A është Berisha një ‘kalë i ngordhur’?

redaktor

Një miku im nga Shtetet e Bashkuara më kujtonte ditët e fundit një shprehje amerikane që thotë: “Do not spend too much time, beating a dead horse”, që në shqip do të thotë: Mos harxhoni aq shumë kohë duke goditur një kalë të ngordhur. Këtë shprehje ai ma kujtoi pasi ndjek rregullisht gazetën ‘DITA’ (edhe pse nuk e di dhe aq mirë shqipen) dhe sheh se në gazetë trajtohen herë pas here me sy kritik bëmat e Berishës, si kur ishte në pushtet dhe më pas. Tërthorazi ai na këshillonte të mos merremi dhe aq shumë me Berishën, pasi sipas tij ai tashmë nuk është gjë tjetër veçse një kalë i ngordhur. Në pamje të parë këshilla e këtij ndjekësi dashamirës të gazetës ‘DITA’ duket një këshillë e arsyeshme. Sepse flet një qytetar amerikan ku sundojnë rregulla të tjera dhe demokracia është funksionale në të gjitha nivelet. Mirëpo…

Mirëpo, realiteti shqiptar është ndryshe. Unë nuk jam hiç dakord që Berishën ta quash kalë dhe për më tepër, një kalë të ngordhur. Ky është një epitet fyes, pavarësisht nga gjuha metaforike e shprehjes së mençur amerikane. Berisha është një njeri si gjithë të tjerët, ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi, ndërsa sot është deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Problemi që gazeta ‘DITA’ merret me Berishën është ku e ku më i thellë. Mbi një milion shqiptarë e ndëshkuan një vit e ca më parë Berishën dhe partinë e tij për mënyrën se si ai e qeverisi këtë vend, për dhimbjet dhe dramat që i shkaktoi këtij populli, për megamashtrimin që bëri në emër të gjoja demokracisë. Nuk është nevoja të përmendim këtu 97-n, grushtin e shtetit në 98-n, Gërdecin apo 21 janarin, korrupsionin e frikshëm etj., etj. Shembujt individualë janë të pamjaftueshëm për të krijuar tablonë e plotë të fatkeqësive që ai mbolli në këtë vend dhe që i faturohen këtij personi. Është një popull i tërë që e ka pësuar nga ky njeri, madje edhe vetë demokratët. Këto i dinë të gjithë shqiptarët, ndaj dhe e ndëshkuan në mënyrë shembullore demokratikisht. Është një praktikë e tërë qeverisjeje e mbrapshtë dhe antipopullore që nuk duhet të përsëritet në këtë vend. Ky është qëllimi pse merremi me Berishën.

Do të më kundërshtojë miku amerikan: Po Berisha nuk është shpallur fajtor për këto që ne po themi dhe denoncojmë përditë? Kjo është e vërtetë. Por po kaq e vërtetë është se perceptimi i shumicës së popullit të këtij vendi është se Berisha është bash njeriu përgjegjës dhe fajtor për të gjitha këto gjëma që i ndodhën këtij populli ndaj dhe e ndëshkuan më votë. Ju lutem i dashur mik, lexo dhe kupto me aq sa mundesh reagimet që na bëjnë online nga SHBA ku je ti, nga Kanadaja, nga Franca, nga Anglia, nga Gjermania, pa përmendur këtu qytetarët e Shqipërisë që na takojnë përditë dhe na i thonë mendimet e tyre drejtpërdrejt. Etiketimet e tyre ndaj personit me emrin Berishë janë ku e ku më të rënda nga ato që themi ne në gazetë. Besoj se e ke lexuar edhe intervistën e Izet Haxhisë ditët e fundit për të kuptuar se sa të thella janë arsyet pse ‘DITA’ merret me Berishën. Po drejtësia ku është?, do më pyesësh ti. Drejtësia është e kapur nga Berisha, në mos nga Berisha nga ish-qeverisja e tij. Ndaj dhe është kjo (pa)drejtësi në këtë vend. Nuk ka drejtësi as për 97-n, as për 98-n, as për Gërdecin, as për 21 janarin… Ndaj dhe mazhoranca aktuale ka deklaruar një reformë radikale në drejtësi.

Do më kundërshtojë sërish miku amerikan: Po Berisha ka dhënë dorëheqjen, nuk është më kryetar i PD-së etj.? I përgjigjem: Po, Berisha dha dorëheqjen dhe vendin e tij e zuri Lulzim Basha. Berisha është vetëm një nga 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Por e gjitha kjo është një iluzion kaleidoskopik. Berisha është ai që ka qenë. Vëreni vetëm sjelljen e Berishës në Kuvend gjatë vitit të fundit kur PD kaloi në opozitë. Berisha është de fakto kryetari që udhëheq PD-në, që e urdhëron dhe që i bindet verbërisht atij në të gjitha aksionet politike. Basha bën vetëm çfarë i thotë udhëheqësi i tij shpirtëror. Po kështu bën edhe Nishani, njeriu që duhet të jetë President i vendit dhe garant i Kushtetutës, por që më shumë se Kushtetutën respekton Berishën, të cilit i hap derën e pasme të Presidencës sa herë i duhet të këshillohet për ndonjë qëndrim politik. Nuk po flas për deputetët e PD-së, të cilët i ka vënë Berisha në rresht dhe nuk bëjnë dot gëk para tij. Ndaj dhe deklarata e djeshme e Berishës se “largimi nga drejtimi i PD-së, është i parikuperueshëm” është i pabesueshëm. Me këtë strategji politike që po ndjek PD nën udhëheqjen e Bashës dhe nën komandën e Berishës po shkon drejt një humbje edhe më të thellë se ajo e vitit të kaluar në 2015-n. Dhe pikërisht atëherë ka të ngjarë që demokratët, të cilët janë vërtet për t’u qarë hallin në këtë derexhe që ndodhen, të thonë: Ishim më mirë me Berishën kryetar! Dhe do të kërkojnë që ai të rikthehet sërish… Këtë madje ai e paralajmëroi vetë, kur tha se: “Ky është proces ku përgjegjësinë e kanë dhe do ta mbajnë Kryetari dhe ata që do të udhëheqin PD-në”.

Prandaj dhe themi se Berisha nuk është një kalë i ngordhur…

Share This Article
28 Comments
  • Nderkohe qe Xhevdeti shkruan referatin e n-te ndaj Berishes keta te tanishmit i kane perveshur menget e po bejne kerdine duke vjedhur.
    Ndoshtja pyetja me logjikshme do te ishte: a do te jete e mundur qe hajduti te arrestoje hajdutin?

    • Kal i Ngordhur ne PD eshte Basha Nishani dhe gjith shpura e Deputeteve te PD por Jo Berisha. Keta jane te gjith Buratinet e Berishes

  • Nuk besoj te jete kal i ngordhur , une besoj se rrezikshmeria e ketij personi eshte pasja ne duar nje pushtet te madh te parave dhe pasurive , qe ne cdo moment paraqet rrezikshmeri ne permbysjet e pushtetve ne shqiperi. Kjo nuk do te thote qe ai nuk do bashkepunoj perseri me Ilirin pasi pushteti eshte i embel dhe te dy , e provuan si punohet edhe me kundershtarin

  • Ne shqip ka nje thenie tjeter “kali ngordhi dde ata po I heqin patkonjte” ! Jo Berisha s;ka qene kale po “kalores” ,,!?Me dinakerine e nje malesori ai e coi Shqiperine ku eshte sot! Nuk eshte larguar dhe tymin do t’ja shihni shume shpejt. Pa u larguar Berisha ne nje forme apo tjeeter Shqiperia nuk e ngre koken!

    • Kris
      Ke te drejte! Berisha me dinakerine e tij dhe me sherbimin servil ndaj serbeve, e coi Shqiperine ne buze te gremines, gje qe me sa shoh ty te gezon dhe kjo tregon se ke ngrene lugen e corbes ose te Berishes, ose te serbeve. Mbaje mend or tutkun i indoktrinuar e pa kulture qe nuk mund te shohesh me tej se sa nga hunda jote, se po u largua Berisha, fizikisht nga politika dhe nga Shqiperia, vendi yne do shohe per here te para diell ne keta 100 vjetet e fundit, sepse Zogu mbolli terror, Enveri po ashtu, Saliu,komunisti 24 vjecar e nxenesi i Enverit jo vetem terror, por edhe vrau hapur fare e pa ligj ( sic bente formalisht Enveri), qindra te pafajshem ne Gerdec, ne bulevard dhe aty ku shume nga ne nuk i dine.

      • Hajde dëgjoje atë Hekalin tani kur të fillojë e të thotë se Hekali është fshat trimash dhe ja kalon edhe Vlorës!? Ky . Xhevdeti është vërtet gazetar trim e syshqiponjë por ky hekali akoma nuk e di qe ky gazetar i ka rrënjët në Vlorë dhe se vetëm në Vloré kané ngrënë e pirë trimat mé të mëdhenj té Mallakastrës? A degjove o hekal figura?

  • Te quash Berishen kale hyn ne mekat.Kali eshte nje kafshe fisnike.Besoj se miku ka pare ne amerike qelbesit.nga ajo race eshte Saliu.po e preke do te biesh ere te qelbur per nje kohe te gjate dhe nuk ka gje qe te pastron.Po ngordhi qe eshte deshire e gjithe shqiptareve,duhet groposur shume thelle per te evituar eren e rende dhe se mos na cohet lugat
    Tashti Berisha luan kukafshehtas dhe po perdoret si gogol qe mbulon defektet e qeverisjes te Rametes.Dhe pa pushtet berisha eshte pushtet sepse keshtu don mafia.

  • Ke shume te drejte Xhevdet. Duhet marr perdite me kete “kale te ngordhur” derisa te dale para Drejtesise e te jape llogari per gjithcka. Nuk ka drejtesi e qetesi ne kete vend pa u denuar ai.

  • e une dakort jam qe mos e ofendoni Berisha nuk eshte nje kale i ngordhur po nje gomar qe i kane rene dhembet e mezi e pertyp barin edhe pse protezat i kane erdhur nga vjera Serbi

  • e une dakort jam qe mos e ofendoni Berisha nuk eshte nje kale i ngordhur po nje gomar germuq qe i kane rene dhembet e mezi e pertyp barin edhe pse protezat i kane erdhur nga vjera Serbi

  • Une mendoj se ai miku nga USA ka dashur te thote qe ju shoket e dites me shume duhet te merreni me qeverine aktuale, mqs jeni dhe gazete e (pa)varur.

  • Hale BErisha eshte fatkeqesia, armiku, shkaterruesi I kombit tone. Prej quhe ta varin kete spiun e agjent te te tere agjenturave te huaja. Ne ferr I vafte shpirti…..

  • @@@ Hm,hm o Xhota? Nuk di a është i përshtatshëm ky epiteti ” i ngordhur” ndërsa përsa i takon asaj se çfarë është saliu kalë,gomar,mushkë apo ndonjë kafshë tjetër them se asnjëri nga këta emra nuk është i goditur? Kot ngatërrohet e krahasohet sejcila nga këto kafshë fisnike me një kriminel , sociopat e lugat të klasit të parë? Këndvështrimi juaj o Xhota se do të meremi me salinë për arsye se ka shumë hesape pa dhënë për qindra krime të bëra është më i drejti ? Saliu nuk duhet të konsiderohet i ngordhur qysh tani? Ai duhet të konsiderohet i ngordhur pasi të jetë arrestuar,gjykuar,dënuar e pështyrë nga populli, pasi të jetë zhveshur nga pasuritë e vjedhura dhe pasi t’i jenë numëruar një për një të gjitha krimet e bëra ??? Atëhere po,mund t’i jepet e drejta mikut tuaj amerikan ta quajë “kalë të ngordhur”!? Tani për tani absolutisht jo dhe argumentat e Xhevdetit qëndrojnë e nuk i luan topi ? Nuk i luan topi sepse “kali i ngordhur” është kronikë 24 vjeçare krimi, është ideator dhe organizator krimi,është inspirues e mbrojtës krimi, i ka duart e gjakosura nga krimi e në këtë optikë ai nuk duhet konsideruar kufomë ,ngordhësirë e ku di unë por shumë më shumë? Xhevdeti i evidenton qartë disa nga momentet e krimeve të këtij përbindëshi? Shenojnë kulme kriminale të përmasave historike, madje dhe nivelet e krimeve kundër njerëzimit (urdhra për zjarr mbi civilët e paarmatosur më 21 janar) dhe duke qënë kështu historia e tij nuk mund të mbyllet me ngordhjen politike por vetëm e vetëm me ngordhjen juridike dhe me shpalljen për shumë arsye “tradhetar i sovranitetit shtetëror dhe i popullit shqiptar”? Krimet e pagjykuara të saliut nuk mund të japin asnjë lloj liçense për asnjë lloj konsideracioni politik? Madje përvoja juridike botërore konfirmòn se kriminelët edhe kur kanë qënë në varr, janë gjykuar e denuar për krimet e bëra përsëgjalli ? Saliun e kemi të gjallë dhe nuk është nevoja ta “ngordhim” e pastaj ta gjykojmë por ta gjykojmë e pastaj ta ngordhim!? Kështu e meriton ky kriminel dhe në këtë optikë jam shumë dakord me Xhevdet Hekal Shehun, gazetarin trim që po e tërbon kriminelin SB me shkrimet e tij? Ore Xhota, se ma kujtove,- përse nuk i shkruan atij mikut amerikan se shqiptarët të nxitur nga shkrimi im e kanë zvendësuar “kalin e ngordhur” sali me “qenin e tërbuar ” sali dhe kërkojnë tê veprohet njëlloj siç veprohet me qentë e tërbuar,- ” I A S Gj E S O J N Ë”!? Përndryshe e përhapin semundjen në te gjitha gjallesat dhe habitatin përreth e më gjërë!!? Thuaja këtë gje,thuaja? Se fundi po ju them se na kënaqe me qëndrimit tuaj ndaj amerikanit duke i thënë copë se duhet “ti jepet dylekëshi” sali shejtanit? Të kishe thëné ndryshe do t’i drejtohesha z.Thano me një letër ku do t’i kërkoja të të lidhnin te “bytha e ullirit”? Nderime o pena trime e Hekalit dhe gazetës supertrime “Dita” që po kërkon me ngulm ndéshkimin e merituar të kriminelit e të antishqiptarit sali tërbim berisha! Tung!

  • Larg paskeni shkuar per nje aforizme,kur ne shqip eshte me e goditura:”Po e luajte bajgen do vije ere”.Berisha eshte veshtire te vihet para Ligjit,sepse tamam”do vije ere”.Ai eshte Arkiva,zoteron pergjimet,kadastrat,transaksionet financiare,fryt i pisllekut dhe korrupsionit.Vetem Robespieri do ta vinte me shpatulla per muri,por heronjte kane vdekur. Berishen e mbrojne Rajersonet dhe padronet e Tranzicionit te skicuar ne leter qysh me pare,pse na irritoni kur e dini qe kali Berisha u puntua per te sjelle anarki dhe ai beri ekzakt cfare i pshurren ne vesh?E mbrojne ata qe i dhane pushtet dhe ju gazetar i nderuar anglishtfoles mos beni sikur nuk e perceptoni se nga i vjen mbrojtja Berishes.Madje kalit plak ia kane gjetur trashegimtarin,e kane pajisur qekur me pasaporte,se ku i dihet Robespieri..E denon dot kush pse firmosi ne tym per 230 milione $ teper?Jo,se ta do mendja qe do ta bejne kryeminister,i ka yjet ne ngjitje.

  • Ore Vlora? Le rrugët sipas teje që të cojnë të gjitha në Vlorë por edhe rrënjët e ullinjve tanë po i shtrin deri në Vlorë? O figurë,- Xhevdet Shehu është mallakastriot dhe pikë? S’kini punë tjetër ju më duket,-edhe kur del ndonjë trim udhetar në polin e veriut vlonjat e nxirni ju?? Jini në terezi apo jo? Hajde lëri përrallat se po vidhni gjithe heronjtë dhe te shquarit në cdo shtet te globit dhe po i quani lebër vlore? Atë që edhe ujët ja u dogji gjermani ju e kini thënë jo ne? Mjaft më me krenari me shumë kripë se e teproni dhe na shëllirosët fare? Hajde tung tani dhe mer gunën e futja gjumit? Trima jini por e teproni? Xhevdeti është i mallakastrës dhe kuptoje nashti muhabetin njëherë e mirë o kolopuçi i xhaxhait? Tung!

  • E dimë që vlonjatët janë trima por po e bën shëllirë mburrjen tënde o figurë? @ Ore Vlora? Le rrugët sipas teje që të cojnë të gjitha në Vlorë por edhe rrënjët e ullinjve tanë po i shtrin deri në Vlorë? O figurë,- Xhevdet Shehu është mallakastriot dhe pikë? S’kini punë tjetër ju më duket,-edhe kur del ndonjë trim udhetar në polin e veriut vlonjat e nxirni ju?? Jini në terezi apo jo? Hajde lëri përrallat se po vidhni gjithe heronjtë dhe te shquarit në cdo shtet te globit dhe po i quani lebër vlore? Atë që edhe ujët ja u dogji gjermani ju e kini thënë jo ne? Mjaft më me krenari me shumë kripë se e teproni dhe na shëllirosët fare? Hajde tung tani dhe mer gunën e futja gjumit? Trima jini por e teproni? Xhevdeti është i mallakastrës dhe kuptoje nashti muhabetin njëherë e mirë o kolopuçi i xhaxhait? Tung!

  • !!!!!/!!!!/??????? @ E dimë që vlonjatët janë trima por po e bën shëllirë mburrjen tënde o figurë? @ Ore Vlora? Le rrugët sipas teje që të cojnë të gjitha në Vlorë por edhe rrënjët e ullinjve tanë po i shtrin deri në Vlorë? O figurë,- Xhevdet Shehu është mallakastriot dhe pikë? S’kini punë tjetër ju më duket,-edhe kur del ndonjë trim udhetar në polin e veriut vlonjat e nxirni ju?? Jini në terezi apo jo? Hajde lëri përrallat se po vidhni gjithe heronjtë dhe te shquarit në cdo shtet te globit dhe po i quani lebër vlore? Atë që edhe ujët ja u dogji gjermani ju e kini thënë jo ne? Mjaft më me krenari me shumë kripë se e teproni dhe na shëllirosët fare? Hajde tung tani dhe mer gunën e futja gjumit? Trima jini por e teproni? Xhevdeti është i mallakastrës dhe kuptoje nashti muhabetin njëherë e mirë o kolopuçi i xhaxhait? Tung!

  • @/@/@/@/@/@ !!!!!/!!!!/??????? @ E dimë që vlonjatët janë trima por po e bën shëllirë mburrjen tënde o figurë? @ Ore Vlora? Le rrugët sipas teje që të cojnë të gjitha në Vlorë por edhe rrënjët e ullinjve tanë po i shtrin deri në Vlorë? O figurë,- Xhevdet Shehu është mallakastriot dhe pikë? S’kini punë tjetër ju më duket,-edhe kur del ndonjë trim udhetar në polin e veriut vlonjat e nxirni ju?? Jini në terezi apo jo? Hajde lëri përrallat se po vidhni gjithe heronjtë dhe te shquarit në cdo shtet te globit dhe po i quani lebër vlore? Atë që edhe ujët ja u dogji gjermani ju e kini thënë jo ne? Mjaft më me krenari me shumë kripë se e teproni dhe na shëllirosët fare? Hajde tung tani dhe mer gunën e futja gjumit? Trima jini por e teproni? Xhevdeti është i mallakastrës dhe kuptoje nashti muhabetin njëherë e mirë o kolopuçi i xhaxhait? Tung!

    • Re Hekal,- të marsha të keqen unë ty? Hakun re hakun i ke dhënë ” Vlora-s”? A e di ti se njëherë ai ka komentuar në tym dhe thoshte që në. Vlorë e kanë folenë dhe arinjtë polarë dhe se në detin e vlorës vijnë balenat? Qënka kallëm re kallëm nga mëndja ky krenarmadhi !? Hakun ja ke bërë? Tu bëfsha unë ty re tu bëfsha?

      • The gjë ti myzeqeja? Rri aty rehat se e di ti çtë punoj? Nga 50 kilometra ta zbraz dyfekun dhe e di ti,drejt e te ty vjen plumbi? Mylle gojën e mos e hap më? More vesh se s’té them figurë unë ty ???

        • Nuk jam unë Re Vlora që i kam thënë ato llafe për ty ? A e di si është puna? Ndonjé komentues më ka vjedhur pseudonimin e bën sikur kam qënë unë? Nuk jam aq mendje kallëm unë sa të bëj shaka me lebrit re? Tu bëfsha o vlora,kështu ka qënë puna? Me respekte për ju dhe po të zë be për kokën e kalamaqërve se ma kanë vjedhur pseudonimin?

      • Ha ha ha ha ha,ç’humor i lezetshëm i hekalit dhe i myzeqesë me vlorën dhe i vlorës me të dy!? Na shkritë. Respekt!

  • Berishes duhet ti behet hetim , gjykimm perndryshee Nuk behemi me ne shqiptaret. Sali Rame Berisha duhet futur ne burg ai eshte nje ujk i vjeter ….. Zakonin se harron Vdekje Sali Berishes

  • I ngordhur nuk eshte, por eshte kufome, madje kufome shume e rrezikshme! Kush mendon se Berisha tashme eshte “Kale i ngordhr” ekashume gabim dhe do te thote se nuke njohin Berishen, duke harruar se cili eshte ai dhe ke perfaeson ketu ne Shqiperı, qe do te thote se kane harruar 2 Prillin ne Shkoder, Vitin 1997, Vitin 1998, Vitin 2008 (Gerdecin), Vitin 2011 (Janarin ku vra kater njerez), dhe vitet e tjere kur ka vrare njerez si Hajdarin, Trebicken, Xhindin, dhe sefundi Olldashin. Berisha kthehet ne Kal i ngordhur vetem atehere kur UDB-ja serbe te mos kete nevoje per te! Kujdes, ai nuk ka ikur dhe nuk ka ngordhur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *