Korçë, tentuan grabitjen me dhunë, 4 të arrestuar

redaktor

Strukturat e Komisariatit finalizuan operacionin e koduar “Surpriza” dhe arrestuan 4 të dyshuar për tentativë grabitjeje, dy prej të cilëve me precedentë për vjedhje. Të ndaluarit janë Ersit Kulla, 22 vjeç, Ilir Shahllari, 25 vjeç, nga Tirana, Leonard (Romeo) Rakipllari, i dënuar më parë për vjedhje dhe Enri Vrapi, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Në datën 1 shtator ata dyshohen se në bashkëpunim kanë tentuar të grabisin me dhunë qytetarin me inicialet S. P., në lagjen nr. 8. Gjatë aksionit iu kapën kapuçë, fishekë dhe hashash.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *