Rama prezanton 12 projekte të reja në infrastrukturë

Dita

Nga rritja e të ardhurave, qeveria pritet që të financojë 12 projekte të mëdha. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook, projektet që qeveria pritet t’i realizojë.

Në listën e projekteve priten që të financohet ndërtimi i rrugës Kukës- Morinë , 2 lote që përfshijnë vepra arti të mëdha e 2 viadukte, ndërtimi i rrugës Milot Fushë Krujë, loti 4; plotësimi i segmentit Dragobi-Valbonë si dhe sistemimi dhe asfaltimi i rrugës Kukës-Krumë 2 lote.

Gjithashtu, qeveria pritet që të ndërtojë dhe by passin Plepa –Kavajë-Rrogozhinë , lotet 4-11, rrugën Lushnjë –Berat, 3 lote; ndërtimi i Unazës Veriore Korçë, rruga Korçë-Kapshticë; ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, loti 1; ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë, 3 lote si dhe sistemimi dhe asfaltimi i rrugës Qafë Thanë –Lin-Pogradec, loti 2.

Edhe në boshtin jugut pritet që të financohet sistemim-asfaltimi i rrugëve lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë), loti 1.

Në kryeqytet pritet që të zgjidhen Unaza e re, 2 segmentet, Komuna e Parisit , rruga e re Tiranë-Elbasan, si dhe Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës. /E.K

Share This Article
17 Comments
  • Projekte të mira por për projektin me shumë përfitime Qukës- Qafë Plloçë nuk po dëgjojmë gjë,ashtu si dhe për atë Çorrovodë Tri Urat? Nxjerrin nga prapambetja e skajëshme qindra fshatra të mokrës e të skraparit dhe kryesorja me mundesi të medha në bujqësi,blegtori dhe agrikulturë? Tung!

    • Per fshatrat e prapambetur e ke drejte qe do te zhvillohen nga zbatimi i nje projekti Corovode-Tri Urat.
      Po per prodhime bujqesore e agrikulture ?!?!?!?!?!?!?!
      Pervec rrushit Korrith qe rritet neper vidha, s’ka gje tjeter.
      Sa eshte numri i banoreve qe jetojne ne keto zona qe do kaloje rruga; ja vlen invesitimi me miliona dollare ?!?!?!?

      • Kur vjen puna tek skraparlinjte ata e duan autostraden tek kazani i rakise dhe rehanise. Pllumit i duket Shqiperia si lokalitet i Corovodes.

  • Po me Qytetin e Lasgushit e te Mitrushit qe ka mbatur si gjysma gjeli ,me nje trafik te frikshem mepermes ,axhensi ne mes te qytetit me rrugen e unazas me gure ,balte e pluhur …
    Do te isha shume kurioz vetem te shihja projektin e nje qyeteti te RILINDUR si dhe projektet e mrekullueshme ARTISTIKE te Kavajes, Lushnjes etj.
    Flitet shume per bregdetin por PORADECI eshte i bukur ne te gjitha stinet e vitit ….shkoni provoni te gedhiheni qofte edhe nje nate …dhe do te mrekulloi.
    Vete lasgushi i madh, thone se, ngaqe e dashuronte me gjithe shpirt, kish raste qe e zinte mengjesi duke shetitur e shijuar buze liqenit agimin ne Malin e Thate ….
    Kemi shume shprese tek mrekullite qe mund te beje Ai qe din te beje vepra te bukura …dhe koha e ka treguar se EDI e zbukuron natyren , qytetet …fshatrat me syrin e ARTISTIT.
    Dhe vetem per kaq ta falenderojme dhe ta inkurajojme edhe pse disa probleme ekonomike tonat ndoshta do te duan kohe per te na u zgjidhur……

    • O lejlek me pelqejn komentet e tua, dukesh qe je nga pogradeci dhe ky qytet esht qyteti qe njihet perle e ballkanit bashke me ohrin! Dikur ne vitet 1170 esht nje nga qendrat me te rendesishme, ku u ruajt kultura bizantine nga car dushan dhe nga ai ka lindur edhe emri i ketij qyteti e lumit te volorekes qe do te thote ne greqisht e sllavisht lume i bukur, por qe islamiku enver ja nderoj identitetin ne brilone!

      • E c’pune ka Enveri i cili i dha lluster ketij qyteti i cili nder shekuj ka patur popullsi muslimane…sikurse kane qene edhe pronare te tokave ne oher e struge..po kjo nuk do me thene asgje…mundesisht maqedonasit e dhjere bejne mire qe te mos na flasin per orthodoksine, se po e mbushin kupen..Ne nuk jemi sllave qe mezio presin tu nderyshojne emrin cdo vendi…jemi njerez tolerante dhe me identitet te forte kundrejt maqedonasve me komplekse..

    • Lejleku? Kini të drejtë për Poradecin? Sidomos ajo unaza e qytetit është bërë prej 15-vjetësh mortja e qytetit dhe e qytetarëve? Tung!

  • Po 30 milione USD jane rritur te ardhurat, me se do i financosh gjithe keto projekte? Apo nga 1 kocke per te gjithe, shtrojne nga 2-3 km dhe te presin deri vitin tjeter?

  • O derdimenne, po projekte jane mo kaqola, edhe i madherishmi shkruan qe ne te ardhmen do te do te…….., e terci verci. Mos i merni per te verteta se u prishet gjumi e flini dunga dunga.

  • Ore beni,je në terezi ti apo do e bën? Nuk i thonë brilonë Volorekës por Drilonë? Dhe Volorekë nuk ka origjinë sllavisht dhe greqisht siç e shton ti por,vetëm sllavisht dhe do të thotë “lumë i gjërë”(nga vollnij rjeka), Kuptove? Dhe e dyta, Drilona ka qënë vëndbanim ilir? Ilir,-kuptove? Të ka nxirë sytë urrejtja për. Enverin dhe e fut edhe atje ku nuk futet hiç? Tung!

  • po lungomaren e Vlores dhe unazen e saj kur do e besh o Edi se vetem projektet dhe promovimet bejne miliona dollar. Megjithse ke kohe kur te vij fundi i mandatit do kerkosh nje tjeter ne Vlore se vlonjatet dhe kecunj tu cosh ne Vlore per PS votojn .

  • Per mua keto jane llafe dhe ide qe mund te shprehe cdokush. Nga nje kryeminister une pres qe te shpjegoje konkretisht se sa do te kushtojne, me cfare fondesh do te financohen, cilat nderrmarrje do t’i bejne punimet, per sa kohe priten te realizohen.
    Papa iku por akoma kryeministri nuk na e ka shpalosur kopjen “super dixhitale” te Mesharit.
    Pas nje viti e tutje akoma po presim qe “rilindesit” te lene llafet e reklamat e te fillojne punen.

  • or rama ;;; ti ishe me vite kryetari i tirones dhe nuk rregullove nje rruge ;;;;premtimet boshe ;;; sa vende pune ke hapur ;;; me cfare lekesh po e ben vilen ne dajt se populli nuk ka me honger ;; a e dini ju rama se tirana eshte qyteti me i piset ne europe ;;; se e le ti dhe ;;;basha e ka mendjen me bo pallate ;;; e late unazen e tirones pergjusem dhe i vodhet leket ;;;; ju jenu te koruptuar ;;; po gjika eshte denuar apo i bleu gjukaten ;;; me ndihmen tende ;;; mjaft me rrena ;;;; ndyshoni vendin ose shporruni ;;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *