Alqi Koçiko – DITA
Raporti që ka hartuar një grup deputetësh të komisionit parlamentar të Sigurisë pas kontrollit të ushtruar në Shërbimin Informativ Shtetëror, ka shkaktuar sensacion, pavarësisht se materiali është sekret shtetëror. Dhe pavarësisht se këto kohë, nuk kanë munguar lajmet e bujshme që pasojnë njëri-tjetrin. Nëse detaje të këtij raporti kanë dalë nga vetë anëtarë të komisionit në fjalë, apo nga pala e hetuar, SHISH, kjo mbetet për t’u verifikuar. Por fakti është që institucioni i inteligjencës në varësi të kryeministrit ka përgjuar vetë kryeministrin; kreu i SHISH që mund të shkarkohet nga Kuvendi i Shqipërisë, ka urdhëruar përgjimin e kryetarit të Kuvendit, e veç kësaj dhe ministrin e Brendshëm, me të cilin Shërbimin e lidh pikërisht natyra e punës. Nuk është harruar me këtë sebep, një rrugë e disa punë, edhe përgjimi i kryetarit të ri të PD-së, Lulzim Basha, një merak ndoshta i kryeministrit Sali Berisha për daljen nga udha e drejtë e beniaminit të vet. Po, Berisha. Sepse sipas verifikimeve të kryera nga deputetët Lutaj, Ndreu e Qefalia (dy anëtarët e caktuar për opozitën në grupin verifikues e bojkotuan procesin), përgjimet në fjalë janë faktuar të jenë kryer në periudhën mars 2013-mars 2014. Me një fjalë, shefi me dy mbiemra i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika, ka përgjuar opozitën e djeshme dhe njëherësh qeverinë e sotme, që janë të njëjtët persona; kjo me urdhër të kryeministrit të djeshëm dhe deputetit të zakonshëm të sotëm, Sali Berisha.
Përtej anës sensitive të materialit sekret shtetëror, sot mund të kuptohet nën dritën e evoluimit të ngjarjeve, pse ky merak i Berishës. Ishte pragu i fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, dhe nevoja e Berishës për të kontrolluar informacionin mbi lëvizjet dhe negociatat e fshehta ose jo dhe aq të fshehta të kundërshtarëve, rivalëve politikë por edhe të tijve (Bashës) bëhej akute. Aq më tepër që ai është Arkivi (siç është shprehur vetë) dhe veç faktit që “informacioni është pushtet”, duket se ka dhe një thirrje të brendshme biologjike për të ditur e kontrolluar gjithçka.
Gjithsesi, Berisha ndoshta nuk e mori dot vesh në kohë negociatën për aleancën PS-LSI që vulosi fatin e tij politik. Ose e kuptoi, por ishte i pafuqishëm të bënte ndonjë kundër-lëvizje. Tani ujërat kanë rrjedhur dhe situata është kjo që është. Befasia e vërtetë për opinionin publik, nuk është fakti që Berisha ka urdhëruar përgjime të paligjshme, por që shefi i SHISH ka vijuar të jetë nën këto urdhra të paligjshme tashmë jo nga kryeministri që s’la gurë pa lëvizur për ta vënë në atë detyrë, por nga një deputet i opozitës. A ka kufij kamikazllëku politik?
Në pritje të Vishos, SHIU
Duket se aktiviteti i ethshëm i SHISH nën Visho Ajazi Likën, ka tentuar të rikuperojë kohën e humbur kur Berisha nuk e kishte nën hyqëm Shërbimin Informativ. Kjo ishte e vërtetë deri në gushtin e 2012-ës, kur presidenti i ri i zgjedhur me 73 vota në Kuvend, Bujar Nishani, ndër dekretet e para që firmosi ishte shkarkimi i “të padurueshmit” për Berishën por jo për shërbimet strategjike partnere, Bahri Shaqiri. Por deri sa t’i binte në dorë institucioni më i specializuar në vend për inteligjencën, Berisha nuk ndenji duarkryq.
Kështu vijmë tek aktiviteti i Shërbimit Informativ Ushtarak, SHIU, që më pas e ndërroi emrin në Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes. Skandalet e përgjimeve nga SHIU janë bërë publike në shkurt 2012, kur vetë ish-kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm Nishani dhanë provat bindëse se ishin përgjuar jo vetëm kryeopozitari Rama, deputetë socialistë, por edhe ish-presidenti i Republikës Topi, prokurorja e përgjithshme Ina Rama, një numër diplomatësh në Tiranë, ish-shefi i SHISH Shaqiri dhe disa gazetarë pranë opozitës së kohës. Berishës i shpëtoi në zemërim e sipër edhe një fakt tjetër: Kur ministri i Brendshëm Tahiri shkriu njësinë e antikrimit ekonomik në tetor 2013, Berisha deklaroi se kjo njësi “kishte dhe dokumente, përgjime të shumta për ministra, deputetë aktualë të PS, familjarë të tyre të implikuar në larje parash të pista, kontrabandë, trafik droge e të tjerë…”. Sa kohë kishte që i mbante njësia në fjalë të dhënat që pretendonte Berisha, dhe përse nuk kishte vepruar nëse i kishte? Duke qenë se flasim për Berishën, arsyeja kuptohet lehtë: Gjithçka bëhej për shantazh, dhe i tillë ishte dhe reagimi i zemëruar i tij.
Ndërkaq, SHIU ishte në dorën e Berishës që në fillim. Pas tragjedisë së Gërdecit, Berisha shkarkoi shefin e shërbimit Hysni Gjergji, një nga disa kokat e “turqve” që e pësuan për atë masakër, por mbase edhe një zhgënjim personal i tij me shërbimin që supozohej t’ja ruante mirë biznesin e të birit. Erdhi Ylli Zyla, dhe përgjimet e SHIU-t morën një vrull të ri. Të paktën nga viti 2010, ky shërbim punoi fort për t’ia kompensuar Berishës mungesën e SHISH-it, të cilit nuk harroi t’ja pakësonte edhe fondet, ashtu si presidencës së Bamir Topit.
Specialisti që pranon të flasë
Në këtë pikë, historinë e përgjimeve të SHIU-t e vazhdon një personazh që për natyrën e kuptueshme të punës, kërkon të mbetet anonim. Një njohës dhe specialist i çështjeve të spiunazhit dhe përgjimeve, ka pranuar të flasë për DITA, mbi disa detaje të këtyre përgjimeve.
Sipas tij, pajisja “CDMA Interceptor” që është blerë nga një firmë izraelite në vitin 2010 me një tender shumë të dyshimtë, e cila ka kushtuar 1.6 milion euro dhe shërbente për përgjimet telefonike të trafikut zanor por edhe sms-ve, nuk ishte e vetme, por ka dhe dy simotra. Kjo pajisje u ble për llogari të misionit ushtarak shqiptar në Afganistan, por s’e pa kurrë atë vend.
Kujtojmë këtu se 6 anëtarët e komisionit të ofertave, mes të cilëve dhe ish kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, më pas u kallëzuan në prokurorinë e Tiranës për parregullsinë e blerjes së saj. Mes personave të kallëzuar është dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili sipas burimeve të prokurorisë, është njeriu që ka firmosur urdhërin për hapjen e procedurave formale të tenderimit, në një kohë kur fituesi ishte paracaktuar.
Ndërkaq një pajisje tjetër e sofistikuar, thotë burimi, kostoja e të cilës llogaritet në 1 milion euro, kishte një mënyrë tjetër përgjimi. Ajo kishte dhe një avantazh tjetër “natyror”: U instalua në selinë e ministrisë së Mbrojtjes. Burimi pohon se interceptorët e kësaj pajisjeje kishin teknologjinë të përgjonin edhe një bisedë që kryhej pas xhamave të mbyllura të një godine deri 100 metra larg. Fjala vjen, në selinë e Partisë Socialiste, që ndodhet shumë pranë ministrisë së Mbrojtjes. Si? Dridhja apo vibrimi i xhamave nga valët e zërit, interceptohej dhe transkriptohej në valë zanore. “Për vendosjen e interceptorëve është shfrytëzuar edhe tarraca e selisë qëndrore të Bankës së Shqipërisë, në periudhën e zbrazjes së saj nga stafi për punimet restauruese që ende po bëhen aty”, thotë burimi. Edhe pa njohuri të thella për vendndodhjen fizike të selisë së PS-së, Bankës dhe ministrisë së Mbrojtjes deri dje, është e qartë se “armiku” ishte rrethuar më së miri.
Kështu, në këtë seli janë përgjuar jo vetëm socialistët që flisnin me njëri-tjetrin, por edhe të gjithë vizitorët. Jo më kot, kryeministri Rama do të deklaronte pak muaj më parë se SHIU ka përgjuar edhe diplomatët e huaj.
Vetë kreu i SHIU-t, Ylli Zyla, veç kësaj veprimtarie nuk e çoi dëm kohën gjatë së cilës ishte në detyrë. Urtë e butë, bashkëshortja e tij kishte krijuar një kompani që merrej me import-eksport armësh e materialesh luftarake. Konkretisht, Liljana Zyla ishte aksionere në kompaninë “Wind Sun Water Initiative” që pretendonte te merrej me energjinë e rinovueshme, por ortakët e saj Lorenc Goça dhe polaku Andrzej Izdebeski kishin krijuar në fillim të 2011-ës edhe kompanitë UNIMESKO dhe NITRO-CHEM që deklaronin aktivitetin e tregtisë së materialeve luftarake. Adresa e selisë, po ajo e WSWI-së.
Konflikti i interesit ishte maskuar keq dhe Zyla detyrohet të japë dorëheqjen në qershor 2012. Por çfarë ndodh? Dy muaj më pas, ministri Arben Imami e rikthen Zylën me një maskim po kaq të keq, si shef i Policisë Ushtarake.
Mbyllja e qarkut
Gjithsesi, gushti i 2012-ës është edhe periudha kur presidenti i freskët dhe bujar në emërime, Nishani, firmosi largimin e Bahri Shaqirit dhe ardhjen e Visho Ajazi Likës në krye të SHISH. Tani SHIU mund ta merrte më shtruar, se përgjimet dhe akumulimi i paligjshëm i informacionit do të merrej në dorë nga ustai natyral i këtyre punëve. Punë që duket se vazhdon t’i bëjë.
Ndërkaq, largimi i selisë së ministrisë së Mbrojtjes nga fqinjë e selisë rozë drejt Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, zor se është i rastësishëm. Burimi ynë thotë se kur u vendos zhvendosja dhe ardhja në atë ndërtesë e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, disa njerëz me uniforma erdhën të shqetësuar dhe kërkonin ta sqaronin “këtë punë”. Por vendimi ishte marrë. Disa zyra në katin e dytë, dyert e të cilave gjithnjë ishin të mbyllura dhe ku çdo vizitor nuk lejohej të ndalonte aty, qoftë dhe për të rregulluar frymëmarrjen nga korridoret e gjata, nuk kryejnë më funksionin që kishin dikur. Por disa institucione të tjera e vazhdojnë me “heroizëm” misionin. Për shembull, prokuroria, që ja hoqi një stres ish ministrit Arben Imami me tenderat e reklamave të shpëlara për ushtrinë. Si do të veprojë akuza me tenderat e tjerë, jo dhe aq “të shpëlarë?” Disa të dhëna, të çojnë në ujërat e vjetra. Fjala vjen, një ditë para vizitës së Papës Françesk u mësua se pajisja përgjuese CDMA Interceptor e SHIU-t, dyshohet të jetë djegur qëllimisht, konkretisht, serveri. Punonjësit e SHIU-t kanë deklaruar në prokurori se djegia është bërë në mënyrë aksidentale, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike. Pikërisht pajisja mbi të cilën pritej të hetohej nëse kishte gjurmë të përgjimit të politikanëve të majtë gjatë kohës që kanë qenë në opozitë, por edhe diplomatëve të huaj. Arsyetimi i të pyeturve është shumë… shqiptar: Pajisja super e shtrenjtë lihej 24 orë në prizë dhe ndonjë luhatje tensioni mund ta ketë djegur serverin, ndaj ky i fundit është ndërruar dhe siç merret me mend, në të nuk ka asnjë gjurmë të dyshimtë. Mesa duket, kishin harruar të bënin një tender për stabilizatorin. A është SHIU nga ato institucione që harrojnë tendera?
Prioritetet e çuditshme të Llallës
Në përfundim, megjithëse raporti i plotë i deputetëve të Komisionit të Sigurisë nuk ka dalë, bëmat që fillojnë nga SHIU deri tek SHISH-i janë të qarta. Dosjet dhe çështjet kanë mbërritur prej kohësh në sirtarët e prokurorisë. Por çfarë bën kryeprokurori? Duket se prioritet për të kanë disa spektakle të lira dylekëshe me videon e një sherri të veçuar deputetësh. Apo me një konferencë urgjente shtypi, të thirrur me kaq emfazë sa dynjaja prisnin të bëhej ndonjë mega-zbulim alla Xhovani Falkone apo Paolo Borselino. Kaq i “befasishëm” ishte ky njoftim për marrjen nën hetim të një sherri (për garniturë Llalla shtoi dhe një ndërtim universitar demokrat pa leje), saqë një emision tradicional televiziv pati kohë edhe të organizonte po atë mbrëmje, një puntatë speciale për rastin.
Duket si një prokurori skandinave, e cila dosjen më të rëndë në historikun e vet ka një dackë dhe një grusht parlamentar. Përgjimet skandaloze e të palejueshme të SHIU-t dhe SHISH-it apo biografia e shefave me dy mbiemra nuk duket se janë në axhendën e prokurorisë sonë. Largqoftë pastaj, t’i tërheqë vëmendjen ndonjë prokurori, intervista dramatike e një njeriu si Izet Haxhia, dëshmitar në vetë të parë i ngjarjeve kryesore politiko-kriminale të 24 viteve të fundit në këtë vend. Mbase zotit Llalla i vjen për osh edhe retorika e axhenda “paqtuese e pozitiviste” e mazhorancës së sotme, por Prokuroria e Përgjithshme është institucioni i fundit i një shteti që duhet të ketë luksin të merret me kurim imazhi, me bërje gjoja dhe lojra të lehta që në Shqipërinë e sotme i kupton edhe një… analbafet funksional.
Djajtë dalin nga SHISH-i
Lorenc Vangjeli – JAVA
Në fund të fundit është ndjenjë njerëzore dhe gati-gati e paqortueshme. Çdokush që thotë se nuk ka dëshirë të shohë nga vrima e çelësit se çfarë po bën fqinji, se çfarë po thotë, shkruan apo lexon në celularin e tjetrit, thjesht gënjen. Kurioziteti është dobësi njerëzore, por quhet dobësi kur bëhet fjalë për njerëzit e thjeshtë. Sepse në politikë dhe tek njerëzit me pushtet puna ndryshon kryekëput: është vepër penale, e dënueshme ligjërisht dhe e pështirë dhe pa moral moralisht. Një raport tronditës, i konsideruar deri tani si sekret tepër i ndjeshëm shtetëror, ka hapur një faqe të pistë të Shërbimit Informativ Shtetëror: Institucioni në varësi të kryeministrit ka përgjuar vetë kryeministrin; drejtuesi i institucionit që mund të shkarkohet nga Kuvendi i Shqipërisë, ka urdhëruar përgjimin e kryetarit të Kuvendit; ka përgjuar edhe ministrin e brendshëm, me të cilin Shërbimi Informativ ka një lidhje të veçantë për shkak të detyrave praktike që duhet të kryejnë së bashku kundër krimeve që cenojnë sigurinë kombëtare; dhe për më shumë, njeriu i zgjedhur nga Partia Demokratike si i besuar i ish-kryeministrit Berisha, emri mbi të cilin u hodh një nga firmat e para të presidentit të Republikës Bujar Nishani, ish-anëtar i PD-së, nuk ka hezituar të përgjojë dhe vet kryetarin e ri të PD-së.
Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha e Saimir Tahiri janë vetëm disa nga emrat që janë dëgjuar në bisedat telefonike mes tyre dhe me të tretë. Në një proces që nuk dihet se sa ka zgjatur, por që është konfirmuar se ka ndodhur rregullisht që nga marsi i vitit 2013 e deri në marsin e këtij viti. Zbulimi i skandalit, për të cilin çuditërisht kishin dijeni gjithë të përgjuarit, është bërë nga një grup deputetësh nga komisioni i sigurisë që kanë kontrolluar segmente të caktuara të veprimtarisë së SHISH. Ai grup deputetësh ka përpiluar një raport, të cilin në fillim të javës tjetër do ta venë në dispozicion edhe për dy nga drejtuesit e shtetit, kryeministrin Rama dhe kryetarin e Kuvendit Meta. Dhe natyrisht do të vihet në dijeni edhe Presidenti i Republikës. E gjithë përmbajtja e raportit është konsideruar sekret shtetëror, por detaje të tij kanë nisur të dalin në media që të mërkurën në mbrëmje. Burimi i tyre pretendohet se janë personazhe të komisionit të sigurisë, por me shumë gjasa, një pjesë e informacionit mediatik ka rrjedhur dhe nga ana tjetër, nga vetë SHISH. Shërbimi është i interesuari i parë për shpërthimin para kohe të skandalit, për konsumimin e jetëgjatësisë tre ditore të skandalit dhe më pas, për relativizmin e tij.
Përgjimet
Për plot shtatë vjet rresht, që me ardhjen e tij në pushtet, Berisha kërkoi me këmbëngulje të ketë në krye të shërbimit një njeri të vetin të besuar. Mbas disa tentativash të dështuara, ai mundi ta realizojë këtë kërkesë vetëm në vitin e parafundit të mandatit të tij të dytë, kur një kompleks rrethanash ja dhanë këtë mundësi. Më kryesori, presidenti i ri i sapozgjedhur në qershor 2012, nuk do të hezitojë që dy muaj më pas, në gusht, të firmoste shkarkimin e Bahri Shaqirit. Berisha atëherë e kishte pasur gati kandidaturën që priste të shkonte në shërbim së paku që nga viti 2005, Visho Ajazi Likën. Me emërimin e tij skema u mbyll dhe meqenëse ish-kryeministri besonte fort se thelbi i pushtetit ishte informacioni, kërkesa e tij e parë ishte marrja e informacionit të ndjeshëm nga shërbimi, kryesisht për kundërshtarët e tij, por edhe për njerëzit me të cilët punonte. Jo se nuk e kishte bërë më parë, kryesisht nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes apo agjencive kundër krimit ekonomik, por kësaj radhe, po e merrte nga një institucion i specializuar në këtë drejtim. Veç opozitarëve, nën përgjim kanë qenë dhe një pjesë e ministrave më të rëndësishëm të kabinetit të tij.
Në të paktën dy raste, skandali i përgjimeve është bërë dhe publik. Herën e parë në shkurt të vitit 2012, kur vetë ish-kryeministri dhe ish-ministri i brendshëm Nishani dhanë provat bindëse se ishin përgjuar jo vetëm Rama, deputetë socialistë, por edhe ish-presidenti i republikës, prokurori i përgjithshëm, një numër diplomatësh në Tiranë, ish-shefi i SHISH dhe disa gazetarë pranë opozitës. Por duke nisur sidomos nga marsi i vitit të kaluar, historia e përgjimeve nga SHISH u rrit në mënyrë dramatike. Kryesisht për dy njerëzit kryesorë të së majtës, Rama dhe Meta dhe një numër deputetësh të rëndësishëm pranë tyre. Dhe kjo e kishte një arsye. Berisha ishte në dijeni të lëvizjeve që synonin të bashkonin të majtën dhe kishte dëgjuar zëra të shumtë në këtë drejtim, por nuk kishte prova. Kishte megjithatë dhe pafuqinë për të penguar afrimin e dy ish-miqve të armiqësuar për katër vjet rresht, por jo mungesën e kuriozitetit për të mësuar se çfarë pritej të ndodhte. Rama dhe Meta janë përgjuar rregullisht në këtë periudhë, por me të gjitha gjasat, ata e dinin një gjë të tillë. Herë njëri dhe herë tjetri më pas, e kanë përmendur shpesh këtë episod.
Madje, edhe mbasi dinin dakord me njëri-tjetrin kur shiheshin sy ndër sy, në komunikime telefonike me të tjerë, flisnin keq për njëri-tjetrin. Një shaka që duhet të ketë lënduar pafund Doktorin, që edhe e ka kuptuar talljen, edhe ka kuptuar se nuk kishte asgjë në dorë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve që do ta nxirrnin në opozitë. Siç kuptoi që në 1 prill të vitit të shkuar kur pa se fronti kundër tij e kishte betejën elektorale të fituar.
Rasti i dytë i bërë publik i përgjimeve e ka pasur zanafillën nga vetë Doktori. I cili në muajt e parë të pozicionit të tij si “deputet i thjesht”, shpërthen kundër një akti administrativ të ministrisë së brendshme, shkrirjes së një strukturore hetimore. “Njësia kishte dhe dokumente, dhe përgjime të shumta për ministra, deputetë aktualë të PS, familjarë të tyre të implikuar në larje parash të pista, kontrabandë, trafik droge e të tjerë…Kjo polici kishte të gjitha përgjimet e komunikimeve elektronike të kryera nga organet tona dhe partnerët ndërkombëtar, të anëtarëve dhe bosëve të bandave kriminale të Hakmarrjes për Drejtësi, Bandës së Durrësit apo Lushnjës, në të cilat lakohej dhe implikohej edhe direkt emri i Ramës” thotë Doktori. Duke sulmuar ata që e rrëzuan nga pushteti, por në të njëjtën kohë, duke dëshmuar një pjesë të mekanizimit që e mbante dikur në pushtet; përdorimin e informacionit për kundërshtarët të mbledhur në mënyrë të paligjshme dhe shantazhin e tyre, përfshi këtu edhe njerëzit e tij vetë, Doktori tregonte të vërtetën e tij të pastër. Mbi të gjitha, tek emrat e të përgjuarve spikat emri i Lulzim Bashës. Kryetari i ri i PD-së konfirmohet se është një nga katër emrat, telefoni i të cilit është dëgjuar rregullisht nga njerëzit e Vishos dhe më pas, transkriptet e tij janë dërguar në zyrën e Doktorit. Arsyeja është fare e thjesht: Doktori nuk ka besim te askush. Vetë Basha ka qenë objekt i përgjimit edhe më parë. Struktura okulte e Ministrisë së Mbrojtjes e ka përgjuar atë në më shumë se një episod. Madje edhen komunikimet e tij me diplomatë të lartë të një fuqie të madhe dhe aleate strategjike të Shqipërisë. SHIU i djeshëm i Forcave të Armatosura bindej verbërisht Doktorit dhe ishte në shërbimin e tij.
Deputetë, gazetarë, policë, biznesmenë
Lista e emrave të deputetëve të opozitës së djeshme dhe sot në pushtet që janë përgjuar është e gjatë. Blushi, Balla, Bare, Doshi, Stërkaj, Veliaj e të tjerë kanë qenë të përgjuar rregullisht nga SHISH. Përgjimi ndaj tyre ka vazhduar për një kohë të pacaktuar. Bashkë me ta, janë vënë në përgjim dhe disa drejtues institucionesh të rëndësishëm në vend, në dogana, tatime.
Vitin e kaluar, në dhjetor, në media depërtoi dhe një qarkore e SHISH, e cila kërkonte ndjekjen e shefave të komisariateve në rrethe dhe verifikimin e figurës së tyre. Ajo çfarë u quajt skandal dje, por që sërish pati fatin e çudisë shqiptare, jetën e shkurtër tre ditore, ka dalë sërish në sipërfaqe në raportin sekret të komisionit të sigurisë. Në listën e të përgjuarve janë dhe disa botues të rëndësishëm të medias dhe gazetarë të njohur. Po kështu dhe një numër biznesmenësh. Për ironi të fatit, shumica e këtyre të fundit, kanë qenë shumë pranë të djathtës dje në pushtet dhe miq personalë të njerëzve të fuqishëm të PD-së. Sidomos të Doktorit. Mënyra se si dëgjoheshin telefonatat personazheve që kishin imunitet, ishte fare e thjeshtë. Zgjidheshin njerëz të thjeshtë që kishin kontakte me ta, konsideroheshin si persona të dyshuar dhe më pas, dëgjoheshin telefonat e politikanëve. Ligji thotë se në momentin që abonenti që i përgjigjet një numri në përgjim ka imunitet, përgjimi duhet të stopojë. Por kjo nuk ka ndodhur. Sepse pikërisht për ta ndodhte vetë përgjimi. Besohet se raporti ose më saktë, pjesë të veçanta të tij, do të bëhen publike brenda dy javësh. Atëherë mazhoranca do të ketë një ide se çfarë do të bëjë me këtë strukturë tejet delikate të shtetit. Një ide, në fakt, e jep vetë Kodi Penal, neni 23 i të cilit për përgjimet e paligjshme është i ashpër: “Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jo publike…, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”. Do të ketë një hetim penal përtej hetimit që po bëhet nga komisioni i sigurisë? Kësaj pyetje ende nuk i jepet asnjë përgjigje, por fati i Visho Ajazi Likës duket se nuk do të ndryshojë nga ai i paraardhësit të tij në shërbim: largim!
Si bëhet përgjimi ligjërisht
Janë pesë nene, nga 221 dhe deri në nenin 226, në seksionin IV të Kodit të Procedurës Penale, në të cilën shpjegohet gjithë mënyra sesi mund të realizohet përgjimi ndaj personave të dyshuar apo sesi mund të bëhet verifikimi i telefonatave. Në Kod përcaktohet se “Përgjimi i komunikimeve të një personi ose të një numri telefoni me telefon, faks, kompjuter pse me mjete të tjera të çdo lloji… lejohen vetëm kur procedohet për krimet e kryera më dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak,në maksimum se shtatë vjet…”.
Vendimin për të lejuar përgjimin e një qytetari e merr gjykata e cila e bën një gjë të tillë:” Me kërkesën e prokurorit ose të dëmtuarit akuzues, gjykata autorizon përgjimin me vendim të motivuar për rastet e lejuara me ligj, kur ai është i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve të filluara dhe kur ka prova të mjaftueshme për vërtetimin e akuzës…”. Po kështu, Kodi specifikoi se : “Përgjimi në vende publike, regjistrimi i numrave të telefonit, hyrës dhe dalës, si dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes autorizohen nga prokurori”. Ka dhe më shumë hapësirë të ngushtuar, në respekt të të drejtave të njeriut dhe ruajtjes së privatësisë së tij. Ligji mundëson që për vënien nën përgjim, ekziston e drejta për të bërë ankimim kundër vendimit të marrë për të qenë i përgjuar, nëse merr dijeni për një fakt të tillë. Në kod thuhet se :” Ankimi shqyrtohet nga gjykata e apelit ose nga prokurori i Përgjithshëm në rast se autorizimi është dhënë nga prokurori. Kur ankimi gjendet i drejtë, gjykata e apelit ose prokurori i Përgjithshëm shfuqizojnë aktin që autorizon përgjimin dhe urdhërojnë fshirjen e cdo materiali përgjimi”.


Nje shkrim i qarte, i kuptueshem, sidomos per njerezit e thjeshte qe qendrojne larg ketyre manovrave pas kuintave. Por, te tilla skandale mafioze te SHISH-it, apo SHIU-t, sfumohen dhe mbeten vetem ne shtimin e listes se ketyre bemave ne syte e njerezve. Tani duhet vetem aksion dhe vetem aksion. Mos vazhdoni te na mbushni me doza te tjera urrejtjeje per Berishet, Visho Ajazet, etj, etj. Mjaft, me…
Merruni me vrasjet e masakrat e pa denuara ne kete vend,se po ju fut Berisha ne cfaqjet me dacka e me avione ,o socialiste teleshmene!
Ngjela kryeprokuror
Ngjela te behet minister I drejtesise, nuk pranon, krye prokuror.
Mjeret ne ne duar te kujt kemi rene .!
E kini trajtuar mjeshtërisht temën e këtij shënimi z. Alqi! Eshtë një mori krimesh të kësaj natyre dhe Uotergejti para tyre duket si një lodër kalamajsh? Këtu kanë ndodhur disa uotergejtë dhe jo vetëm me përmasën e skandaleve shtetërore por ndershtetërore (përgjime ambasadorësh, ambasadash etj)? Kjo duhet ta kishte bërë prokurorinë aq të interesuar saqë duhej të dridheshin institucionet nga prania e saj!? Por këtu si këtu, hiq një Inë e vër një hu!? Mazhoranca oportuniste nuk ndjehet!? Vë tellallin dhe pastaj bën hamallin e clirimit nga ngarkesa të fajtorëve të përgjimeve të cilët duhej të ishin në birucë? Medoemos në birucë? Por aha? Kemi aleancën e fshehtë me krimin dhe ketu unë ngecem? Përse te vazhdosh? I uroj mazhorancës dhe prokurorisë gjumë dhe…dhe,- u dhjefsha punën dhe gunën bashkë? U mësuam me tollumbacet e rastit “Mimi kundër Imamit” dhe nuk na bëjnë më përshtypje? Na fryu mazhoranca me heroizmat e Fatbardh Pikaloshit dhe unë i kam vëné asaj emrin e “Fatbardh gjatoshit” e mandej imitoj të pjerdhurit me buzë? Çfarë t’i thuash tjetër pavendosmërisë se saj për ta kapur llallën përbythe e për ta hedhur në Lanë!? Reforma në drejtësi ka mbi një vit që është konvertuar në “Reforma në llapje”!? Punë kurvash politike? Tung!
Alqi Koçikos nderime,mazhorancës oportuniste mallkime!! E kini trajtuar mjeshtërisht temën e këtij shënimi z. Alqi? Eshtë një mori krimesh të kësaj natyre dhe Uotergejti para tyre duket si një lodër kalamajsh? Këtu kanë ndodhur disa uotergejtë dhe jo vetëm me përmasën e skandaleve shtetërore por ndershtetërore (përgjime ambasadorësh, ambasadash etj)? Kjo duhet ta kishte bërë prokurorinë aq të interesuar saqë duhej të dridheshin institucionet nga prania e saj!? Por këtu si këtu, hiq një Inë e vër një hu!? Mazhoranca oportuniste nuk ndjehet!? Vë tellallin dhe pastaj bën hamallin e clirimit nga ngarkesa të fajtorëve të përgjimeve të cilët duhej të ishin në birucë? Medoemos në birucë? Por aha? Kemi aleancën e fshehtë me krimin dhe ketu unë ngecem? Përse te vazhdosh? I uroj mazhorancës dhe prokurorisë gjumë dhe…dhe,- u dhjefsha punën dhe gunën bashkë? U mësuam me tollumbacet e rastit “Mimi kundër Imamit” dhe nuk na bëjnë më përshtypje? Na fryu mazhoranca me heroizmat e Fatbardh Pikaloshit dhe unë i kam vëné asaj emrin e “Fatbardh gjatoshit” e mandej imitoj të pjerdhurit me buzë? Çfarë t’i thuash tjetër pavendosmërisë se saj për ta kapur llallën përbythe e për ta hedhur në Lanë!? Reforma në drejtësi ka mbi një vit që është konvertuar në “Reforma në llapje”!? Punë kurvash politike? Tung!
U rafte pika te tere juve te rilindjes jeni burra apo cjeni kini frike .? Kini ligje apo jo , erdhem nga jashte e ju votuam ,, po na turperoni edhe para popullit edhe para botes, kjo eshte , per te uluritur deri ne kup te qellit , cubi I vicidolit qenka akoma ne pushtete , turp turp Edi Rama , ne se lajmi eshe I I vertete ke vetem dy rruge , ose arrestoni fajtoret me cdo menyre e mjet ose , jep doreheqje.Ne emigrantet na prisni per votim vetem kur te marrim mandaten se kalifi Sali ka vdekur .!!!!!!
Me duket se po kuptohet qe edhe Llalla shok i Vishos do perfundojne bashke. Ku?
Reforma ne gjyqesor, te jete paralelisht me retienen ne prokurori, ku jane detadhmentet e Saliut dhe te PD. Z. Edi je shume i vonuar, premtimet i ke harruar, akoma punon me Visho Ajazi Lika, nje spiun i kriminelit Sali, me dy neshtetesi, ku i ke Imamet, Médium & Co kontrabandistet e milioneret e njohur te armatimeve luftarake ne Afrike dhe Lindjen e Mesme.
Nje prokurori e pavarur duhet te pyeste jkarunarin Ylli zyla se ku I ka gjetur leket per te ndertuar nje pallat te tere tek albtelekomi tek shkolla cajupi. O shtet sa do funksionosh apo jo se hajdutet kane vjedhur dhe vazhdojne te vjedhin si puna e ketij ordinerit. Zyla dhe nuk I futet gjemb ne kembe. Paguheni me leket tona per te na mbrojtur nga hajdutet qe na bejne karshillik si puna e katunarit zyla dhe nuk veproni.
Alqi, nuk na ke thene asgje te re. Keto kane dale ne shtyp me kohe.
Nqs te gjitha keto gjera jane te verteta atehere ky eshte nje krim monstruoz. Te arrish te harxhosh miliona euro per te blere disa pajisje dhe per ti perdorur politikanet kunder njeri tjetrit eshte krim monstruoz pasi ne te njejten kohe njerezit nuk kane buke te hane dhe keta kane lluksin te bejne gjera te tilla. Mjere Shqiperi ne duar te kujt ka rene. Urime gazeta per denoncimet e vazhdueshme….
Kush flet per pergjime. Keta qe jane ne pushtet me ligjin tashme te rrezuar ( shyqyr zotit ) nga Gj. Kushtetuese donin te pergjonin gjithe popullin me regjistrimin e detyruar te IMEI te celulareve!
Lorenc,
mjaft na mashtruat, mjaft na genjyet, nuk votuam per ju me 23 qershor qe te degjojme perrallat e Pjerinit me shoke se e njohim mire kush eshte ate, dhe te tjeret ne ate komision. Votuam te heqim Saliun, por jo te beheni ju edhe me keq. Asgje nga ato qe thua nuk eshte e vertete, edhe ne kemi njerez qe punojne aty prej vitesh. Gjeni nje teme tjeter tani sa u ngopem me perrallat me SHISH.
More Artur, ben sikur nuk e kupton apo nuk don qe ta kuptosh mire. Perderisa sa ti, une dhe te tjeret “notojme” ne boten virtuale internetike do te thote qe jemi te ekspozuar apo si e ke qejf ti” te kontrolluar” ne te gjithe ato qe themi dhe flasim, qofte edhe ne skype. E megjithate njerezit nuk e kane problem, vegjetojne, perderisa askujt nuk i shkon ndermend qe te bej krim kunder personit e shtetit. ne vendet ku jetojme ne jasht shqiperise kontrollohemi edhe me kamera ne rruge, ambjente e institucione, por edhe ne telefone. Dhe kjo eshte normale. Shteti qe ka pergjegjsi per jeten tone dhe sigurine ka detyrim. Ndaj mos e politizo kontrollin telefonik qe propozon shteti per raste te veçanta. Po nuk hengre kumbulla nuk te mpihen dhembet. Por e keqia eshte se te gjithe shqipot aty ne dheun tene çdo gje e pereceptojne me vello e sfond politik. Si ata tifozet ne stadium qe ndahen ne dy grupe. Problemi qendron tek transformimi demokratik i psikologjise e mendesise suaj aty. Flisni ne emer te demokracise dhe mendoni e jetoni si ne kohen e baba qemos qe beni sikur e shani sepse ai dikur e beri njeriun robot politik, pa perendi e zot ku qe te gjitha i kishte zevendsuar veçse ai. Behuni tolerant e mos flisni partizançe per gjithçkah. Liria juaj mbaron atje ku fillon liria e tjeterit. ne se nuk e ben kete ke prishur gjithçkah e sistemin ekologjik te demokracise. Tung
Nuk po dime cfare te lexojme. Akuzojne Ramen se prishi Tiranen, ne te vertete Tirana eshte bere me europiane se kurre. Akuzojne Berishen se shkaterroj Shqiperine, por rruget jane shtrire ne cdo cep. Ka muaj qe degjojme perralla me SHISH, a thua se ne jetojme ne Honolulu dhe nuk kemi njerez, ky vend nje pellembe eshte. Vangjeli eshte gazetar i vjeter, ka shkruar me dhjetra artikuj, por kur e porosisin te genjeje duhet te thote “jo”, ne te kundert eshte gazetar pa integritet. Kush do qe kerkon te verteten te pyese nje prokuror, cilindo dhe do ta marre vesh se nuk mund te pergjohet pa miratim te prokurorit, eshte e pamundur teknikisht. Te gjithe qe thone ndryshe genjejne.
Po cfare pritni xhanem ? Cfare doni me per kelysht spiune dhe kryespiunin serb Sali Vucidolin ? A doni te vije bota te heqe Visbo Ajazin ??, te futet brenda dhe te denohet sipas ligjit ne fuqi. Pergjim i njerezve me imunitet dhe pike. Na merzitet shume me kete punen e pergjimeve. O ne burg Visho Ajazi ose ju keni qejf qe te pergjoheni. Do beni shte apo po talleni me popullin qe iu votoj. Nuk ka per te kerkuar llogari populli per kete pune. Veproni ju, prandaj ju ka zgjedhur populli, rrota kari, te paafte. Me keto mend qe keni ardhe ne pushtet dhe si po veproni tani, do ta hani shpejt qafen e pates nga kryespiuni Serb, Mjere ne ku kemi perfunduar, shpresuam shume qe iu dhame votat, te paafte komplet. 88 deputet dhe skeni kellce te heqni nje kryetar shiku qe shkel ligjet me dy kembe dhe iu ben edhe karshillek, toca, s’keni turp. Ai me 73 deputete beri namin kapi te gjithe institucionet, ndersa ju i bini kavallit, toca.tyca
Si te mos jesh i dyshimte (edhe ti) Lorenc?!
Ja se si shkruje me siper:
Citoj:
“…Rama dhe Meta janë përgjuar rregullisht në këtë periudhë, por me të gjitha gjasat, ata e dinin një gjë të tillë. Herë njëri dhe herë tjetri më pas, e kanë përmendur shpesh këtë episod.
Madje, edhe mbasi dinin dakord me njëri-tjetrin kur shiheshin sy ndër sy, në komunikime telefonike me të tjerë, flisnin keq për njëri-tjetrin. Një shaka që duhet të ketë lënduar pafund Doktorin, që edhe e ka kuptuar talljen, edhe ka kuptuar se nuk kishte asgjë në dorë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve që do ta nxirrnin në opozitë….”
Nga i di keto hollesi ti, Lorenc? Ku punon, domethene?! Je intim me shefat e sotem, apo kryen edhe ti pergjime? Ne emer te kujt? Me lejen e Kujt?!
Shqiptaret e dine c’eshte Berisha, dhe votuan ne mase per mendimin e tyre.
Ne kujtohen deklarimet e tua ndaj ish-mikut tend Imami dhe tashme Imami eshte i pafajshem. Keshtu na u the ne shqiptareve, por fjalet e tua, akuza jote (prej gazetari?! apo prej pergjuesi?) ku shkoi?
——————————————————————-
Cfare shteti paska ngritur krimineli-verior, kanunor-bajraktar Sali Bisha ?
Ky kriminel-verior cerek-shekulli e ka dhunar, vjedhur, pergjuar, vrare, dhe djegur gjithe Shqiperine.
Krimineli Sali Bisha te varet nga gjuha … te torturohet sic ka torturuar popullin cerek-shekulli..
———————————————————————————————————————
mir ka ber me kete popullbutall
Bash mire kane bere qe I kane pergjuar por ceshtja eshte se cfare eshte bere me informacionin e mbledhur sa eshte goditur krimi I organizuar.
Kjo eshte ceshtja.
Cfare doli nga keto pergjime z.Lorenc! Pse u hoq Sokol Bizhga dhe ai qe pune kishte antidrogen e merrej me droge Albert Pataj? Visho Ajazi i tha Rames qe te Fevziu te shante “1 milion shfryresit” e interrnetit? Karrieren me keta dy te paret njesoj do e kesh se rilindje do te thote te punosh per buken e gojes jo te shkruash paçavurre… (nuk eshte vone te mendosh per ndonje zanat se ke kalamaj per te martuar)
Populli kur votoi partine socialiste per te drejtuar vendin,nuk e kishte haberin per keto gure qe kishte vene Berisha ne rruge,Kld,shish,etj.Ekishte menduar se buldozeri i qeverise e parlamentit do ti fshije si ndertimet pa leje me shumice votash,.Kjo eshte lufta me te keqen.Te keqen e ketij vendi 1 miljon shqiptare e kane identifikuar Berishen dhe ceten e tij.Votat jane arme,neqoftese nuk di t`i perdoresh hap rruge,se ka te tjere,qe dijne ta bejne.Berisha me 71 vota te blera te mori te gjitha institucionet,ti me 88 vota nuk je ne gjendje t`i spastrosh!Merkel te kerkoi te ndryshosh sistemin e korruptuar te drejtesise,ti japesh fund pandeshkueshmerise.Po te kishte merak te drejtat e Nishanit,kishte mbajtur Nishanin ne krah te djathte,jo Edi Ramen.Prandaj zoti Edi neqoftese ke me shume merak punet e papes,kur te qellojne ne njeren faqe,kthe edhe tjetren,shko shkruhu meshtar dhe mos e mbaj peng voten popullore!
Nga shkrimi i Lorencit ne fakt del se ai eshte me “kompetent” per pune pergjimesh edhe se sa drejtuesit e ShISH-it. E ka kete si zanat te vjeter qe nga koha e Sigurimit apo ja ka ngarkuar tani partia ?
Visho kaubojsi.. çimke e Berishes-
skane vlere pergjigjet per ato qe kam deklaraur une per DERRRIN E Vicidollit – Terrorristin e madh te Shqiperise.
e cuditeshme masha e salic beric e gazidedes qendron ne krye te shikut .kur foli president Moisiu nuk e degjoi njeri .