Ajo shquhet për stilin e saj të veçantë në muzikë.
Por, tashmë Lana Del Rey do të jetë e veçantë edhe për koncertet që bën.
Këngëtarja e njohur ka vendosur që të mbajë dy koncerte në varreza.
Koncertet do të mbahen në varrezat Hollywood Forever më 17 dhe 18 tetor të këtij viti.
Mësohet se një biletë do të kushtojë 65.5 dollarë.
Ata që do të marrin pjesë në këtë koncert, mund të marrin me vete jastëkë, batanije, ushqim dhe pije.
