Tiranë, dyshohet se një mjeti i është vendosur eksploziv

Dita

Forcat e anti-terrorit janë vënë në lëvizje për shkak të një alarmi për vendosje bombe. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se dyshohet se poshtë një mjeti tip “Alfa Romeo” është vendosur lëndë eksplozive. Bëhet fjalë për mjetin ngjyrë gri me targë AA601FP.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, tek rruga “Ylbere Bylykbashi” , pas Prefekturës së Tiranës dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Siç bën të ditur News 24, pronari i automjetit Fatjon Vrapi është divorcuar para 6 muajsh dhe në atë kohë ka marrë kërcënime nga ish-gruaja, e cila e ka kërcënuar se “do ta hidhte në erë”.  Ai kishte pak kohë që ishte rikthyer nga Italia.(vijon)  /E.K

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *