9 mijë ndërtime pa leje janë në pritje të procesit të legalizimit në qarkun e Tiranës. Pjesa më e madhe e ndërtimeve janë në zonën Paskuqan, Kashar, Kamëz, Kavajë e disa komuna të tjera.
“Nga ky ligj përfitojnë ata që kanë ndërtuar në tokën shtet dhe në tokën e tjetrit deri në 15 janar 2009 e përpara, që ishte 2006, dhe ata që kanë ndërtuar në tokën e tyre deri ne 27 qershor 2014. Ata që kanë në tokën e tyre nuk kanë asnjë lloj pagese. Pagesa kanë vetëm ata që kanë ndërtuar në tokë shtet, apo në tokën e të tretëve”, thotë Paulin Rajta, Drejtori i ALUIZNI-t të Qarkut të Tiranës për tv AS.
Sipas tij,janë shumë kategori të shoqërisë që përfitojnë. “Gjithkush paguan me para në dorë, e ka 20 për qind ulje, edhe biznesi. Ata që janë paraplegjikë e tetraplegjikë, kanë një ulje 50 për qind. Ndërsa ata që janë regjistruar në emër të këtyre kategorive është falas. Ata që janë me ndihmë ekonomike është minus 30 për qind. Ata që paguajnë për një vit pagesë elektrike të rregullt, i ulet përsëri 10 për qind”, tha Rajta./E.K
