Vizitën e Papës e ndoqa si shumë të tjerë në televizionin shqiptar. Meqë televizioni italian i dha pamjet e nisjes për në Shqipëri, me komentet e rastit, me ndihmën e telekomandës e të antenës satelitore kalova pak më vonë në TVSH.
Televizioni publik shqiptar e transmetoi drejtpërdrejt ardhjen e Papës Françesku që nga çasti kur avioni i Alitalia-s preku tokën shqiptare. Minutat para se të zbriste, përgatitjet e protokollit, lëvizjet e ndryshme në aeroport, pritja e autoriteteve shqiptare. E më tej zbritja nga avioni, përshëndetja me Kryeministrin shqiptar, autoritetet e tjera, dorështrëngimet e rastit, takimi në sallën Vip të Rinasit. Televizioni i dha të gjitha. Madje vijoi ta ndiqte vizitën e Papës në Shqipëri pas shkëmbimit të dhuratave me Ramën, rrugën për në Presidencë, dëgjimi i himneve…
Çudia më e madhe ishte se TVSH jepte vetëm pamjet, pa asnjë lloj komenti. Nuk kishte kronikë zanore, vetëm pamje të thata, të përcjella me zhurmat e zërat që shoqëronin vizitën. Asnjë analizë, rrëfim, shpjegim. Vetë pamje. Drejtpërdrejt. Pa asnjë filtër, përveç telekamerave.
Telespektatori mesatar, si puna ime, priste që pamjet të shoqëroheshin me zë, siç bëhet zakonisht në kësi rastesh. Nuk do të kishte qënë keq të më tregohej programi, të më shpjegoheshin çastet e takimit, emrat e institucioneve të përfaqësuara, deklaratat e ndryshme… Heshtje. Vetëm pamje.
Madje edhe takimi i shkurtër që Papa Françesku bëri me Kryeministrin Rama në aeroport u dha i tëri e pa asnjë koment. Zëri që vinte nga të dy ishte i cilësisë së keqe. Vinte nga larg e nuk dëgjohej mirë. M’u duk sikur dëgjova Kryeministrin shqiptar t’i shpjegonte Papës skenografinë e Sheshit Nënë Tereza dhe t’i përmendte fjalët e një martiri të krishterë. Volumin televizionit e kisha çuar ndërkohë në maksimum.
Asnjë koment nga televizioni. E megjithatë nuk do të kishte qenë keq të kishin ftuar gazetarë, analistë, ekspertë. Janë me bollëk në Shqipëri. Mund të komentonin pamjet e vizitës, sidomos pjesët bosh, siç ishte rruga nga Rinasi për në Presidencë.
Edhe takimet e shumta në Presidencë, përfshirë shënimin që shkroi Papa, me sa duket nuk merituan asnjë fjalë nga ana televizionit publik shqiptar. Interpretimi iu la tërësisht telespektatorit.
Për fjalimin e Presidentit Nishani nuk ishte nevoja, por për fjalimin e Papës lipsej pa dyshim përkthim. Nuk u dha. U transmetua direkt në italisht, gjuha zyrtare e Vatikanit.
Asnjë koment deri në fillim të kremtimit të meshës, e cila ka rregullat e veta.
Që nga çastet e aeroportit telekamerat mundoheshin ta mbushnin pak zbrazëtinë e lënë nga fjala, duke transmetuar pamje nga sheshi dhe bulevardi të mbushur me njerëz, por pa shumë sukses. Aq më tepër që shqiptarët në shesh përshëndesnin me dorë nga telekamera porsa shikonin veten në ekranin e madh.
Si ka mundësi që një ngjarje historike si vizita e Papës të transmetohet pa asnjë koment? A thua kemi të bëjmë me ngadhënjimin përfundimtar të imazhit ndaj fjalës?
*Marrë nga blogu Peizazhe të Fjalës

Unë pashë TVSH që se shikoj kurrë, për shkak se më pëlqente qetësia pa komentues idiotë, që i shkonte kësaj vizite të bardhë. Përkundrazi e hoqa nga TOP media, megjithëse është kanali im i preferuar, pikërisht sepse atë e bënte pis Sokol Balla me komentet e tij të bezdisëshme dhe me protagonizmin e tij të theksuar. Kur duhej të dëgjonim fjalën e Papës ndërhynte koka e Sokolit që zinte gjysmën e kuadrit dhe fliste për histori koti.
Eshte e vertete, na vdiqen duke folur keta mezo “Analiste” qe bejne sikur dine gjithcka dhe e vetmja gje qe dine eshte se ke te lusin qe te dalin pak ne televizor.
Kam qe ne 1997 qe nuk e ndjek TVSH por per kete rast i them bravo te qofte.
http://opozita.com/2014/09/20/skandal-diplomatik-me-vatikanin-edi-rama-kerkon-qe-sokol-balla-dhe-top-channel-te-udhetojne-ne-avionin-e-papes/
lutem qe kjo mos te jete nji gabim i qellimshem por nji kontribut per ne qe nuk ishim prezent qe te percillnim viziten pa qene te penguar nga zeri i atije qe do komentonte dhe te na terhiqej vemendja
Televizioni më idiot në vënd? Nuk ka qënë e nuk po bëhet i publikut? Çerdhja më e madhe e mediokritetit gazetaresk? Më mirë të shesë qofte dhe panine sesa të jeté ashtu si është? Tung!
Une nuk e ndjek pothuaj fare , nuk te ben nuk te nxit te rrish ta shikosh TVSH.
Shqiperia eshte shtet laik .TVSH ka bere nje veprim te zgjuar….
andromeda
jam shume dakort me ty, ky Sokol Balla eshte be shume acarues!!
ATEISTET E PAFE TE ENVER HOXHES NUK KANE NEVOJE TE FLASIN. ATA VETEM VEPROJNE SI SKUTHA NE EMER TE PARTISE SE PUNES PER TE FESTUAR 29 NENTORIN E ZI QE MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE ORIENTALE NE TROJET TONA DENBABADEN ME HISTORI OKSIDENTALE. ATA VAJTOJNE SI KUKUMJACKA PYLLI PER LANC-IN KRIMINAL TE ENVER HOXHES DHE PAPUSHIM BEJNE HOMAZHE TEK LAPIDARET KOMUNISTE ME FOTOGRAFINE E ENVERIT NE DORE TE FINANCUAR NGA PUSHTETI KOMUNIST I EDVIN PIKTORIT DHE LIKE FLORIRIT ME LEKA TE MARRA BORXH NGA BOTA ANTIKOMUNISTE.
Prandaj perse i duhet Zeri i Atit te Shenjte si i derguari i Zotit ne Toke ne Televizionin Kombetar Komunist dhe Ateist Shqyptar?
Jam i te njejtit mendimin me komentuesin @Pellumb Zaimi. Nga nje “universitet” per mediat vizive shqiptare qe lulezuan ne tranzicionin demokratik dhe “baze furnizimi” qe u vodh dhe u rjep arkivi (kjo eshte ceshtje ne vete) eshte kthyer ne nje cerdhe mediokrish, qe rrogezohen, turistohen e….rregullisht e te qete se po i luan kush vendit me taksen e detyruar mujore e vjetore te 740 mije familjeve shqiptare. Si kudo gjetke, edhe ne kete institucion ish-drejtues te radiove te PD-se, militante te thekur (jo ne peshe, se ndonjerit i duhen 1-2 ore te ngjitet ne kat te trete, kur ka shkuar atje shkop thane, nga ato te thanave prej nga ka ardhur, ose ka ra ne Tirane) te saj, mekatare te pandeshkuar, “teoriciene”, qe bejne nje lufte aktive kunder magiorances aktuale ne rrjetet sociale saqe te thote mendja “ore, ku paguhet ky, bie fjala, Agron Bala e shume te tjere?”, pra ky takem ben ligjin dhe ia ka marre frymen edhe specialisteve te zot qe duan te punojne. Nje nga FAJET e magiorances se sotme eshte se ne kete institucion, ku duhej bere qelizem i thelle per ta sjelle ne parametrat bashkekohore e per ta bere konkurente aktive e jo nga halli kete institucion prej 900 vetash, eshte se ritmet e reformes jane te kermillta, ndryshimet jane te pakta. Edhe shpresa e ndryshimeve pas vajtjes se drejtorit te pergjith. te komanduar ne Brazil (??!), zotit Martin Leka, u venit. Dhe te gjithe atje kendojne kengen “prit, te presim”
Me ne fund. Disa kritika te vlefshme ndaj televizioneve.
TVSH me biografine qe ka dhe derexhene ku eshte ,me mire te mbyllet.Atje siç duket nuk flitet shqip.
RTSH
shume bukur e kam ndekur me shume vemendje
Pergezime
Te nderuar,
Para se te flisni mendoni pak.
TVSH transmetoi si asnjehere tjeter, viziten e Atit te Shenjte gjate me shume se 11 oreve, me te gjithe elementet e nevojshem.
Transmetimi satelitor ndryshonte, u dha vetem me figure dhe ze nderkombetar, sepse u transmetua per te gjithe boten mbare. Kjo e fubndit mund te p[erdoret sinjalin ze+figure per ta paraqitur ne ekranet e saj. Kjo duhet te kuptohej prej kritikuesve qe kur transmetimi ishte pa logon e RTSH-se. Vetem kaq.
Mire eshte ta lavderoni RTSH, kur e meriton, perndryshe heshtja e juaj do ishte e mirekuptuar dhe e vleresuar.
RTSH dje eshte pergezuar nga te gjithe shqiptaret dhe te huajt qe u mbeshteten ne ate qe ofroi ekrani dhe njerezit e saj.
Shpresoj te me keni kuptuar dhe ju falenderoj per kete.
Nje punonjes krenar i RTSH.
Edhe nje gje: dje, te gjithe mediat shqiptare, sunjalin e morren nga TVSH dhe RTSH ka paguar shume per te percuar ne cdo cep te vendit viziten e Papa Franceskut.
Propozoj, meqenese kene filluar te transmetoje pa ze, le te filloje te transmetoje edhe pa figure TVSH-ja. Se mos e shikon kush ate.
Artikullin “TVSH: NO COMMENT” tek blogu “Peizazhe të Fjalës” e ka shkruar Pishak Zhgaba.
Akoma ka njerez qe shikojne TVSH?
Per sa i perket transmetimit te Tvsh, ai satelitor ka qene pa koment gjykoj per shkak te perdorimit te sinjalit nga te gjithe TV e tjera, kombetare dhe nderkombetare e bere kjo me dije nga te gjithe.
Ndersa per sai perket kanalit tokesor, komentet kane qene te shkelqyera. Me elegance, qytetari, elokuence dhe kulture.
Bravo TVSH.
Pas shume vitesh po kthehesh ne TV e lajmeve qe te gjithe duam ta shohim. Moderimi i gazetares ishte pikerisht i duhuri. E kemi ndjekur te gjithe si famije me kenaqesi pa u lodhur.
Komplimente te merituara!!!
Dua te shpreh te gjithe vleresimin tim, por edhe te gjithe familjes per menyren me te cilen u mbajt transmetimi i TVSh gjate vizites se Papes.
Mund te them vetem kete: kishte elegance, pjekuri, mencuri, elokuence, shume kulture! Pergezimet me te sinqerta moderatores dhe te gjithe grupit te saj te punes!!!! Bravo TVSh.
Ka shume te drejte Agroni. Sinjali i TvSh ka qene ne dispozicion te te gjithe televizioneve kombetare dhe nderkombetare. Pune gjigande dhe per t`u lavderuar!
Turp per te gjihe qe e shajne TVSh, harrojne qe te gjitha televizionet e tjera kane dale nga kjo nene e madhe dhe me vetedije e kane lene pas dore, qe te lulezojne te tjeret e mafias mediatike!
Megjithate, urojme e duam qe te kthehet aty ku duhet, se njerezit e zote qe shohim ne ekran meritojne te kene respekt!!!
Edhe nje here FLM TVSh!
Per trasmetimin dinjitoz!
Per komentet e mencura, me kulture, te qeta, pa bertitje (qe s`munguan ne ekranet e ashtuquajtura te medha) qe na shoqeruan gjithe fisnikeri per 12 h me rradhe!!!
BRAVO E MADHE
Transmetimi i TVSH ishte për faqe të zezë. Nga pikëpamja teknike dhe profesionale (pa komente nga gazetarët). Justifikimi se ka dhënë sinjalin për televizionet e tjera nuk qëndron. TVSH u drejtohet telespektatorëve shqiptarë, të cilët duan transmetime dinjitoze, jo pa zë si në fillim të nëntëqindës. Turp për ata që shajnë TVSH? Po kush e shan mor aman!