutët, as edhe popujt e tjerë ashtu siç i kanë trajtuar besnikët e Kishës Katolike, hebrejtë për shumë e shumë shekuj me radhë. Historia e Kishës Katolike përfshin gjëra të cilat në Islam as që mund të imagjinohen. Kështu për shembull krimet që ajo ka kryer mund të nisin që më diasporën e cifutëve në botë, shpërndarjen e tyre anekënd botës dhe dëbimet që mbretërit katolikë të Spanjës dhe paria e Inkuizicionit i bënë atyre, e duke dalë më pas te persekutimet, masakrat e planifikuara dhe vrasjet rituale që janë kryer përgjatë shekujve në të gjithë kontinentin europian, si edhe izolimin që të krishterët e Evropës i kanë bërë cifutërisë nëpër geto dhe kështu me radhë. Sikur Kisha Katolike t’i linte të qetë muslimanët dhe t’i hidhte një sy historisë së saj të kohëve të fundit do të mund të reflektonte pak më shumë mbi islamin dhe veten e saj. Pse në fakt ishte vetë Papë Piu i 12-të, i cili jetoi në hapësirën kohore përpara dhe pas Luftës së Dytë Botërore, ai që qëndron si i bashkëpunëtor, apo të paktën injorues ndaj nazistëve të cilët vranë disa miliona çifutë dhe jo-çifutë në kampet e vdekjes së Holokaustit. Papë Piu qëndron deri më sot i akuzuar se ka dështuar që të ushtrojë autoritetin moral të Selisë së Shenjtë për të protestuar kundër krimeve të Hitlerit. Kur gjatë Luftës së Dytë Botërore, Delegati Papnor në Turqi, Monsinjor Anxhelo Ronkali, nxiti Papa Piun e 12-të të priste Jitzhak Isak Halev Herzogun, kryerabinin e Palestinës, i cili donte personalisht që të merrte nën mbrojtje çifutët anëmbanë Europës Lindore, Papa kundërshtoi kategorikisht. Përse Kisha Katolike që sot akuzon ‘Islamin e ajatollahëve’ i harron sot këto fakte? Megjithatë, çifutët nuk janë të vetmit njerëz që kanë qenë viktimat e Inkuizicionit të Kishës Katolike. Ndërsa gjatë erës së inkuizicionit Kisha ka vrarë më shumë se 50 milion njerëz, gjatë Luftës së Dytë Botërore u vranë rreth 6 milionë cifutë. Sa përgjegjës ndihej Papa Piu i 12-të për ata 40-50 miliona njerëz të tjerë që u vranë? Për më tepër si guxon Kisha Katolike që të hidhet përpjetë dhe dënojë besimin fetar të një personi për shkak të deklaratave të tija, duke anashkaluar faktin nëse besimi fetar i kriminelëve që kryejnë vrasjet dhe shtypjet në Palestinë, Irak dhe Afganistan apo vrasja në masë e miliona njerëzve gjatë Inkuizicionit, ka të bëjë sadopak me krimet e tyre? Mark Aarons dhe Xhon Loftus, kanë dokumentuar me prova të shumta në librin e tyre “Trinia Mëkatare” faktin që Vatikani ka sponsorizuar fuqishëm dhe projektuar të turpshmet “Tunelet e Minjve” të përdorura për t’u ardhur në ndihmë pjesës më të madhe të udhëheqësve nazistë, që i shpëtuan ndjekjes së aleatëve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Libri ‘Trinia Mëkatare’ ofron prova vërtet shumë dërrmuese. Në libër rrëfehet sesi Kisha Katolike qëndroi shumë më tepër se gojëkyçur për sa i përket çështjes së çifutëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe mbështetjes së saj ndaj qëllimeve të nazistëve. Këto fakte janë kaq të mirëdokumentuara saqë askush s’mund t’i kundërshtojë. Dhe për më tepër, qëndrimi i sotëm dhe mbështetja ndaj tiranëve që Vatikani është duke bërë, janë vetëm se një përsëritje e veprimeve të gabuara që Kisha ka bërë edhe në të kaluarën. Në 22 mars 1998, gazeta “Kureshtari i Filadelfias” botoi një artikull ku përmblidhej mesazhi i adresuar me rastin e Krishtlindjeve të vitit 1942 nga ana e Papës Piu i 12-të, në të cilin ai shprehte keqardhjen për mizoritë e shkaktuara nga lufta, por “harronte” të përmendë nazistët aty dhe krimet që ata po kryenin. Edhe sot, Kisha është në të njëjtën pozitë me të kaluarën. Papa i ri i Romës, vazhdon të tregohet i gatshëm për të sulmuar muslimanët, ndërsa Kisha Katolike tregohet edhe më e gatshme për të dënuar “fenë e Ajatollahëve”, ndërsa refuzon të nxjerrë nga goja, qoftë edhe një fjalë të vetme kundër përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë nga ana e SHBA-së në Irak dhe gjetkë. Vladislav Raczkieviz, kryetar i qeverisë polake në mërgim, në vitin 1942 i shkroi Papës Piu i 12-të se: “Njerëzit e mi përgjërohen që të ngrihet një zë i cili duhet të tregojë qartë dhe dukshëm se ku qëndron e keqja. Sot… Selia e Shenjtë duhet t’i japë fund heshtjes së saj. Dhe siç e hasim të raportuar në gazetën “Kureshtari i Filadelfias”, Papa Piu 12-të nuk i dha fund heshtjes. Megjithatë, pyetja që shtrohet sot është nëse Kisha Katolike do të dënojë ndonjëherë tiranitë dhe krimet e pushtuesve kudo që ata ndodhen në botë. Qofshin këta në Tel Aviv, Uashington apo Londër? Por ndërsa ne shohim sesi – Bushi dhe zyrtarët e tij – qëndrojnë të ekspozuar nëpër fotografitë e varura nëpër korridoret e Vatikanit, nuk ka sesi të mos na vijnë ndërmend disa citate të marra nga libri i frikshëm dhe tronditës: “Trinia Mëkatare”. Aty, Mark Aarons dhe Xhon Loftus shkruajnë: “Është e paimagjinueshme të besohet se në fund të luftës, mbi 30.000 nazistë të arratisur mundën të shpëtojnë duke mbërritur në brigjet e Amerikës së Jugut në bordin e nëndetëseve të pakta gjermane që kishin mbetur të padëmtuara, ose që ata t’i kenë rregulluar pa mbështetjen e dikujt përgatitjet e tyre për këtë udhëtim. Kultura popullore e sotme e paraqet arratisjen e nazistëve në një frymë aventureske dhe pothuajse romantike. Kontrabandistët nazistë më popullorë janë Odesa dhe Die Spinne, edhe pse herë pas here përmenden edhe grupe të tjera të mistershme. Por në pjesën më të madhe të tyre, këto rrëfime i detyrohen shumë më tepër imagjinatës pjellore të skenaristëve dhe romancierëve sesa të hulumtimeve apo saktësisë historike. Por e vërteta është shumë më e rëndomtë. Ky përfundim është tepër tronditës. Pavarësisht nga çfarëdolloj suksesesh që arriti Odesa, ato ishin veprime thjesht amatoreske të kontrabandës naziste kur krahasohen me “Tunelet e Minjve” të ideatorit të Vatikanit, Draganoviçit, (emri që iu vu aksionit të shpëtimit të nazistëve nga ana e Vatikanit), që ishin vërtet profesioniste, duke bërë të mundur që shumë fajtorë për krime lufte të mbërrinin në strehë të sigurtë. Shpesh, ata nuk përfunduan nëpër xhunglat e harruara të Amerikës së Jugut, por përkundrazi u vendosën në Britani, Kanada, Australi dhe SHBA.” Kritikat që Kisha Katolike hedh kundër Islamit sot, lidhja me zionizmin që ajo po tregon dhe mbështetja që u jep regjimeve pushtuese në Irak dhe Afganistan nuk është diçka e re. Një gjë të këtillë Vatikani e ka bërë edhe më herët, si për shembull gjatë Luftës së Dytë Botërore kur mbështeti qeverinë kukull naziste në Kroaci. Ky fakt zbulohet qartë në një dokument të Ministrisë së Financave të SHBA-së, i botuar në korrik të vitit 1997. Edhe pse Vatikani i ka hedhur poshtë këto akuza, në librin “Trinia Mëkatare”, Mark Aarons dhe Xhon Loftus, debatojnë mbi faktin se Vatikani fsheh diçka. Sipas thënieve të autorëve, gjatë luftës në Kroaci janë vrarë me mijëra serbë dhe muslimanë boshnjakë duke u therrur duke përdorur metoda mesjetare. “Ustashët kroatë, ua nxirrnin sytë,” shkruajnë ata, “ua prisnin gjymtyrët, dhe nxjerrin zorrët dhe organet e tjera jashtë, ndërsa viktimat ishin ende të gjallë.” Disa syresh ishin therur si kafshë të egra, ua kishin prerë fytin nga veshi më vesh me thika të veçanta. Të tjerë vdisnin nga goditjet me vare që kishin marrë në kokë. Ndërsa shumë të tjerë kishin vdekur të djegur për së gjalli.” Në një kohë kur fashistët kroatë masakronin serbët dhe boshnjakët, fakti që Papa me Kroacinë mbante një “lidhje të veçantë” është shumë shqetësues. Aarons dhe Loftus rrëfejnë se mizoritë kishin filluar që nga koha, kur Papa Piu i 12-të u takua me Ante Paveliçin, udhëheqësin fashist të Kroacisë, në prill 1941. Papa ra dakord të takohej përsëri me Paveliçin në Maj të 1943-it, në një kohë kur nuk ishin përgënjestruar aspak mizoritë naziste kundër serbëve. (Një gazetar italian i cili mori në intervistë Paveliçit në shtëpinë e tij, u trondit rëndë kur vuri re sesi në një vazo të madhe mbaheshin sytë e viktimave serbe, të cilat fashistët i kishin grumbulluar.) Megjithatë, sipas librit “Trinia Mëkatare”, Papë Piu betohej se do t’a bekonte personalisht Paveliçin edhe pse në atë kohë, Selia e Shenjtë kishte në dorë dëshmi të pakundërshtueshme rreth mizorive të kryera nga rregjimi i tij.” Fakti se Paveliçi kishte patur takime të shumta me zv. Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Monsinjor Montinin, i cili më pas u zgjodh papë dhe u quajt Papa Poli i 6-të pranohet edhe nga spiunazhi amerikan. Në librin “Trinia Mëkatare” citohet edhe një dëshmi tjetër e një zyrtari të spiunazhit amerikan ku thuhet: “Njohjet e Paveliçit dhe pozita e tij ishin kaq të fuqishme në sferat e larta dhe kaq komprometuese për Vatikanin, saqë çdo dorëzim i kriminelit të luftës, (Paveliçit), do të ishte një goditje vrastare për Kishën Katolike Romane.” Kështu që cdo person me arsyetim të shëndoshë e kupton fare lehtë se për zyrtarët më të lartë të Kishës Katolike, duke përfshirë këtu edhe vetë Papën, lidhja dhe madje mbrojtja ndaj fashistëve dhe kriminelëve të luftës nuk ishte diçka e pazakontë. Aarons dhe Loftus shkruajnë se për “të arratisurit nazistë, të gjitha rrugët të çojnë në Romë”. Burime të Shërbimeve Sekrete kanë pohuar se: “ministra të rangut të lartë, nëpunës të shërbimit civil, madje edhe vetë Paveliçi, me anë të ndihmës së “Tuneleve të Minjve” të ideuara nga Vatikani, mundën të zhdukeshin pa lënë gjurmë. Në atë kohë, këta të arratisur u etiketuan si “refugjatë” nga ana e Vatikanit, megjithëse të gjithë e dinë se ata ishin fashistët kroatë që kishin ndihmuar rregjimin Hitlerian! Vatikani do t’i bënte nder të madh njerëzimit nëse do të mund të ndalonte së lidhuri fajet e muslimanëve me fenë dhe besimin e tyre. Por në të kundërt, nëse Kisha Katolike s’kishte qëllime të tilla siç raporton gazetari i famshëm mbi çështjet e Kishës, Sandro Maxhister, atëherë Kisha duhet të shprehet më qartë sa për ta dokumentuar këtë faqe të errët të historisë së saj. Veç kësaj, në vend që t’u japë udhëzime muslimanëve mbi fenë e tyre, siç ka filluar të bëjë Papa i ri, Kisha Katolike duhet të vështrojë më me seriozitet lidhjen e saj në të kaluarën dhe në të tashmen me vrasësit, xhelatët dhe armiqtë e njerëzimit. Kisha Katolike ka shumë më tepër çështje që duhet të sqarojë dhe pendohet në krahasim me çdo popull apo institucion tjetër në historinë e njerëzimit. Për këtë arsye përpara se t’u japë udhëzime dhe të kritikojë besimin e të tjerëve Kisha Katolike duhet të shoh historinë e saj dhe nxjerrë mësim nga fakti që megjithë intrigat e saja në bashkëpunim me fashistët në të kaluarën dhe në ditët e sotme, askush nuk e fajëson besimin e Kishës Katolike për krimet e pasuesve të saj. Papa i ri i cili ka ndërmarrë një iniciativë të vendosur për ta akuzuar besimin musliman për të gjithë dhunën që ndodh në botë e dëshmon këtë fakt edhe në incidentin që ndodhi përpara pak kohësh kur ambasadori i ri papnor në shtetet e Gjirit Persik, arkipeshkvi Munxhed El-Hashem, citoi fjalët e thëna nga Papa Pali i 6-të në një intervistë për të përjavëshmen libaneze në gjuhën angleze “Mëngjesi i së hënës”, se nuk ekziston asnjë lidhje midis terrorizmit dhe fesë. Megjithëkë Sandro Maxhisteri u kundërpërgjigj duke cituar fjalët e thëna nga Papa Benedikti në mbështetje të diskutimit që konsideron si përgjegjës besimin musliman. Arkipeshkvi Munxhed el-Hashem tha: “Se së pari, unë kundërshtoj në mënyrë kategorike çdo lidhje midis fesë dhe terrorizmit, edhe pse kuptoj pyetjen tuaj në këndvështrimin e situatës së tanishme. Unë konsideroj se terrori vjen si rezultat i shtypjes, vuajteve, i padrejtësive të qëllimshme kundër një personi, një grupi apo një populli të caktuar, të cilët humbasin gjithçka që kanë nën zotërim dhe s’kanë më asgjë për të humbur apo për të cilën të pendohen.” Megjithatë mendimet e Benediktit nuk duket se janë të këtilla, dhe për këtë arsye Sandro Maxhister u përpoq të dëshmonte se kjo gjë nuk ishte ajo në të cilën besonte Papa Benedikti duke thënë se: “Gjëja më e habitshme në këtë analizë të terrorizmit islamik të kryer nga ambasadori papnor, El-Hashem, është fakti se ajo është në kundërshtim të plotë me fjalimin e mbajtuar nga Papa Benedikti rreth terrorizmit gjatë takimit të tij me udhëheqësit muslimanë në Këln të Gjermanisë, më datë 20 gusht. Në takimin në fjalë, Papa Benedikti i 16-të, u tregua i pamëshirshëm ndaj terrorizmit islamik. Ai as nuk kërkoi t’i shqyrtojë rrënjët e këtij “terrorizmi” në shtypjen dhe vuajtjet e vazhdueshme, as nuk i mohoi elementet fetarë të tij. Përkundrazi, ai foli në mënyrë të hollësishme rreth “mizorive që kryhen në emër të fesë”. Dhe vuri theksin tek edukimi i mendjeve dhe i zemrave si “rrugëzgjidhja kryesore” për ta kapërcyer këtë problem. Duke parë mentalitetin e sipërthënë të Papës i cili anashkalon realitetet e prekshme dhe paraqet Islamin apo “keqinterpretimet e tij” si përgjegjës për dhunën e vazhdueshme në botë; dhe sikur SHBA-të nuk kanë aspak faj për gënjeshtrat e tyre ndaj luftës, dhe sikur në Irak të mos kenë vdekur si pasojë e politikës amerikane më shumë se 1.8 milionë irakianë, dhe sikur në Irak të mos jenë përdorur kurrë tortura dhe armë kimike ndaj popullsisë civile, dhe sikur të gjitha këto akte kriminale nuk kanë ndodhur kurrë dhe nuk kanë lënë asnjë pasojë, fjalimi i Papës që synon t’ia mveshi të gjitha gjynahet Islamit, është një padrejtësi më shumë. Megjithatë ata që sot kërkojnë t’ia hedhin fajin muslimanëve për krimet e kryera në botë si pasoje e “keqinterpretimit” apo “keqpërdorimit” të fesë, për fat të keq ende nuk munden t’i përgjigjen pyetjes se përse më parë në Irak nuk kishtë qoftë edhe një njeri të vetëm që të hidhte veten në erë përpara se vendi të pushtohej nga amerikanët dhe të përballej me krimet e tyre? A mos nuk ishin muslimanë irakenët edhe më parë? Apo vallë në Irak nuk kishte edhe më parë njerëz që ishin të aftë të keqinterpretojnë fenë? Mbështetja nga ana e Papës ndaj propagandës luftarake të sajuar nga Bushi, Bleri dhe aleatët e tyre nuk munden t’i mbulojnë dot gënjeshtrat dhe krimet e tyre. Sidoqoftë, nëse vazhdohet ende me këtë përqasje duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj ngjarjeve reale, historira edhe më të tmerrshme do të pllakosin botën. Për këtë arsye, koha ka ardhur që ne të kuptojmë të vërtetën. Dhe gabimi më i rëndë që mund të bëjmë në këtë rast është që të kundërshtojmë atë që shohim. Gjermania dhe Vatikani ishin nxitësit e luftës në Jugosllavi. Përse një kishë e cila mendohet se duhet të mësojë dashurinë ndaj Zotit bashkohet me sionistët dhe konservatorët e rinj për të mbështetur sulmet dhe pushtimet e tyre? Përse duhej që Kisha e Ratzingerit të dalë në krah të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Izraelit që shkelin të gjitha ligjet ndërkombëtare, normat dhe të drejtat e njeriut, duke marrë parasysh krimet e tyre rrënqethëse? A s’do të duhej të vepronte në mënyrë krejt të kundërt një kishë apo një shtet i penduar, sic Vatikani pretendon të jetë? E kundërta mund të ndodhë vetëm nëse Kisha ruan ende ëndrra në vetvete për të ndërtuar ndonjë të ardhme sipas ëndrrës së Adolf Hitlerit!
A XH
Historia eshte e mbushur me krimet monstruoze te klerit boteror dhe ne vecanti me tato te klerit katolik. Martir po quhen gjithmone dhe me teper ata qe kane kryer krimet me te medhaja, Sot ka humbur perfundimisht sensi i “njeriut te mire”, “njeriut te shenjte”, Lufta per hegjemoni ekonomike, teknologjike, gjeografike dhe sidomos shpirterore , sot eshte ne plan te pare per skllaverimin e botes mbare.