Abaz Aliu Dhe Papa janë vëllezër

redaktor

Letër e nënshkruar

Vasil Puci, Durres

 

Simboli unik i Vatikanit Papa Francesku erdhi per vizite te fqinjët. Vizite e suksesshme dhe njerezore. Eshte i dyti pape qe vjen ne dheun e Arberit ne periudhe kaq te shkurter. Breza te tere besimtaresh jane lindur e kane vdekur pa e pare kete magji. Jane dashur shekuj per te ardhur. Si komb qe respektojme besimin shkuam te gjithe grup per ta pritur. Ortodokse e bektashij myslimane e katolike. Shume te huaj ne sheshin “Nene Tereza” çuditen, ata na flasin e mezi perkthejmë, aq shume jane.

Gazetare te huaj pa numer. Nje grup aty intervistojne njerez te thjeshte, duhen perkthyes shume perkthyes. Duhen ne gjuhen portugeze, polake, gjermane, franceze, japoneze, turke. Pershtypja ime: Bota besimtare po flet me zë e figure pamvarsisht se nuk te kupton gjuhen. Nuk do te harroj nje zotni nga Skrapari. Reporteri portugez pyeste:

Ju jeni bektashi, pse jeni i gezuar per Papen? Eeeee, – foli buzagaz skrapalliu. Dhe ia nisi këngës: “…Eeeeeoooo,

Epo Papa erdhi faqebardhe / Pyeti per Shqiperine me rradhe / Kur i thane per Skrapare / Tha që Tomorr kam vellane. Eeeoo…”

Perktheje më thotë: Po te marre nje pe (dhe mori shkumesin e shkroi ne trotuar) dhe te lidhesh Tomorrin me antenen e Vatikanit dalin ne nje vije. Abaz Aliu dhe Papa jane vellezer fute ne mend kete. Moter kane Nene Terezen. I futi nje te perqafuar kameramanit dhe puthi reporterin mu ne balle. Çfarë t’i thoshe këtij? Keshtu jemi ne. PAX TECUM PAPE!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *