Veliaj:Të vetëpunësuarit në bujqësi të njëjtat përfitime me qytetin

Dita

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj deklaron se përfitimet e të vetëpunësuarve në bujqësi do të jenë të njëjta me përfitimet me të punësuarit në zonat urbane sa i përket marrjes së pensionit.

Gjatë një takimi me disa banorë në Lundër, Veliaj deklaroi se prej 1 janarit fillon procesi i afrimit të skemës së pensioneve të zonave rurale me atë të qytetit.

“Kohën e kemi të kufizuar deri sa skema e fshatit të pajtohet me të qytetit. Na ngelen edhe 4 vjet që skemat të barazohen. Nuk mund ta shtyjmë më shumë se viti 2018. Që nga data një janar do fillojë afrimi i skemave. Lajmi i mirë është që për herë të parë ata që janë të vetëpunësuar në bujqësi do kenë të njëjtat fitime me ata që janë të punësuar në zonat urbane. Ka pensione në zonat ruralë që janë më të ulëta se ndihma ekonomike”, theksoi ministri Veliaj.

Share This Article
2 Comments
  • Po per te kontribuar, a do kontribuojne njelloj o shoku minister????!!!
    Ne do ta falimentosh nje vend merr dy artista dhe dy Ojq-ista dhe leri te “merren” me ekonomine.

  • Pershendetje.Une banoj ne qytet por kam toke ne fshat .Nuk paguaj dot sigurimet si i vetepunesuar ne bujqesi me thote punonjesi i siguracioneve sepse jetoj ne qytet. Si mund ta zgjedh kete ceshtje qe te paguaj sigurimet ne bujqesi.Pres pergjigje.Faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *