Ndahet nga jeta Besa Imami

redaktor

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare aktorja e skenës shqiptare, Besa Imami. Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Aktorja Besa Imami ka lindur në 8 Gusht të vitit 1928 në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1937, familja e saj u shpërngul nga qyteti i Gjakovës për t’u vendosur në Tiranë. Artistja e Merituar, Besa Imami i dha publikut mbi 90-të role, midis të cilave përmendim rolin e Mbretëreshës Teuta tek “Artani”, rolin e Nënë Zyrasë te “Bashkë me Agimin”, rolin e Prendës te “Cuca e Maleve”, rolin e Rushës te “Halili dhe Hajria”, rolin e Lajes te “Lulet e Shegës” etj.

Në kinematografi ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skënderbeu” të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera në filmin “Brazdat” në vitin 1973, “Në fillim të verës” në vitin 1975’.

Pas një shkëputje, Imami u rikthye përsëri në skenë në vitin 2004 për të interpretuar në dramën “Streha e të harruarve” të Ruzhdi Pulahës në rolin e malësores. Më pas do të vijonin role të tjera si roli i Martës në filmin “Brazdat” në vitin 1973, roli i Nënë Tanës në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Nënës së Gurgenit në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989 etj.

Roli i saj më i fundit është ai i Gruas myslimane në filmin “Eduart”në vitin 2006. Ajo gjithashtu ka interpretuar edhe në operën “Kavaleria Rustikane” të Pietro Maskanjit të vënë në skenë nga Teatri i Operës dhe i Baletit. Në vitin 1961, kur ishte vetëm 33 vjeç, Besa Imami për meritat e saj artistike do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar”.

Vetëm para disa ditësh, nga një propozim i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” ajo është nderuar nga Gjakova, vëndlindja e saj  edhe me titullin “Nderi i skenës shqiptare”.

Share This Article
2 Comments
  • NGUSHULLIME ARTUR BUMÇI-it

    Edhe sot kur kujtoj dramen “Toke e Zjarrte” te Drita Agollit (jo Dritero!), te interpretuar nga ajka e artisteve te Teatrit Popullor te Tiranes, ne mesin e viteve shtatedhjete, me vijne te renqethura ne trup.
    Ajo, Besa Imami, nuk ishte protagonistja kryesore, u duartrokit per minuta e minuta te tera pas perfundimit te drames. Tregoi ne rolin e interpretuar, madheshtine e saj.
    Kembe zbathur, nga thellesia e skenes pak te ndriçuar, leshoi nje thirje (nuk me kujtohet se kane kaluar shume dekada) qe na futi mornicat te gjitheve.
    E pa arriteshme, e rralle ne skene, thjesht madheshtore.
    Me qe tashme mamaja e Arturit nuk eshte me ne jete, ka ardhur koha qe ai te gjeje atesine e tij te vertete, pa lenduar njeri, pa brengosur Petro Zhejin, le te beje analizat e DNA-se se tij dhe te Petros, pastaj te beje edhe ate te nje nipçeje te ngelur gjalle te babait te tij te vertete.
    A do pranoje Gajda Xhahid Elda Toptani ne Mema, te beje kete test te DNA-se?
    Edhe nese jo le ta mesoje Arturi i Beses nga Gjakova, se babia i tij i vertete ishte Zef Bumçi !

    • Ti qenke nje qen bir qeni o xume !!!!
      U merke me thashetheme me keq se grate e keqija. I hope u have peace when you go , but I have a feeling you will end up in hell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *