“Do t’i them Papës…”

redaktor

Që prej së dielës Papa Françesku ka hyrë në jetët tona – thënë poetikisht – ashtu si pa u ndjerë, si një fllad, që na ledhaton e shplodh, në çaste kapitjeje e dëshpërimi. Mënyra si u prit dhe elozhet që iu bënë, ku askush nuk iu përmbajt tundimit për t`u bërë “katolik”, shumë më tepër se ai, e ka shndërruar në një ikonë që nuk dihet se sa do i rezistojë kohës, me tiparet e “babait” që qetëson shpirtra, zgjidh konflikte, pajton e urdhëron për unitet. Me këtë pozitë, ka mundësi që këtej e tutje, të mos jenë institucionet europiane ato që bëjnë arbitrin mes nesh, sidomos në politikë, por si i tillë të shikohet vetëm Papa Françesku, ai që “provokoi” sa e sa “mrekulli shqiptare” brenda një dite. E për këtë, nuk ja vlen më që të ankohesh në institucionet e Brukselit, të hapësh gjyqe, të shkosh në kushtetuese e kështu me rradhë. Mjaft të paralajmërosh: “Do t’i them Papës…”, e vlefshme kjo për çdo moshë (pranohet dhe me ‘xhaxhi’ përpara, nëse është i mitur), çdo situatë e çdo problem.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *