Sipas zakonit, Papa Françesku, ka falenderuar “Zojën e Bekuar” për mbrojtjen dhe suksesin e plotë të vizitës së tij në Shqipëri.
“Sot paradite, rreth orës 12.00, njofton një notë zyrtare, Papa shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe dhe u gjunjëzua në lutje të heshtur në kapelën e Zojës Salus Popoli Romani, ku vuri tufën me lule, që i dhuruan dje në Shqipëri, në çastin e takimit me fëmijët e Qendrës Betania.
Lule shqiptare, në elterin romak të Zojës, sot, nësa besimtarët e pranishëm u bashkuan me Papën në lutje, për të pëfunduar me këngën “Të falem Mbretëreshë”. Papa u rikthye në Vatikan në orën 12.30”, thuhet në njoftimin e Radio Vatikanit. /E.K
