Kërkesa për shkarkim, Çefa refuzon Kuvendin dhe më pas ndryshon mendje

Bledar Lumani

Nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, ka refuzuar fillimisht që të paraqitet në Komisionin e Ligjeve, ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e tij.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe anëtari tjetër i KLD-së, Lulzim Lelçaj, që gjithashtu pritet të shkarkohet.

Komisioni i Ligjeve kishte kërkuar që ata të ishin të pranishëm gjatë diskutimeve për kërkesën e shkarkimit të tyre.

Për këtë arsye, atyre iu është dërguar një letër.

Por, si Çefa, ashtu edhe Lelçaj nuk kanë kthyer përgjigje, duke refuzuar të marrin pjesë.

Por më pas duket se Çefa ka ndryshuar mendje.

Ai tha se do marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve.

Shkarkimin e tyre e kanë kërkuar 39 deputetët të mazhorancës.

Ata pretendojnë se Çefa dhe Lelçaj kanë bërë shkelje të shumta dhe për këtë arsye kanë kërkuar shkarkimin e tyre nga KLD.

Share This Article
5 Comments
  • Refuzojnë kuvendin!? Hm,hm,-po policinë a e refuzojnë? Jo,sepse policia te mer me dhunë!? Po institucioni superior i ligjeve pse nga pikëpamja e “detyrimit për paraqitje” qëndron më poshtë se policia!? Tung!

  • Ky ka qene nga njerzit me te bindur , dhe nuk ka prishur qejfet e shefave te medhenj. Po ti shohesh keto tipa si psh . Llalla , Fullani , Cefa , Nishani , ai Kryetari Gjykates Kushtetuese, etj tipa, jane fix ashtu sic i do ai qe i vendos , kenaqen me pak dhe nuk jane agresiv.

  • Per kete nenkryetarin e KLD-s sdi c’te them, por ky lelcaj eshte kot fare, ka livadhisur kot deri tani. Ka vetem nje merite -eshte mik i Joooozzziit

  • PO pse Cefa nuk eshte mik i Xhozit.
    Po pse Llalla nuk eshte mik i Xhozit
    Po pse Zaganjori nuk eshte mik Xhozit
    Po pse Gjin Gjoni nuk eshte mik i Xhozit

    Per ke drejtesi po flete…ku ka drejtesi.. me nje bande kriminale ne krye te kopuka te drejtesise.cjane keto muhabete reforme.reforme ore ka shkelur ligjin Gjon Gjin Gjon , ka vjedhur pasurine tone te popullit ka marre pronat tona ti thua reforme .prkuroria kerkon ne burg Nishnlliu thote eshte me imunitet ..o ka marre fund cdo gje ne krye eshte NIshan kapter dhe Sb.ka marre fund cdo gje ketu as nje shprese nuk ka…ngushellohemi kot..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *