I nderuar lexues! Korça është një nga qytetet kryesore të Shqipërisë. Duke pasur një pozitë mjaft të përshtatshme në një pellg si fusha e Korçës, u shndërrua në qendër qytetare, me një kishë të shek.IX, rindërtuar në shek.XIV. Në fillim përbëhej nga kalaja dhe pranë saj fshati Peshkëpi. Qyteti u formua nga shkrirja e tyre. U ngritën një xhami, hamamet etj. dhe u zhvillua shpejt si qendër zejtare e tregtare. Në shek.XVII-XVIII qyteti u zgjerua. Më 1783 Korçën e shtiu në dorë Ali Pashë Tepelena. Në gjysmën e dytë të shek.XIX u bë një nga qendrat më të mëdha ekonomike, tregtare e kulturore të vendit, me një pazar të madh e karakteristik, që zë vend të veçantë ndër monumentet kulturore të qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Mateial shpjegues sh. i dobet.
Mbeshtes mendimin e S.Permetit…