Prej kohësh përflitet për një rritje të mundshme të çmimit të energjisë.
Kjo është konkretizuar sot nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, që ka aplikuar për rritjen e çmimit të tarifës së transmetimit të energjisë elektrike
Kërkesën e vet OST e ka dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë.
Në kërkesën e paraqitur parashikohet të ketë një rritje me 10%, ndërsa pritet që të dorëzohet dhe kërkesa nga ana e KESH dhe OSHEE.
Tashmë fjalën e ka ERE, e cila do të vendosë nëse do të ketë rritje apo jo.
Por, News 24 raporton se për familjarët, është propozuar që të dy tarifat të rriten në një masë të vogël.
Kështu, për fashën e konsumit deri në 300 kilovatorë në muaj do të përdoret tarifa prej 8 lekësh të reja për një kilovatorë, në rritje me 0.3 lekë, nga 7.7 lekë që është aktualisht.
Ndërkohë, për tarifimin e dytë do të përdoret çmimi 14 lekë për një kilovatorë, nga 13.5 që është aktualisht.
Kjo përbën një rritje në masën 3.8 për qind për fashën më të ulët dhe 3.8 për qind për konsumatorët që tejkalojnë 300 kilovatorët në muaj.
Pra, një rritje jo shumë e ndjeshme.

Bjerini shkurt trimat e enveristit edvin.Kur smund te ulni humbjet se skeni bere asnje invstim per kete problem madhor jo te popullit por te qeverise, kur nuk luftoni dot hajdutet e energjise, jo te vegjelit, familjaret e varfer po bosat konsumojne dhe spaguajne fare, kur nuk beni asnje studim per keto probleme, keni prishur gjithe institucionet studimore dhe keni vene ne krye te ERE apo KESH e OST persona pa asnje eksperience ne kete fushe, kur skeni ndertuar ne 30 vjet asnje burim te ri por importoni vit per vit nga 150 milion euro energji se natyrisht 2% e saj shkon ne xhepat tuaj dhe kur merreni vetem me llafe dhe me deklarata qesharake i ajo e fundit e Damjanovskit qe e ka fajin zoti qe sbije shi dhe humbjet qe i vjedh populli prandaj do rrisim cmimin, athere cfare do te presim? E mor popull i varfer dhe i shtypur, raja ke mbetur gjithe kohen qe nga enveri tek sala e tashti se fundemi me edvinin.Zoti ju meshirofte e ju ndihmofte se edhe Papa nuk ju ben derman.
Besoj se lajmi i mesiperm ka nevoje per spjegime. Nese OST, Operatori i Sistemit të Transmetimit, kerkon rritje te cmimit, kjo nuk do te thote automatikisht rritje e cmimit te energjise per konsumatoret. Kerkesen per rritjen e cmimit ndaj konsumatoreve duhet ta beje OSSH, Operatori i Sistemit te Shperndarjes. ERE do te duhet te vendosi pasi te shikoje kerkesen e KESH, i cili ja shet OST, si dhe te shikoje kerkesen e OSSH e cila e blen nga OST.
Mjafte e rendesishme eshte te spjegohet se rritja e cmimit nga KESH tek OST, dhe nga kjo e fundit tek OSSH, nuk reflektohet njesoj. Pra nese KESH e rrit cmimin 10 per qind, kjo nuk do te thote se cmimi tek konsumatoret rritet 10 per qind. Eshte e sigurt qe do te rritet me pak, ndoshta edhe mund te mos rritet.
Do ti sugjeroja gazetarit qe e ka bere kete lajm ta shikoje me kujdes. Kam parasysh ketu edhe nje deklarate te kryeministrit i cili ka lene te kuptohet se cmimi edhe mund te mos rritet. Une prirem ta besoj!
Joooooooo fjalen nuk e ka ERE po Edvin Kristaq Vlash Rama.