Policia e Kosovës thërret Albin Kurtin për ta marrë në pyetje

Dita

Policia e Kosovës i ka kërkuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti që të paraqitet për t’u marrë në pyetje.

Mediat kosovare shkruajnë se aktivistët e VV, si : Nora Fetoshi, Etleva Malushaj, Marigone Drevinja, Albin Kurti, Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi, Valdrin Ahmeti, Nol Nushi, u janë dërguar ftesa, apo janë marrë në telefon për t’u paraqitur në polici.

Në reagimin e saj, Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar aksionin e policisë për shoqërimin e aktivistëve të saj nëpër rajonet policore si “gjueti”.

“Këto veprime të policisë ne i konsiderojmë presion politik të Qeverisë në ikje mbi Lëvizjen Vetëvendosje!, si formë e shantazhit, e kërcënimit dhe e hakmarrjes lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Lëvizja Vetëvendosje! kërkon nga organet e rendit, Policia dhe Gjyqësia që të ndalojnë me kërkimet dhe arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! e të mos bëhen vegël e një pushteti skajshmërisht të korruptuar, i cili nuk zgjedh mjet për të mbetur në pushtet”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *