Vlorë, vajza e plagosur akuzon mësuesen se e nxori në pritë

redaktor

Vajza e plagosur me armë në shkollën e mesme të Gjormit tre ditë më parë është nxjerrë nga klasa nga mësuesja e Matematikës, Dilore Arshia, e cila është edhe nëna e autorit të krimit, Aldo Arshiajt. Sipas rrëfimit të vetë 17-vjeçares Emliha Toto, mësuesja i kërkoi kolegut të saj që ta linte 5 minuta të dilte nga mësimi gjimnazisten. Qëllimi ishte që vajza të sqarohej me djalin e mësueses, sepse vëllai i saj i kishte kërkuar Aldos që të mos e ngacmonte më motrën e tij. Por kaq ka mjaftuar që dy plumba pistolete të plagosnin të miturën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *