Dhurata që Pâpa nuk sjell dhe nuk merr dot…

redaktor

Në datë 17 shkurt të vitit 1600, në Romë, u dogj në turrën e druve filozofi, shkrimtari, studiuesi i kozomologjisë dhe murgu, Xhordano Bruno. E dogji Kisha Katolike, Inkuizicioni, për shkak të rrymës së re të mendimit filozofik që ai mbronte. Dogji atë dhe librat e tij. Konsiderohet si “Prometeu” i shkencës, si i pari që solli dritë shkencore. Ishte thellësisht besimtar. Por, jo besimtar si ai lloj që kërkonte Kisha. Bruno mbronte idenë e Universit të pafundmë, të dashurisë së pafundme, të krijuar nga një Zot i pafundmë. Zoti i Xhordanos ishte një me natyrën – rregullator i saj, i shkrirë më të, në një pafundësi botësh në një Univers të pafundmë, në një lidhje unike të gjithësisë, që nga njeriu deri te çdo element natyror e qiellor, ishte fryma krijuese që shihet te yjet dhe është frymëzimi që bashkon njeriun e natyrën bashkë. Inkuizicioni i Kishës Katolike e quajti heretik dhe si përfundim e dënoi më djegie pas shtatë vitesh burgosje. Vdiq një njeri i madh – nga më të mëdhenjtë ndoshta. Por vdekja e tij, i dha atij si një feniks, lindjen e re. E bëri njësh me Universin e pafundmë, me Zotin e tij që merrte frymë te Natyra, te yjet. Filozofia e tij që nuk u shua, por i dha jetë shkencës e studimit të Universit që ne njohim sot. Vdekja e tij, në mënyrë magjike, u bë datëlindja e shkencës, pasi nëpërmjet vrasjes së tij filozofia e Brunos u bë e pavdekshme.

Shekuj më pas, po në datën 17 shkurt, në vitin 2008, Kosova shpallet shtet i pavarur. Një popull i vogël e i vuajtur, një copë e shkëputur nga komb-trualli mëmë, përballë me Romën e fuqishme të Kishës Katolike, mundi të dalë nga pusi i errët i torturave serbe që bëheshin edhe në emër të dallimit “fetar” – këta ishin shqiptarët. Këta ishin e janë Albanët e dikurshëm, ata që i dhanë emrin Kodrave Albane aty rreth Romës apo edhe vetë Alba Longës. Janë, pararendës të Romës, e cila pa si themelueses së madhështisë të qytetërimit të saj, kastën mbretërore Dardane, skalitur aq mjeshtërisht në mënyrë poetike te Eneida e Virgjilit. Enea Dardani me të tijtë, u nisën nga Butrinti dhe themeluan Romën. Që të zbulohej rremba hyjnore e gjakut dardan të Romës, duhej zbuluar Butrinti – kjo ishte arsyeja e misionit arkeologjik të Ugolinit, i cili me zbulimin e Butrintit, vërtetoi më tej madhështinë e përshkruar nga Virgjili. Por, nga këto brigje albane u nis edhe Shën Pali që “nga Jeruzalemi der në Iliri plotësoi predikimin e Ungjillit të Krishtit”. Nuk është vendi të përmendim as shekujt e perandorëve ilirë që themeluan fuqinë e Romës e as Shën Jeronimin që përktheu Biblën në latinisht, apo të tjerë. Kontributet e popullit shqiptar e paraardhësve të tij ilirë, janë të mëdha si për Romën perandori edhe për Romën Kishë. Si duket kjo lashtësi, kontribut e bashkëjetesë e jona, perëndimore dhe europiane nuk mjafton që Vatikani të njohë shtetin e Kosovës. Ânipse… ne, nuk mërzitemi.

Nuk mërzitemi pasi ne shqiptarët jemi si Xhordano Bruno. Po, po, jemi! Bruno, në librin e tij “De umbris idearum” (“Hijet e Ideve” 1582), dedikuar mbretit të Francës, Enrikut të III-të, shtjellon artin e kujtesës, të perceptimi të realitetit, të “hijeve” platonike të së vërtetës, shpreh parimet themelore të filozofisë së tij. “Një i vetëm është trupi i Entitetit universal, një rend i vetëm, një fuqi e vetme, një parim i vetëm dhe një fund i vetëm, një i vetëm është i pari e një i vetëm është i fundit” – thotë Bruno, duke u bërë profet i atij uniteti universal që shkenca aktuale po zbërthen – koncepti kuantum. Ne të njëjtën mënyrë edhe shqiptarët e parë, besonin Diellin, Tokën, Qiellin. Janë të shumta dëshmitë e huaja e vendase që rrëfejnë se si shqiptarët, qofshin të krishterë apo qofshin myslimanë betoheshin mbi Gurin, mbi Dheun, për Diellin e për Qiellin: “Për atë Qiell”, “Për atë Diell”, “Për të rënd të këtij guri”, “Për kët’ Dhê” etj. Këto besime homerike pellazgjike, po qe se i quajmë si Pashko Vasa, jetuan e jetojnë akoma edhe sot mes shqiptarësh. Ky besim te natyra, siç besonin ilirët e moçëm në Diell, është një panteizëm i qëndrueshëm te shqiptarët. Fundja, Dielli dhe shtresa e ozonit edhe nëse nuk janë “Zot”, janë padyshim shpjegimi shkencor se përse ne mund të kemi një botë të gjallë në planetin tonë. Në këtë mënyrë, Xhordanoja dhe shqiptarët kanë parë atë që Doktrina e Krishterë e Kishës nuk e sheh dot. Si shqiptarët, si Xhordano Bruno, panë ekzistencën e vërtetë të fuqisë hyjnore. Ata panë Zotin te Natyra dhe jo Zotin te Fjala. Në këtë mënyrë, shqiptarët besojnë akoma sot mrekullinë e gurit, të gurit të Kishës së Laçit (ndërtuar mbi gurë paganë), të majës së Tomorrit (përfaqësuar nga një teqe), të fuqisë reale të Perëndisë edhe pa vajtur në kishë apo xhami etj. Kjo fuqi shqiptare e të parit përtej doktrinës është edhe shpjegimi i “bashkëjetesës fetare”. Këtë trashëgimi që na vjen nëpërmjet gjenit dhe trashëgimisë kulturore, ne mund ta sjellim si shembull perfekt për botën e qytetëruar. Kjo bashkëjetesë e jona është njohja reale që ne kemi ndaj fuqisë së atij Zoti që besonte Xhordano Brunoja. Veçse, ai Zot nuk është feja! Këtë gjë, shqiptarët e dinë fare mirë. Kjo është arsyeja se përse gratë katolike të Malësisë mbanin luleboje/tatuazhe pagane me svastikë apo simbole të tjera ilire pagane në duart e tyre deri tani vonë; këto simbole të Diellit i mbanin më herët edhe simotrat e tyre epirote. Këto simbole pagane, të cilat i quanin të shenjta, edhe pse ishin katolike apo myslimane hera-herës, përfaqësonin atë që ato e quanin shenjë e dritës, e Zotit. Ndonëse të pashkolluara, ato shprehin çuditshëm atë që Xhordano Bruno e konsideronte simbiozë universale të një alfabeti simbolesh që shprehin instrumentin e mrekullueshëm të kujtesës e të njohjes së realitetit, i cili buron nga Drita. “Një e vetme është drita që u dhuron shkëlqim të gjithave, një e vetme është drita që ndriçon të gjitha speciet” – thoshte Bruno. Për këtë arsye nuk mund të ketë shumë religjione. Për këtë arsye të gjitha religjionet janë një dhe për këtë arsye shqiptarët kanë bashkëjetesë fetare – pasi ata shohin përtej fesë. Për këtë arsye Pashko Vasa konsideronte si fé të shqiptarit “shqiptarinë”.

Papa Françesku është konsideruar një Papë i çuditshëm. Zgjodhi si vizitë të parë në Europë, një vend të çuditshëm. Të dy palët jemi njëlloj. Besoj se Ai është i çuditshëm pasi është një Xhordano Bruno në llojin e vet, ashtu siç janë edhe shqiptarët. Dhurata që ai nuk mund të na sillte ishte njohja e shtetit të Kosovës. Mënyra jonë e besimit, që rëndom quhet bashkëjetesë “fetare”, është dhurata që ne nuk ia japim dot me vete, për Vatikanin, pasi ky i fundit nuk mund ta pranojë. Edhe pse në vitin 2000 Papa Xhovani Paolo II-të shprehu nëpërmjet një letre, keqardhjen e thellë për djegien e Xhordano Brunos, ai nuk e pranoi filozofinë e këtij të fundit. Kjo është pika jonë e ndarjes – mënyra e besimit – , kjo është pika ku ne arrijmë t’i japim leksion edhe atyre që e kanë punë të përditshme besimin te Zoti…

Share This Article
20 Comments
  • URREJTJA E VATIKANIT ESHTE E LEXUESHME

    Vatikani do t’i bënte nder njerëzimit nëse do të ndalonte së lidhuri fajet e muslimanëve me fenë e tyre. Kjo, pasi Kisha Katolike ka shumë më tepër çështje për të fshehur dhe për të cilat duhet të pendohet, se çdo popull apo institucion tjetër në historinë e njerëzimit. Megjithatë, askush nuk ia vë fajin besimit kristjan për krimet që Kisha ka bërë ndër shekuj.”Kohëve të fundit, Kisha Katolike i ka dhënë fund heshtjes së saj në lidhje me çështjen që Sandro Maxhister e etiketon si: “Islami i Ajatollahëve”. Sido që të jetë e vërteta, faktet janë tërësisht ndryshe. Kisha Katolike në kohët e fundit nuk po lë rast pa shprehur urrejtjen e saj kundër Islamit. Sigurisht që sot në botë, ka shumë variante muslimanësh, e megjithatë ka vetëm një Islam. Por Vatikanit po i duket gjithnjë e më e leverdisshme që nëpër botë të flasë për ndryshimet në mesin e muslimanëve dhe kur të gjejë mundësinë, të vjellë urrejtje kundër Islamit, duke e etiketuar atë në “Islamin e Ajatollahëve” dhe “Islamin e Talebanëve.” Çdo vëzhgues i afërt i Vatikanit, ka vënë re në kohët e fundit ‘klithjet’ që Kisha Katolike ka lëshuar kundër Iranit për shkak të komenteve të presidentit të tij, në të njëjtën kohë kur e njëjta Kishë luan budallain me heshtjen e saj ndaj krimeve që SHBA-të kryejnë sot në Irak. Në këta muajt e fundit, opinioni publik botëror është njoftuar me dëshmi të reja që tregojnë se si Shtetet e Bashkuara kanë përdorur armë të shkatërrimit në masë kundër popullsisë civile në Falluxha dhe në qytete të tjera. Megjithatë, edhe pse Televizioni Italian (RAI) dhe BBC-ja raportojnë krimet e luftës, as Kisha, as mediat amerikane nuk i kanë kërkuar Bushit që të japë llogari përpara vëllezërve të tij katolik për këto krime. Televizioni Italian (RAI) në këto javët e fundit ka transmetuar një dokumentar ku jepen prova sesi SHBA-të kanë përdorur armë kimike në Falluxha. Dokumentari rrëfen sesi Xhuliana Segrena, gazetarja italiane që ishte rrëmbyer dhe që më pas pothuajse u vra nga trupat amerikane pas lirimit, ka raportuar pikërisht këtë ngjarje sëbashku me një tjetër gazetar tjetër i cili u vra gjatë lirimit të tij nga plumbat amerikanë. Shtypi britanik e trajtoi këtë ngjarje në detaj. Edhe pjesa tjetër e botës e trajtoi këtë ngjarje po ashtu duke vënë në pah krimet e luftës që po ndodhin sot në Irak nga të krishterët të cilët propagandojnë dërgimin e demokracisë në botën islame. Megjithatë Kisha Katolike dhe mediat amerikane sillen sikur të mos jetojnë në planetin tonë. Fakti që të trondit në këtë debat është ai sesi asnjë përfaqësues i Kishës së Romës, që sheh nëpër mediat italiane krimet e dokumentuara, nuk po guxon të marrë vendimin dhe dënojë Bushin apo të fajësonte drejtpërdrejt besimin e krishterë i cili po motivon amerikanët të përdorin fosforin e bardhë kundër popullsisë civile të Falluxhasë. Megjithatë, Kisha duket se është e zënë në një ofensivë tjetër në ditët tona. Ajo është duke drejtuar sulmin e saj mediatik kundër “Islamit të Ajatollahëve”, për shkak të fjalëve të presidentit iranian kundër sionizmit dhe ndaj shtetit më racist në Lindjen e Mesme. Hapat e sotëm të Kishës Katolike, që variojnë që nga harresa që ajo tregon për të vënë në pah kasaphanën e Bushit, dhe deri te marrja me fjalët e presidentit iranian; dhe harresa e kontekstit të fjalimit të tij, dhe deri të mbrojtja agresive që Kisha po i bën sionizmit, vë në dukje atë që publiku në përgjithësi nuk shikon shpesh në ekran nga udhëheqësit e Kishës Katolike. Sulmi më i fundën nga ana e Kishës kundër besimit të muslimanëve s’është aspak i rastësishëm. Vatikani dhe Izraeli e shastisën botën kur nënshkruan një marrëveshje për të vendosur marrëdhëniet diplomatike më 30 dhjetor 1993. Për 45 vjet rresht, që prej formimit të shtetit të Izraelit, marrëdhënie të këtilla s’kishin ekzistuar kurrë. Në fakt, midis katolikëve dhe hebrejve ekzistonte një mëri e thellë. Megjithatë gjatë vitin të kaluar, Kisha Katolike e quajti të barazvlershëm anti-zionizmin me anti-semitizmin. Ky njoftim u dha gjatë një mbledhjeje në Buenos Aires ku merrnin pjesë zyrtarë fetarë, akademikë dhe figura të shquara çifute dhe katolike, të cilat dolën me një deklaratë të përbashkët ku deklaronin se: “Ne kundërshtojmë në çdo mënyrë anti-semitizmin, duke përfshirë këtu edhe anti-sionizmin që është një manifestim i kohëve të fundit i anti-semitizmit.” Ky akt, nga ana e Vatikanit e coroditi mbarë botën. Siç u shpreh një udhëheqës çifut në Nju Jork: “Në të kaluarën, sionizmi ishte i barasvlershëm me racizmin”, ndërsa deklarata më e fundit e Kishës konsideronte fjalimet anti-sioniste si një formë racizmi?” Lidhja dashurore e Vatikanit me sionizmin dhe armiqësia e tij ndaj Islamit po thellohet edhe më shumë, në një kohë kur kisha të tjera botërore, kanë dalë hapur dhe kundërshtojnë politikat pushtuese dhe shtypëse të Izraelit. Por, këtu duhet të kujtojmë se këto kisha s’po sillen kështu vetëm për shkak se Vatikani dhe Kisha Anglikane kanë një armiqësi që vijon që prej kohës së mbretit britanik, Henrit të 8-të. Armiqësia e tyre e ndërsjelltë nuk filloi për shkak të formimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948. Megjithatë, në momentin që në flasim, Kisha Presbiteriane në SHBA ka vendosur të përdorë sanksione ekonomike kundër kompanive që bëjnë tregti me Izraelin – që do të thotë, ato kompani që nxjerrin përfitime nga pushtimi i Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës. Në të njëjtën mënyrë, udhëheqës të Kishës Anglikane, e cila në SHBA ka nën varësinë e saj Kishën Episkopale, janë kisha e rradhës e cila po vepron në të njëjtën mënyrë me Kishën Presbiteriane. Veprimet e Kishave në fjalë që kanë vendosur të dënojnë Izraelin bazohen në realitetin e prekshme të Palestinës dhe jo në një rivalitetet e verbëra të Vatikanit. Përpjekja më e fundit e Vatikanit për të sulmuar Islamin është një orvatje më shumë e cila synon reklamimin e ndasive ndërmjet muslimanëve dhe për të përhapur urrejtje ndaj tij. Këto përpjekje janë të njëjta me anti-muslimanizmin që ligjëroi edhe pushtimin e Irakut nga SHBA-të më parë, dhe krimet e tjera që ndodhin sot në Lindjen e Mesme. Por fakti që habit më shumë muslimanët e botës sonë sot, janë arsyetimet më të fundme të Papës, i cili është “i bindur se një prani ushtarake gjithnjë në rritje, duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen e trupave të Natos, mund të sigurojë paqen në Irak.” Duke patur parasysh këtë pandjeshmëri dhe mungesë logjike të dëshmuar nga ana e Vatikanit, askush nuk habitet për sulmin më të fundit që Vatikan bëri për “Islamin e Ajatollahëve”, dhe deklaratave kundër presidentit iranian. Megjithatë këto sulme mbeten të pabaza dhe Kisha Katolike s’duhet kurrsesi t’i shqyrtojë deklaratat e udhëheqësve të Lindjes së Mesme, jashtë kontekstit, dhe t’i përdorë ato për të shfryrë urrejtjen e saj ndaj Islamit, pasi, Islami në historinë e tij të gjatë, nuk i ka trajtuar kurrë as çifutët, as edhe popujt e tjerë ashtu siç i kanë trajtuar besnikët e Kishës Katolike, hebrejtë për shumë e shumë shekuj me radhë. Historia e Kishës Katolike përfshin gjëra të cilat në Islam as që mund të imagjinohen. Kështu për shembull krimet që ajo ka kryer mund të nisin që më diasporën e cifutëve në botë, shpërndarjen e tyre anekënd botës dhe dëbimet që mbretërit katolikë të Spanjës dhe paria e Inkuizicionit i bënë atyre, e duke dalë më pas te persekutimet, masakrat e planifikuara dhe vrasjet rituale që janë kryer përgjatë shekujve në të gjithë kontinentin europian, si edhe izolimin që të krishterët e Evropës i kanë bërë cifutërisë nëpër geto dhe kështu me radhë. Sikur Kisha Katolike t’i linte të qetë muslimanët dhe t’i hidhte një sy historisë së saj të kohëve të fundit do të mund të reflektonte pak më shumë mbi islamin dhe veten e saj. Pse në fakt ishte vetë Papë Piu i 12-të, i cili jetoi në hapësirën kohore përpara dhe pas Luftës së Dytë Botërore, ai që qëndron si i bashkëpunëtor, apo të paktën injorues ndaj nazistëve të cilët vranë disa miliona çifutë dhe jo-çifutë në kampet e vdekjes së Holokaustit. Papë Piu qëndron deri më sot i akuzuar se ka dështuar që të ushtrojë autoritetin moral të Selisë së Shenjtë për të protestuar kundër krimeve të Hitlerit. Kur gjatë Luftës së Dytë Botërore, Delegati Papnor në Turqi, Monsinjor Anxhelo Ronkali, nxiti Papa Piun e 12-të të priste Jitzhak Isak Halev Herzogun, kryerabinin e Palestinës, i cili donte personalisht që të merrte nën mbrojtje çifutët anëmbanë Europës Lindore, Papa kundërshtoi kategorikisht. Përse Kisha Katolike që sot akuzon ‘Islamin e ajatollahëve’ i harron sot këto fakte? Megjithatë, çifutët nuk janë të vetmit njerëz që kanë qenë viktimat e Inkuizicionit të Kishës Katolike. Ndërsa gjatë erës së inkuizicionit Kisha ka vrarë më shumë se 50 milion njerëz, gjatë Luftës së Dytë Botërore u vranë rreth 6 milionë cifutë. Sa përgjegjës ndihej Papa Piu i 12-të për ata 40-50 miliona njerëz të tjerë që u vranë? Për më tepër si guxon Kisha Katolike që të hidhet përpjetë dhe dënojë besimin fetar të një personi për shkak të deklaratave të tija, duke anashkaluar faktin nëse besimi fetar i kriminelëve që kryejnë vrasjet dhe shtypjet në Palestinë, Irak dhe Afganistan apo vrasja në masë e miliona njerëzve gjatë Inkuizicionit, ka të bëjë sadopak me krimet e tyre? Mark Aarons dhe Xhon Loftus, kanë dokumentuar me prova të shumta në librin e tyre “Trinia Mëkatare” faktin që Vatikani ka sponsorizuar fuqishëm dhe projektuar të turpshmet “Tunelet e Minjve” të përdorura për t’u ardhur në ndihmë pjesës më të madhe të udhëheqësve nazistë, që i shpëtuan ndjekjes së aleatëve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Libri ‘Trinia Mëkatare’ ofron prova vërtet shumë dërrmuese. Në libër rrëfehet sesi Kisha Katolike qëndroi shumë më tepër se gojëkyçur për sa i përket çështjes së çifutëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe mbështetjes së saj ndaj qëllimeve të nazistëve. Këto fakte janë kaq të mirëdokumentuara saqë askush s’mund t’i kundërshtojë. Dhe për më tepër, qëndrimi i sotëm dhe mbështetja ndaj tiranëve që Vatikani është duke bërë, janë vetëm se një përsëritje e veprimeve të gabuara që Kisha ka bërë edhe në të kaluarën. Në 22 mars 1998, gazeta “Kureshtari i Filadelfias” botoi një artikull ku përmblidhej mesazhi i adresuar me rastin e Krishtlindjeve të vitit 1942 nga ana e Papës Piu i 12-të, në të cilin ai shprehte keqardhjen për mizoritë e shkaktuara nga lufta, por “harronte” të përmendë nazistët aty dhe krimet që ata po kryenin. Edhe sot, Kisha është në të njëjtën pozitë me të kaluarën. Papa i ri i Romës, vazhdon të tregohet i gatshëm për të sulmuar muslimanët, ndërsa Kisha Katolike tregohet edhe më e gatshme për të dënuar “fenë e Ajatollahëve”, ndërsa refuzon të nxjerrë nga goja, qoftë edhe një fjalë të vetme kundër përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë nga ana e SHBA-së në Irak dhe gjetkë. Vladislav Raczkieviz, kryetar i qeverisë polake në mërgim, në vitin 1942 i shkroi Papës Piu i 12-të se: “Njerëzit e mi përgjërohen që të ngrihet një zë i cili duhet të tregojë qartë dhe dukshëm se ku qëndron e keqja. Sot… Selia e Shenjtë duhet t’i japë fund heshtjes së saj. Dhe siç e hasim të raportuar në gazetën “Kureshtari i Filadelfias”, Papa Piu 12-të nuk i dha fund heshtjes. Megjithatë, pyetja që shtrohet sot është nëse Kisha Katolike do të dënojë ndonjëherë tiranitë dhe krimet e pushtuesve kudo që ata ndodhen në botë. Qofshin këta në Tel Aviv, Uashington apo Londër? Por ndërsa ne shohim sesi – Bushi dhe zyrtarët e tij – qëndrojnë të ekspozuar nëpër fotografitë e varura nëpër korridoret e Vatikanit, nuk ka sesi të mos na vijnë ndërmend disa citate të marra nga libri i frikshëm dhe tronditës: “Trinia Mëkatare”. Aty, Mark Aarons dhe Xhon Loftus shkruajnë: “Është e paimagjinueshme të besohet se në fund të luftës, mbi 30.000 nazistë të arratisur mundën të shpëtojnë duke mbërritur në brigjet e Amerikës së Jugut në bordin e nëndetëseve të pakta gjermane që kishin mbetur të padëmtuara, ose që ata t’i kenë rregulluar pa mbështetjen e dikujt përgatitjet e tyre për këtë udhëtim. Kultura popullore e sotme e paraqet arratisjen e nazistëve në një frymë aventureske dhe pothuajse romantike. Kontrabandistët nazistë më popullorë janë Odesa dhe Die Spinne, edhe pse herë pas here përmenden edhe grupe të tjera të mistershme. Por në pjesën më të madhe të tyre, këto rrëfime i detyrohen shumë më tepër imagjinatës pjellore të skenaristëve dhe romancierëve sesa të hulumtimeve apo saktësisë historike. Por e vërteta është shumë më e rëndomtë. Ky përfundim është tepër tronditës. Pavarësisht nga çfarëdolloj suksesesh që arriti Odesa, ato ishin veprime thjesht amatoreske të kontrabandës naziste kur krahasohen me “Tunelet e Minjve” të ideatorit të Vatikanit, Draganoviçit, (emri që iu vu aksionit të shpëtimit të nazistëve nga ana e Vatikanit), që ishin vërtet profesioniste, duke bërë të mundur që shumë fajtorë për krime lufte të mbërrinin në strehë të sigurtë. Shpesh, ata nuk përfunduan nëpër xhunglat e harruara të Amerikës së Jugut, por përkundrazi u vendosën në Britani, Kanada, Australi dhe SHBA.” Kritikat që Kisha Katolike hedh kundër Islamit sot, lidhja me zionizmin që ajo po tregon dhe mbështetja që u jep regjimeve pushtuese në Irak dhe Afganistan nuk është diçka e re. Një gjë të këtillë Vatikani e ka bërë edhe më herët, si për shembull gjatë Luftës së Dytë Botërore kur mbështeti qeverinë kukull naziste në Kroaci. Ky fakt zbulohet qartë në një dokument të Ministrisë së Financave të SHBA-së, i botuar në korrik të vitit 1997. Edhe pse Vatikani i ka hedhur poshtë këto akuza, në librin “Trinia Mëkatare”, Mark Aarons dhe Xhon Loftus, debatojnë mbi faktin se Vatikani fsheh diçka. Sipas thënieve të autorëve, gjatë luftës në Kroaci janë vrarë me mijëra serbë dhe muslimanë boshnjakë duke u therrur duke përdorur metoda mesjetare. “Ustashët kroatë, ua nxirrnin sytë,” shkruajnë ata, “ua prisnin gjymtyrët, dhe nxjerrin zorrët dhe organet e tjera jashtë, ndërsa viktimat ishin ende të gjallë.” Disa syresh ishin therur si kafshë të egra, ua kishin prerë fytin nga veshi më vesh me thika të veçanta. Të tjerë vdisnin nga goditjet me vare që kishin marrë në kokë. Ndërsa shumë të tjerë kishin vdekur të djegur për së gjalli.” Në një kohë kur fashistët kroatë masakronin serbët dhe boshnjakët, fakti që Papa me Kroacinë mbante një “lidhje të veçantë” është shumë shqetësues. Aarons dhe Loftus rrëfejnë se mizoritë kishin filluar që nga koha, kur Papa Piu i 12-të u takua me Ante Paveliçin, udhëheqësin fashist të Kroacisë, në prill 1941. Papa ra dakord të takohej përsëri me Paveliçin në Maj të 1943-it, në një kohë kur nuk ishin përgënjestruar aspak mizoritë naziste kundër serbëve. (Një gazetar italian i cili mori në intervistë Paveliçit në shtëpinë e tij, u trondit rëndë kur vuri re sesi në një vazo të madhe mbaheshin sytë e viktimave serbe, të cilat fashistët i kishin grumbulluar.) Megjithatë, sipas librit “Trinia Mëkatare”, Papë Piu betohej se do t’a bekonte personalisht Paveliçin edhe pse në atë kohë, Selia e Shenjtë kishte në dorë dëshmi të pakundërshtueshme rreth mizorive të kryera nga rregjimi i tij.” Fakti se Paveliçi kishte patur takime të shumta me zv. Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Monsinjor Montinin, i cili më pas u zgjodh papë dhe u quajt Papa Poli i 6-të pranohet edhe nga spiunazhi amerikan. Në librin “Trinia Mëkatare” citohet edhe një dëshmi tjetër e një zyrtari të spiunazhit amerikan ku thuhet: “Njohjet e Paveliçit dhe pozita e tij ishin kaq të fuqishme në sferat e larta dhe kaq komprometuese për Vatikanin, saqë çdo dorëzim i kriminelit të luftës, (Paveliçit), do të ishte një goditje vrastare për Kishën Katolike Romane.” Kështu që cdo person me arsyetim të shëndoshë e kupton fare lehtë se për zyrtarët më të lartë të Kishës Katolike, duke përfshirë këtu edhe vetë Papën, lidhja dhe madje mbrojtja ndaj fashistëve dhe kriminelëve të luftës nuk ishte diçka e pazakontë. Aarons dhe Loftus shkruajnë se për “të arratisurit nazistë, të gjitha rrugët të çojnë në Romë”. Burime të Shërbimeve Sekrete kanë pohuar se: “ministra të rangut të lartë, nëpunës të shërbimit civil, madje edhe vetë Paveliçi, me anë të ndihmës së “Tuneleve të Minjve” të ideuara nga Vatikani, mundën të zhdukeshin pa lënë gjurmë. Në atë kohë, këta të arratisur u etiketuan si “refugjatë” nga ana e Vatikanit, megjithëse të gjithë e dinë se ata ishin fashistët kroatë që kishin ndihmuar rregjimin Hitlerian! Vatikani do t’i bënte nder të madh njerëzimit nëse do të mund të ndalonte së lidhuri fajet e muslimanëve me fenë dhe besimin e tyre. Por në të kundërt, nëse Kisha Katolike s’kishte qëllime të tilla siç raporton gazetari i famshëm mbi çështjet e Kishës, Sandro Maxhister, atëherë Kisha duhet të shprehet më qartë sa për ta dokumentuar këtë faqe të errët të historisë së saj. Veç kësaj, në vend që t’u japë udhëzime muslimanëve mbi fenë e tyre, siç ka filluar të bëjë Papa i ri, Kisha Katolike duhet të vështrojë më me seriozitet lidhjen e saj në të kaluarën dhe në të tashmen me vrasësit, xhelatët dhe armiqtë e njerëzimit. Kisha Katolike ka shumë më tepër çështje që duhet të sqarojë dhe pendohet në krahasim me çdo popull apo institucion tjetër në historinë e njerëzimit. Për këtë arsye përpara se t’u japë udhëzime dhe të kritikojë besimin e të tjerëve Kisha Katolike duhet të shoh historinë e saj dhe nxjerrë mësim nga fakti që megjithë intrigat e saja në bashkëpunim me fashistët në të kaluarën dhe në ditët e sotme, askush nuk e fajëson besimin e Kishës Katolike për krimet e pasuesve të saj. Papa i ri i cili ka ndërmarrë një iniciativë të vendosur për ta akuzuar besimin musliman për të gjithë dhunën që ndodh në botë e dëshmon këtë fakt edhe në incidentin që ndodhi përpara pak kohësh kur ambasadori i ri papnor në shtetet e Gjirit Persik, arkipeshkvi Munxhed El-Hashem, citoi fjalët e thëna nga Papa Pali i 6-të në një intervistë për të përjavëshmen libaneze në gjuhën angleze “Mëngjesi i së hënës”, se nuk ekziston asnjë lidhje midis terrorizmit dhe fesë. Megjithëkë Sandro Maxhisteri u kundërpërgjigj duke cituar fjalët e thëna nga Papa Benedikti në mbështetje të diskutimit që konsideron si përgjegjës besimin musliman. Arkipeshkvi Munxhed el-Hashem tha: “Se së pari, unë kundërshtoj në mënyrë kategorike çdo lidhje midis fesë dhe terrorizmit, edhe pse kuptoj pyetjen tuaj në këndvështrimin e situatës së tanishme. Unë konsideroj se terrori vjen si rezultat i shtypjes, vuajteve, i padrejtësive të qëllimshme kundër një personi, një grupi apo një populli të caktuar, të cilët humbasin gjithçka që kanë nën zotërim dhe s’kanë më asgjë për të humbur apo për të cilën të pendohen.” Megjithatë mendimet e Benediktit nuk duket se janë të këtilla, dhe për këtë arsye Sandro Maxhister u përpoq të dëshmonte se kjo gjë nuk ishte ajo në të cilën besonte Papa Benedikti duke thënë se: “Gjëja më e habitshme në këtë analizë të terrorizmit islamik të kryer nga ambasadori papnor, El-Hashem, është fakti se ajo është në kundërshtim të plotë me fjalimin e mbajtuar nga Papa Benedikti rreth terrorizmit gjatë takimit të tij me udhëheqësit muslimanë në Këln të Gjermanisë, më datë 20 gusht. Në takimin në fjalë, Papa Benedikti i 16-të, u tregua i pamëshirshëm ndaj terrorizmit islamik. Ai as nuk kërkoi t’i shqyrtojë rrënjët e këtij “terrorizmi” në shtypjen dhe vuajtjet e vazhdueshme, as nuk i mohoi elementet fetarë të tij. Përkundrazi, ai foli në mënyrë të hollësishme rreth “mizorive që kryhen në emër të fesë”. Dhe vuri theksin tek edukimi i mendjeve dhe i zemrave si “rrugëzgjidhja kryesore” për ta kapërcyer këtë problem. Duke parë mentalitetin e sipërthënë të Papës i cili anashkalon realitetet e prekshme dhe paraqet Islamin apo “keqinterpretimet e tij” si përgjegjës për dhunën e vazhdueshme në botë; dhe sikur SHBA-të nuk kanë aspak faj për gënjeshtrat e tyre ndaj luftës, dhe sikur në Irak të mos kenë vdekur si pasojë e politikës amerikane më shumë se 1.8 milionë irakianë, dhe sikur në Irak të mos jenë përdorur kurrë tortura dhe armë kimike ndaj popullsisë civile, dhe sikur të gjitha këto akte kriminale nuk kanë ndodhur kurrë dhe nuk kanë lënë asnjë pasojë, fjalimi i Papës që synon t’ia mveshi të gjitha gjynahet Islamit, është një padrejtësi më shumë. Megjithatë ata që sot kërkojnë t’ia hedhin fajin muslimanëve për krimet e kryera në botë si pasoje e “keqinterpretimit” apo “keqpërdorimit” të fesë, për fat të keq ende nuk munden t’i përgjigjen pyetjes se përse më parë në Irak nuk kishtë qoftë edhe një njeri të vetëm që të hidhte veten në erë përpara se vendi të pushtohej nga amerikanët dhe të përballej me krimet e tyre? A mos nuk ishin muslimanë irakenët edhe më parë? Apo vallë në Irak nuk kishte edhe më parë njerëz që ishin të aftë të keqinterpretojnë fenë? Mbështetja nga ana e Papës ndaj propagandës luftarake të sajuar nga Bushi, Bleri dhe aleatët e tyre nuk munden t’i mbulojnë dot gënjeshtrat dhe krimet e tyre. Sidoqoftë, nëse vazhdohet ende me këtë përqasje duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj ngjarjeve reale, historira edhe më të tmerrshme do të pllakosin botën. Për këtë arsye, koha ka ardhur që ne të kuptojmë të vërtetën. Dhe gabimi më i rëndë që mund të bëjmë në këtë rast është që të kundërshtojmë atë që shohim. Gjermania dhe Vatikani ishin nxitësit e luftës në Jugosllavi. Përse një kishë e cila mendohet se duhet të mësojë dashurinë ndaj Zotit bashkohet me sionistët dhe konservatorët e rinj për të mbështetur sulmet dhe pushtimet e tyre? Përse duhej që Kisha e Ratzingerit të dalë në krah të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Izraelit që shkelin të gjitha ligjet ndërkombëtare, normat dhe të drejtat e njeriut, duke marrë parasysh krimet e tyre rrënqethëse? A s’do të duhej të vepronte në mënyrë krejt të kundërt një kishë apo një shtet i penduar, sic Vatikani pretendon të jetë? E kundërta mund të ndodhë vetëm nëse Kisha ruan ende ëndrra në vetvete për të ndërtuar ndonjë të ardhme sipas ëndrrës së Adolf Hitlerit!

    A XH

  • Ku e mbeshtet autori lidhjen midis fisit te albaneve ne Iliri dhe kodrat albane ne Rome,Qytezen Alba longa,ku ze fill miti i themelimit te Romes,mont albano ne puglia,po ka dhe duka de alba ne Spanje?! Cfare lidhje kane Albanet e Kaukazit me keta vec emrit? Po Dardanet e Homerit,qe jetonin ne Azi, cfare lidhje kane me fisin e Dardaneve ilirike,qe banonin ne Kosoven e sotme? Apo hajt t`ja fusim kot;shto uje e shto miell,ti japim lexione historie papes!

    • Labinot djali ! Perpara sulmit te madh kunder njeriut dhe dijes hyjnore , gjithe qytetrimi fliste shqip ! Gjuhen shqipe , shkencen e gjalle universale ! Gjuhen dhe dijen e Zotit , njeriut te pare qe shkeli ne kete planet !

      Ti flet per Albane , por une te them se ne Egjiptin e Lashte ishte ndertuar nje qytet me emrin Dashur (dhash ure) dhe brenda tij Tempulli Duat . Te kujtojne gje keto fjale ? A marrin zberthim ato vetem ne gjuhen shqipe ? Cfare do shqipja ne Egjiptin e lashte ?

      Eshte gjuha e Zotit apo e Zotave , pjese e te cileve ishte njeriu apo Kombi Alban !

      Eh mer djale sa qorr te ka lene Feja dhe genjeshtra ! Rasti jot eshte pikerisht ai : “Dija eshte injorance e mesuar !”

      • po mer shok, patjeter… kemi qene ne, pa eshte zhvilluar njerezimi. po te mos kishin qene shqiptaret, vaj hallit bota mbare, c’e pyet.

        Prandaj edhe sot teza e illireve si paraardhes te shqiptareve, dhe me shume, e pellazgeve si paraardhes te ilireve, jane teza qe ende kontestohen, dhe pranohet qe nuk jane te vertetuara shkencerisht, por teori qe kane nje fare besueshmerie.

        Prandaj gjuha ilire eshte fare pak e dokumentuar, kurse shqipja provat e saj te para te shkruara i ka vetem ne shekullin e XV, nderkohe qe qyteterimet dhe gjuhet e tjera evropiane kishin arritur ne nivele akademike, dhe universitetet ne Evrope kishin 300 vjet qe ishin hapur.

        Sigurisht te gjitha keto jane prova te pakundershtueshme qe ne i kemi dhene drejtim puneve ne mbare boten..

        Ky lloj arsyetimi qe ben ti eshte i tipit: “Keto teza jane vertet shume te bukura, dhe me pelqekan shume. Si rrjedhim, me siguri do jene te verteta, se nuk ka si ndodh ndryshe!”

        • Albi , nuk je ti e vetmja viktime e kesaj lufte ! Eshte nje lufte mijravjecare dhe ti je kushedi se sa e miliardeta viktime !

          Historia e vertete , rri e fshehur sendukeve dhe magazinave !
          Nostradamusi ka thene se : “Po rezistoi Kombi Shqiptar deri ne vitin 2000 do t’i mesoje botes se si drejtohej ajo ne kohen e Lavdise se tij !” , ndersa shkencetari , matematicieni dhe filozofi i shquar gjerman Leibnitz ka thene :” Ne rast se doni te mesoni historine e njerezimit qe perpara Krishtit , dhe shkencat e asaj kohe , duhet te mesoni shqip !”

          Mendoj se duhet te lexosh dhe ndricohesh dhe pastaj beji nje “restart” trurit !

          • Llesh, ke nje lloj arsyetimi qe te le gojehapur. Arsyetim me argumente te tipit “filani ka thene keshtu”, “fisteku ka thene kete tjetren”, eshte vertetimi i asaj qe shkruajta: “Keto teza jane vertet shume te bukura, dhe me pelqekan shume. Si rrjedhim, me siguri do jene te verteta, se nuk ka si ndodh ndryshe!”

            E di sa e sa gjera kane thene 1000 shkencetare te tjere? Fakti qe ty te ngelet te citosh nje gje qe ka thene Leibnitz, me gjithe autoritetin e tij, tregon qe je kapur pas nje argumenti qe ty te shkon per shtat. Citimi i Nostradamusit, pastaj, eshte No comment, po deshe ta bazosh aty diskutimin, lere fare, e mbyllim me kaq dhe e zeme se ke te drejte.
            Konsensusi mes historianeve, gjuhetareve etj eshte qe lidhja mes shqipes dhe ilirishtes nuk eshte e provuar, por e hipotetizuar. Aq me pak lidhja mes ilirishtes dhe pellazgishtes.

            Se ty te pelqen te shohesh histori konspiracioni nga te gjitha anet, ky nuk mund te jete argument.

  • Albert Hitoaliaj ! Shqiptari nuk ka njohur Zot Diellin , por njeriun ! Gjuha Shqipe e ka fare qarte dhe fare prere kete koncept ! Eshte e vetmja gjuhe (sigurisht si origjinarja) qe Njeriut i therret Zot ! “Ai eshte Zot i kesaj shtepie !” , “Si kalon Zotni ?” , “Si kaloon Zonje?” , “Ai Zotnon keto toka..!” , “Zotnimi i tij shtrihet nga …. tek…. !”

    Pra Zoti tek shqiptaret eshte “primus inter pares” ose “i pare nder te barabarte” qe supremacine e tij e siguron nepermjet aftesive dhe dhuntive te tij !

    E kupton ? Ajo qe shohim si Diell neper gedhendjet e lashta apo dhe bashkekohore , nuk eshte Dielli , por Ylli si trup qiellor ! Shkencekaret jane munduar te na ngulitin ne koke se eshte Dielli , per ta mbyllur njeriun ne Toke ! Por jo ! Shqiptari e njeh Yllin se ka udhetuar ne galaktika ! Prandaj nuk e ngaterron si trup qiellor ! Yll i thote trupit qiellor dhe Di+Yll i thote Yllit te Dites apo Dillit ! Dhe kjo ndodh prej dhejtra mijra vjetesh !

    Shqipja eshte shkence e gjalle , qe te mos zgjatem ! Dhe kjo ka qene arsyeja e shfarosjes se shqiptareve dhe gjuhes se tyre ! Tamam si Giordano Bruno ! Madje Girodano eshte shume i vonuar dhe shume empirik ne raport me shkencen qe komunikon gjuha shqipe !

    Tek shqiptaret nuk ka “tolerance” , por ka “bese” pikerisht tek Zoti dhe Dija e tij ! Bese tek shkenca origjinale dhe reale ! Prandaj “Fete” i duken shqiptarit si “loje kukamfshehti” !

    • po pra, dhe keto fakte i paske vetem ti. dmth gjithe tentativat per ta zhdukur faktin qe shqipja eshte burim i gjithckaje, kane dale me sukses, por vetem ty te qenka trasheguar ne breza ky sekret, qe sot ta ndash me ne. Biles biles qenke edhe ne gjendje te besh krahasime me punen e Brunos, dhe ta etiketosh si empirike.
      Aman zgjatu edhe pak me kete “shqipja eshte shkence e gjalle” se paskemi qene te humbur derine kete moment…

      p.s. sa per info, ka plot gjuhe te tjera qe kane fjale te njejta per Njeri dhe Zot, sipas konteksteve. Psh ne italisht Zotit i drejtohen me Dio ose Signore, nderkohe qe po ashtu me Signore i drejtohen edhe burrave e me Signora, grave.
      Ne anglisht Zotit i thone God ose Lord, dhe po ashtu, fisnikerise i jane drejtuar me Lord, titull qe mbahet edhe sot, nderkohe qe ka edhe fjale shume me te zakonshme qe i referohen fjales Lord, si psh Landlord, qe eshte edhe pronar tokash, por sot i referohen edhe pronarit te nje apartamenti qe psh jepet me qera.

      ik gjej ca argumente te tjera se sot nuk na ke thene gje, mgjse ke shkruar gjate

      • Do te te shkruaja gjate , sepse gjuha shqipe eshte e tille ! Megjithese eshte e vertetuar se dhe Latinishtja e me pas italishtja kane si substrat shqipen ! Gjuha shqipe para se te jete tingull , eshte mendim dhe koncept mbi boten , djalo .
        Sa per te “ngacmuar” trurin tend po te jap edhe nje shmbull , qe eshte rregull hyjnor ! Ne gjuhen shqipe trupit te njeriut deri tek shpatullat i thone “SHTATI” ! A di ti se gjatesia e “Shtatit” tek njerezit eshte “shtate here koka” ? Pra ne shqip i thone “SHTATI” !? A e di ti se ky eshte ligj hyjnor universal ? A e di ti se gjuhet “latine” i thone “kryes” – Testa , tete etj etj qe ne shqip eshte “TETA” , nderkohe qe shqiptari i thote “Krye” ? Pra u krye puna e Zotit !? Dhe nga kjo fjala “krye” ne shqip ka dy kuptime te kunderta , edhe ate te “kreut” edhe ate te “perfundimit” ? Ha…ha…ha.. mos te hyj tek analiza e numrave qe vetem ne shqip japin dijen hyjnore !

        Po te them vetem numrin “dhjeta” =”dieta” ose “te dija” , ku eshte 1-shi (njeriu)+O (aureolen e dijes) !

        Hapi syte o i verber ! Gjuha shqipe , si botekuptim , eshte filozofia e universit dhe Dija Hyjnore reale qe kane fshehur per te lene ty me kompani qorra !

      • Per shembujt ne Italisht dhe anglisht , duhet te dish se te dyja jane gjuhe te prejardhura nga shqipja dhe perpjekje per deformimin e saj ! megjithate ato nuk i kane shpetuar “botkuptimit” shqiptar , pavaresisht se e ruajne si dytesor !

        Por ne rast se ato aplikojne “dy” standarte , shqipja nuk e ve ne diskutim ! Dhe shqipja eshte pranuar qe eshte gjuha me e vjeter e botes ! E kane pranuar te huajt qofte saktesisht si e them une , qofte duke e nxjerre si “degen e pare” me vehte te IE-ve !

        Dale , dale …. mos u nxito ! Nuk e di se cfare moshe ke , por po te them se ky mijvjecar eshte pikerisht mijvjecari i shqiptareve (dijes reale hyjnore) qe do te zgjase te pakten 2000 vjet (sa zgjati armiku i shqiptareve Krishti) ! Valle do t’i shikojme bashkerisht “shenjat e para” !

        • “Megjithese eshte e vertetuar se dhe Latinishtja e me pas italishtja kane si substrat shqipen????”
          Ku eshte vertetuar? Kush e paska vertetuar? Nga cilat trupa akademike eshte ratifikuar ky vertetim?

          “Per shembujt ne Italisht dhe anglisht , duhet te dish se te dyja jane gjuhe te prejardhura nga shqipja dhe perpjekje per deformimin e saj”
          Po kete nga cili senduk e nxore?

          Nuk e mora vesh shume mire ate punen e mijevjecarit te shqiptareve qe do zgjaste 2000 vjet?! Ketej nga lagja ime mijevjecari zgjat 1000 vjet.

          Dhe per ta mbyllur, ai shembulli i numrit 10 qe ke vene eshte qesharak. dhjeta eshte shkruar 10 pas adaptimit te numrave arabe, e njeshi dhe zeroja nuk kane te bejne fare me njeriun dhe aureolen e dijes, sepse koha dhe konteksti ku po mundohesh ta futesh kete “fakt” eshte shume me i hershem se numrat arabe.

          Edhe nuk ka nevoje te me drejtohesh me “djalo” apo te shkruash me ate sensin e superioritetit te dikujt qe eshte i bindur qe dokrrat qe shkruan jane e vertete universale.

          • Stafet “akademike” ti kam lene ty qe nuk ke sy ! Gjerat qe jane sheshit i shikojne vetem ata qe kane sy !
            Te kam lene ty qe te “arsimohesh” nga stafet “akademike” ! Une shikoj realitetin dhe lexoj nen rreshtat e tyre se nuk dua te zgjatem !
            Ti shko e merr leksione per “Gerqine e Lashte” te 1853-shit , apo per Aleksandrin e Maqedonise (nga Petrela-Tiranes) . Ti shko lexo dhe meso qe Tirana eshte krijuar nga Sulejman Aga ne 1642 kur pyti ate plaken se – cfare je tu bo ? dhe ajo iu pergjigj se -jom tu tjer one ! Ndersa une lexoj te pakten Marin Barletin qe shkruante ne 1480 se “sulltani shtriu kampin e vet ne fushen e Tiranes” .

            Ti shko e meso nga “akademiket” e leshit se dokumenti i pare ne gjuhen shqipe eshte formula e pagezimit ! Une lexoj mbishkrimet para krishtit ne sarkofaget e femijve “Fimia hyjneron n’aire!”
            Ty te terheqin per hunde si viçin ! Une e fus veten tek njerezit dhe s’ka shanc te me terheqe kush per hunde !

  • Po te njohesh se si funksionon ana e panjohur e gjerave,se si nen petkun fetare behen gjera qe nuk i njeh historia,por qe shprehin progresin e anes se maskuar te interesave materjale e morale etj…! duhet shume kohe per te spjeguar te verteten.Si funksjonon realisht,shoqata BETANIJA,ne Bubq te Krujes,pak veta e marrin me mend e e dine…!Ana SIPEFAQESORE SHIHET,PER TE TJERAT MUNGON TRANSPARENCA…!

  • Lleshi@
    Qe te vertetosh se ajo fjale shqipe e zbuluar prej teje ne nje tempull egjiptjan eshte vertete shqip,duhet te kesh marre nje note kaluese ne Shnderrimet fonetike dhe morfologjike te gjuhes shqipe.(Shaban Demiraj- botim i librit universitar-Tirane 1972).Perndryshe ajo del si etimologjite e Roshit,qe ka vertetuar se fjala kineze- shi,qe do te thote uje, vjen nga shqipja- shi.Gjithashtu Roshi ka vertetuar se emri i autorit te Iliades,Homer,vjen nga shqipja-o i mjere!
    Akileu-Ai qe leu;Dhimosteni-Dhi mos doni?;Etrusk-E trashe;Faraon-fara jone et.etj. i ka nxjerre egjiptasit,greket,latinet,etrusket,kinezet, te gjithe shqiptare.Ka hapur edhe nje faqe ne internet,qe quhet forumi shqiptar,te cilen e ka mbushur me etimologji dhe histori te ketij tipi dhe fton te gjithe shqiptaret neper bote te kontribuojne ne Forumin e tij.Rrofte dr.Sali Berisha,;Rrofte dr.prof.Xhelal Mziu;Rrofte kursi i plepave me Gjin Gjonin ne krye!

    • hahaha, shum e madhe kjo. Nuk kisha degjuar per kete personazhin, po besoj me keto gjera u haka rehat nja nje vit te portokallia 😉

    • Nuk eshte e zbuluar prej meje ! Qyteti dhe rrenojat jane sot e kesaj dite ! Lexo per kuptimin e tempullit dhe do te shikosh se pavaresisht “akademikeve” te dashur , ata sillen rreth kuptimit ne shqip te tyre ! Flas per kuptimin qe i japin , se ta zene shqipen me goje ? Qofte larg ! Si do te zeje vend semitishtja mashtruese me gjithe Jezusat , Trinite dhe lloj e lloj shpikjesh foshnjore ? Apo ngritja e piramidave me dalta bakri dhe çekiçe guri ? Ha…ha…ha….

      Gogoli , gogoli shoke ! Kujdes se gogoli !

  • Bese dhe pabesi.Bese per te huajt dhe pabesi me njeri tjetrin.
    gjuha shqipe ,gjyshja e gjuheve te botes.
    Fluturojme me nje cop presh ne vend te pranojme se jemi at a qe jemi dhe kemi nevoje te qyteterohemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *