“Telegraph”: 10 gjërat që ju nuk i dini rreth Shqipërisë

Bledar Lumani

Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri ka ngjallur kureshtjen e shumë gazetarëve të huaj, të cilët ndodheshin në Tiranë me këtë rast.

Një prej tyre është edhe Nick Squires i britanikes “Telegraph”.

Ai ka sjellë 10 fakte, të cilat ndoshta britanikët nuk i dinë për Shqipërinë:

Në gjuhën shqipe, Albania njihet si Shqiperia. Rreth 10 për qind e shqiptarëve janë katolikë, ndërsa 60 për qind janë myslimanë dhe pjesa tjetër të krishterë ortodoksë.

Shqiptarët i kanë rrënjet në fiset më të hershme ilire të cilët pushtuan Ballkanin perëndimor gjatë mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Gjuha e tyre rrjedh nga ilirishtja, një përzierje romake dhe slave.

Fjala Yes -në gjuhën shqipe është “po” ndërsa No është ‘jo’.

Shqipëria ishte aleate e ngushtë me Ish- Bashkimin Sovjetik deri në 1960, kur ajo kaloi besnikëri ndaj Kinës Komuniste.

Periudha e komunizmit në regjimin e Enver Hoxhës ku të gjitha kishat dhe xhamitë u shkatërruarn ku më shumë se 100 priftërinj katolikë dhe peshkopët u ekzekutuan ose vdiqën nën tortura ose në kampet e punës.

Nën regjimin komunist, i vetmi aktor perëndimor i mirëpritur nga Hoxha ishte komediani britanik Norman Ëisdom,i njohur me rolin Pitkini i cili u bë një figurë kulti në vend.

Një nga karakteristikat më të çuditshme të sundimit komunist ishte edhe ndërtimi i dhjetëra mijëra bunkerëve . Arsyeja e ndërtimit ishte kryesisht të mbroheshim nga ndonjë sulm eventual nga jashtë.

Komunizmi përfundoi në vitet 1990, për t’u zëvendësuar nga një periudhë kaotike karakterizuar nga korrupsioni i shfrenuar, emigracioni dhe kontrabanda. Rreth tre të katërtat e shqiptarëve humbën kursimet e tyre në vitin 1996, kur skemat private të investimeve piramidale u shembën duke shkaktuar trazira.

Ndoshta shqiptari më i famshëm në botë është Nënë Tereza, murgesha katolike që punoi për dekada në lagjet e varfra të Indisë. Ajo fitoi çmimin Nobel për punën e saj me të varfërit dhe të sëmurët . Ajo vdiq në vitin 1997 në moshën 87vjeccare dhe Papa mbajti meshën në një shesh që mban emrin e Nënë Terezës në Tiranë.

Dhe në fundin e listës, Tirana, që u pikturua nga Edi Rama, një ish-kryetar i bashkisë së kryeqytetit.

Share This Article
25 Comments
  • Nga keto 10 pika gjysma flet per komunizmin a thua se kemi qene per 3000 vjet komunizem dhe jo 50 vjet e nuk paska cte thuhet per pjesen tjeter te historise tone… kemi ngelur te Iliret, Enveri, dhe Nene Tereza, me gjithe respektin per kete te fundit… turp per historine tone dhe ata qe e shkruajne…, nese ka mbetur ndonje te shkruaje ashtu si eshte ne te vertete..

  • Ka harruar shumë gjera ky “telegraph-i”? Vetëm nja dy fjalë shqip ka prezantuar, Yes dhe no? Ka harruar kryesoret p.sh “danke” shqip është “politikan”, “gay” prapë shqip është “politikan”, “facebooks” prapë është “politikan llapaqen”etj,etj? Shqiptarja më e famshme vërtet është “Nënë Tereza” por ka harruar të thotë se kush është shqiptari më i famshëm? Po e them unë,- shaban qosja i shqupit dhe saliu i viçidolit !? Harrova,është i njëjti person? Tung!

  • @@@ Ka harruar shumë gjera ky “telegraph-i”? Vetëm nja dy fjalë shqip ka prezantuar, Yes dhe no? Ka harruar kryesoret p.sh “danke” shqip është “politikan”, “gay” prapë shqip është “politikan”, “facebooks” prapë është “politikan llapaqen”etj,etj? Shqiptarja më e famshme vërtet është “Nënë Tereza” por ka harruar të thotë se kush është shqiptari më i famshëm? Po e them unë,- shaban qosja i shqupit dhe saliu i viçidolit !? Harrova,është i njëjti person? Tung!

  • TE PAKTEN KY GAZETARI PASKA FOLUR PER DISA GJERA PER ANGLEZET … SE NE FRANCE AS QE E NJOHIN SHQIPERINE ..KUJTOJNE SE ESHTE NE RUSSIE NE CERCENIE ..DHE TELET FRANCEZE AS QE TREGUAN ASNJE FOTO TE PAPES OSE NDONJE IMAZHE TE PAPES NE TIRONE … VETEM THANE SE PAPA PO BEN NJE VIZITE TE SHPEJTE NE ALBANIE ..DHE KAQ ….

    • Ne spanj shkrujten goxha dhe televizori po ashtu
      qe se njofin ku esht shqipria esht gjenerale ne evrop po esht normale pak se nuk i intereson dhe plus ka shum qe gjeografin se kan hap nenji her

  • Keta inglizet kane degjuar Saliun kur flet inglisht dhe kane nxituar te japin perfundimet:Kur kryetari i tyre flet shatra-patra,vajmedet si eshte populli! U harrua fjalimi i Faik Konices,kur i fliste kombit amerikan nga radio kombetare! Nuk vihet maloku ne krye te puneve,o popull.
    Beu edhe gomar te behet,mos i hip-thote nje fjale e urte.Ju e bete Faik Konicen gomar,tradhetar…Vuani pasojat!

  • Te mos na vije keq fare ,qe bota na shikon ashtu sic jemi d.m.th.Turqia e vogel .Rrugen e shpetimit e kane treguar mendjet e ndritura Konica, Kdare ,Fishta ,Noli etj.
    JU DEGJONI? KUPTONI? Fatkeqesisht nuk e shof.PAPA U HAPTE SYTE DHE MENDJEN!

    • Mos e kruaj bythen Enea me gjuhen shqipe , si ti edhe ai inglizi , palo ini , e thai dhe pastaj c’fare , ty te pelqeu e..Hajde pirdhuni ska mbetur kjo pune per ju …!

  • Ky e ka gabim kur thote qe njeriu me I njojtur eshte Nene Tereza. Megjithe respektin qe kam per Nene Trerezen, njeriu me I njojtur ne bote eshte Sali Berisha si me I korruptuari, me maskarai, me I poshtri, me hajduti, me genjeshtari me spiuni, me sh……. ne Bote.

  • ne gjuhen shqipe ska as 1nje fjale sllave,perveq te disa koka te semuara nga asimilimet e 100 vjetorit ne pushtimit serbo jugosllave ne kosove,maqedoni,male te zi e presheve.

    .psh>: rtk-ja stupide e kosoves akoma perdore fjale te shumta turke e serbo-sllave si fjalem VOZITE ne serbisht,GRAH DREJTON AUTON ne SHQIP.
    .por fatkeqsishte populli shgqiptare ne shqiperi e kosoves e gjithe hapsiren shqiptare fole fjale te shumta te pushtuesve turq,si psh: javash ne shqip ngadal.musafir-vizitore.hyzmet-sherbim.azgin-trime.haraq-tatim pages obligimi.e qindra fjale tjera.

    .pra gazetari anglez kurgju nuk po njofka te populli shqiptar,se gjuha shqipe 100 mi her eshte me e pushtuar nga fjale turke sesa fjale sllave,

  • Pershendetje gazeta Dita, ju shkruaj per tu kujtuar qe te beni me shume per popullin Shqiptar duke protestuar per artikullin e Telegrafit anaglez nese jeni serioz si media. kontaktoni me mediat e tjera dhe behuni te pakten nje ze kur flitet per Shqiperine. NUk eshte e vertet qe ne jemi sllav e romak te perzier, ne i dhame botes krishtermin si fe zyrtare nepermjet PERANDORIT kONSTANDIN cili vinte nga Illiria prandaj protestoni duke i shkruar gazetes telegraf per te thena te paverteta mbi vendin tone. Ne ne rrjete sociale jemi duke e bere, bejenii dhe ju na duhet mbeshtetja juaj per ti treguar Britanikeve kush jemi,ata jane shume te interesuar te na njohin, nuk mund te na prezantojne te tjeret dhe keq per me teper.Ju faleminderit

  • Ju lutem Shkelqesia juaj Z.Kryeminster! Telegrafi Britanik merr persiper te shkruaj histori te paverteta per Illirine, a mund ti kerkoni shpjegime apo ti dergoni nje note proteste ne forme zyrtare per te pavertetat e thena? Nese ata nuk e dine historine, le te behemi ne burimi zyrtar nga i cili ata marrin informacionin. Illiret i dhane botes krishterimin si fe zyrtare nepermjet perandorit Konstandin i cili u rrit ne illiri per me sakte ne Apolloni deri ne moshen 13 vjeçare i cili fliste nje gjuhe tjeter e shkruante latinisht. Ju faleminderit dhe do tu isha mirenjohes nese do ta benit per popullij tuaj kaq,pasi e gjitha eshte pune e hedhur poshte, nese bota nuk na njeh per si jemi, te tjeret marrin persiper te tregojne per ne ate qe nuk jemi. Ne rrjetet sociale jemi duke protestuar fuqimisht, ;or duhet ta bej dhe shteti nepermjet jush. M A E S T RO *G* kjo sapo ju dergua Kryeminstrit, shpresoj ta beni dhe ju………..

  • Ne akoma marrim te mireqene ndarjen qe i bejne vedit institucionet fetare.Kur do ti mbushet mendja qeveritareve shqiptare qe ndarja fetare ne Shqiperi eshte nje konvencion,nje loje me kukulla.Moren ca kukulla vendi dhe nje kukull greke dhe u thane ;:Ju perfaqesoni komunitetet fetare ne Shqiperi,keshtu duhet,se keshtu e ka bota perendimore,.Une e kam emrin Sali,jam musliman,ky shoku im e ka emrin Serreq eshte katolik,kurse Fatos Nano me Anastas Angjelin te shkojne tek porta Janullatosit,se jane grekoorthodhokse!Ky popull ne 95% eshte i pa fe! Eshte ateist.Per te vertetuar kete shihni sa perqind e popullit shqiptar kane mbetur besnike te fese komuniste,as 1%.Shifra neto e besimtareve qe praktikonin fene gjate diktatures se proletariatit eshte me e vogel se 1%.Jane pikerisht ata martire te varur dje ne bulevard dhe ca qe vdiqen neper burgje apo pas burgu,qe i ka harruar Rama.Tani se ne rresht te pare te besimtareve,qe falen per bajram qendron nje plak fort i nderuar bashke me fisin e tij dhe nipin 2 vjec,se ka mekate per te lare;Kur ishte i ri dhe punonte traktorist,i vuri kavon minares se xhamise se Shmilit dhe e terhoqi me traktor.Po une kete nuk e quaj besimtar,e quaj laperdhar!Ky eshte populli shqiptar tolerant(!),.Eshte tolerant se nuk beson.Ne kohen e fese se partise se punes,ky popull te numeronte sa balliste kishe ne fis per nje televizor bardh e zi Iliria me llamba.Ku eshte toleranca ketu?Nje piktor nga Burreli e kane arrestuar tre here posta kufitare,se e denonconin femijet e fshatrave kufitare per skica sekrete te fshatit ne sherbim te armikut(!)Dy grupe tifozesh shqiptare jane gati te vriten mes tyre,sepse besojne ne fitoren e skuadrave respektive!Po atehere pse keta shqiptare te pa fe mbushen bulevardin kur erdhi papa?Papa eshte udheheqes shpirteror i kombeve me te fuqishem te botes dhe shqiptari vdes per te fuqishmit e kesaj bote!Po qe se khalifi i ISIS nuk do te ndeshkohet dhe do te na nderoje ndonje dite me viziten e tij do ta shihni sa xhihadiste do ta presin dhe sa martire do te shpallen!

  • Keqardhje për artikullshkruesin,po të kishte lexuar historinë e perandorise romakedo të kishte mësuar se roma beri tre luftëra ,por zotnia si duket sja thotë nga historia ose është i paguar nga miqtë tanëqë i kemi jo të paktë.Besoj që gazeta si motër në shqipëri apo gazeta dita do ti kthejnë përgjigjen e merituar.

  • Keqardhje për artikullshkruesin,po të kishte lexuar historinë e perandorise romakedo të kishte mësuar se roma beri tre luftëra në ILIRI,por zotnia si duket sja thotë nga historia ose është i paguar nga miqtë tanëqë i kemi jo të paktë.Besoj që gazeta si motër në shqipëri apo gazeta dita do ti kthejnë përgjigjen e merituar.

  • s’është aspak e vërtetë se Pitkini erdhi në kohën e Hoxhës, Hoxha kish vdekur disa vite më parë se ai të vinte në shqipëri, kështu që edhe për këtë pikë ai GËNJEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *