Policia italiane ka publikuar momentet kur Kastriot Zhuba ka ekzekutuar Arben Kthellan, kushëririn e tij, Mondi Kthella dhe një shtetas afrikan.
Ngjarja ndodhi në Milano pak ditë më parë.
“Më prisni, do kthehem shpejt!”
Kështu duket se u ka thënë killeri i Brucanos viktimave të tij, pak përpara se ti qëllonte.
Ai është kthyer me një pistoletë, dhe fillimisht ka qëlluar ndaj Arbenit.
Më pas ka qëlluar edhe kushëririn e tij, Mondin.
Ky i fundit ka mundur të fshihet pas shkurreve dhe ka shpëtuar.
Ndërkohë, Zhuba i është kthyer sërish Arbenit për të mbaruar punë dhe më pas është larguar.
Tashmë ai është arrestuar, ndërkohë që në Shqipëri akuzohet për një vrasje të trefishtë në Lezhë.
