Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaron se është rritur shërbimi në volum si dhe janë konsumuar 14 milionë dollarë më shumë barna se një vit më parë në spitalet publike.
“Shumica e farmacive thonë se ju ka rënë puna. Kjo do të thotë që në spitale ka më shumë barna. Në QSUT janë konsumuar barna në vlerë 14 mln dollarë më shumë se një vit më parë, 134 mijë më shumë ekzaminime laboratorike, 27 mijë më shumë ekzaminime imazherike. Në këto 8 muaj shërbim në volum më të madh.
Të njëjtët tregues edhe në spitalin e Traumës. Por e pranoj që në QSUT ka mungesa barnash, bëhet fjalë për barna me konsum të vogël pra për 3-4 persona. Ne jemi përpjekur t’i plotësojmë me barna alternative. Po ju them që vlera e tyre është e vogël 500-600 dollarë gjithë vitin”, deklaroi ministri Beqaj në një intervistë për News 24.
Ministri sqaroi se Shqipëria importon barna mjekësore nga vendet e BE-së, SHBA Zvicra, Australia, Japonia, Izraeli, Turqia dhe vendet e Ballkanit. /E.K
