Dorë s’heqim dot Se nuk na lë Grida

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Ditë, u mërzitëm

Duke bërë replika

Dorë s’heqim dot

Se nuk na lë Grida.

 

Gridë, s’je vetëm ti

Që e ke këtë huq

Ke dhe shok e shoqe

Që s’duan shall të kuq.

 

Është ngjyrë e flamurit

Shpirt shqiptarie

Është gjaku i të rënëve

Që lirinë na falën.

 

Një simbol i çmuar

I luftës partizane

Lirisë së fituar

Me mundim e halle.

 

Është ngjyrë e atdheut

Anë e kënd e kuqe

Që ty dhe kusarët

U ka bërë me huqe.

 

Nuk duroni dot

Dukeni të qorruar

Sa herë vjen Nëntori

Vjen dhe vdekja juaj.

 

Liria te ne

Do jetojë gjatë

Se shqipja, tha dhe ati

Fluturon veç lart.

 

Të presim 70 vjetorin

Siç na ka hije

Duan apo s’duan

Soji i gridave.

 

Ju përshëndet Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

 

Share This Article
4 Comments
  • Te lumte Kapo Labi!
    29 NENTORIN,diten e lavdishme historike te CLIRIMIT TE Shqiperise nga hordhite naziste dhe bashkepuntoret e tyre e festojme ne,BIJTE E ATYRE PARTIZANEVE,QE DHANE GJAKUN DHE RININE E TYRE PER ATDHEUN!!!
    E feston mbare populli shqiptar,qe mbeshteti bijte e tyre PARTIZANE duke perballuar SPIUNET ballisto-zogiste,bashkepuntore te pushtuesve,me DJEGIEN E SHTEPIVE,ARRESTIMIN E PJESTAREVE TE FAMILJEVE DHE INTERNIMIN E TYRE NE KAMPET FASHISTE TE INTERNIMIT!
    E festojne femijet e atyre 86 qytetareve tiranas,qe dora e krimineleve kosovare si Rexhep Mitrovica dhe Xhaferr Deva,i PUSHKATOI para dyerve te shtepive pa asnje faj!!
    E festojne te gjithe shqiptaret patriote,qe gjykojne se Shqiperia,qe kemi sot NUK DO TE EKZISTONTE,pa gjakun e sakrificat disa vjecare te USHTRISE SE LAVDISHME PARTIZANE,nen udheheqjen e PARTISE KOMUNISTE DHE GJENERAL KOLONEL ENVER HOXHES!!!
    Doemos kurre nuk do presim,qe bijte e TRADHETAREVE TE Shqiperise,atyre qe bashkepunuan me pushtuesit dhe SPIUNET E TJERE qe tentuan te permbysnin me force pushtetin e dale nga kjo lufte HEROIKE,ta PRANOJNE REALITETIN SIC KA QENE!!!
    LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE E KANE NJOHUR TE GJITHA FUQITE E MEDHA TE KOHES dhe Shqiperia radhitet me NDER NE FITUESIT E KESAJ LUFTE BOTERORE!!!
    Ata qe ulurijne kunder kesaj lufte,NUK I LIDH ASGJE ME KETE LUFTE,ndaj do bejne mire te HESHTIN,se vetem shtojne URREJTJEN E POPULLIT per veten e tyre!
    LAVDI LUFTES HEROIKE NACIONAL-CLIRIMTARE!
    LAVDI DESHMOREVE TE KESAJ LUFTE!
    LAVDI UDHEHEQESIT HEROIK ENVER HOXHA!
    Kush ka frike nga e verteta,LE TE PLASE!

  • Pa u rishkruar historia eshte e kote te behen festime me rastin e clirimit,demtohet edhe buxheti edhe shoqeria.Nga shteti Turk na kane ardhur mesazhe te njepasnjeshme,qe historia te rishkruhet duke u bazuar ne arkivat e tyre dhe qe tregojne jo pushtimin, por bashkeqeverisjen me osmanet.pra deri me sot kemi mesuar histori genjeshtare.Gjithashtu per l.a.n.c-re, pati zera se ishte lufte civile dhe numuri i te vrareve nuk eshte njezetetetemije por rreth pesemije.Prandaj qe te mos behen festa te rreme dhe mbi rrena,me mire te pritet sa te rishkruhet historia e vertete dhe perfundimisht e pakontestueshme nga askush.

    • Kur ka krrica qe shkruajne e japin mendime si ky kubani , nuk ja vlen fare ti lexosh e aq me pak te shkruash a te japesh mendime per historine e Shqiperise , sepse e ul veten ne nivelin e tij.

  • O Kuban nuk te paska mbetur asnje fije,apo ke lindur pa fije ne koke.Ti dhe mua te vodhen dhe te shkatrruan Salinjte dhe ti ke frike pse vete populli del e festo Clirimin pa asnje leke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *