Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën financimit të projektit të stadiumit Ruzhdi Bizhuta në Elbasan dhe Parkut Oplimpik të Tiranës.
Në vendimin e miratuar sot nga Këshilli i Ministrave thuhet se 600 milionë lekë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa 44 milionë lekë nga fondi i kontingjencës.
“Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin nr.411, datë 20.6.2014 “për bashkëfinancimin e projektit të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan, dhe financimin e Parkut Olimpik të Tiranës”. Këshu u vendos që efektet financiare për financimin e të dyja projekteve do të mbulohen me 600 000 000 (gjashtëqind milionë) lekë, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe 44 000 000 (dyzet e katër milionë) lekë, nga fondi i kontingjencës, për vitin 2014”, thuhet në vendimin e qeverisë. /E.K

Te shpenzojme dhe per te ndryshuar trurin e shqiptareve qe te mos vjedhin stolat e stadiumit