Ai është një nga njerëzit më të kërkuar në Greqi, pas arratisjes nga burgu i Trikallës.
Por, Ilir Kupa do të qendrojë në burgjet shqiptare për disa vite.
Kjo, duke qenë se Gjykata e Tiranës e ka dënuar plot 5.4 vite burg për armëmbajtje pa leje.
Arma Kupës iu gjet në çantë gjatë arrestimit më 29 janar të këtij viti.
Ilir Kupa u arratis së bashku me Marjan Kolën nga burg, ndërkohë që ky i fundit u vra nga policia greke.
Kupa ka kërkuar nga drejtësia shqiptare të mos ekstradohet në Greqi, pasi thotë se atje do e torturojnë.

Gjykatat shqiptare vazhdojne te jene anti drejtesi, te kangrenizuara e te korruptuara deri ne ekstrem. Si ka mundesi te denohesh per armembajtje pa leje kaq vite, apo ndikon opinjoni i atyre qe mbajne ligjin e luftes ne fuqi kunder vendit e popullit tone, dmth, jemi ne doren e deshirat e rracizmit Grek.
armembajtja denohej me gjobe deri 5 vjet burg. Ca doje te benin,ta denonin me varje?