Raporti që ka hartuar një grup deputetësh të komisionit parlamentar të Sigurisë pas kontrollit të ushtruar në Shërbimin Informativ Shtetëror, ka shkaktuar sensacion, pavarësisht se materiali është sekret shtetëror. Dhe pavarësisht se këto kohë, nuk kanë munguar lajmet e bujshme që pasojnë njëri-tjetrin. Nëse detaje të këtij raporti kanë dalë nga vetë anëtarë të komisionit në fjalë, apo nga pala e hetuar, SHISH, kjo mbetet për t’u verifikuar. Por fakti është që institucioni i inteligjencës në varësi të kryeministrit ka përgjuar vetë kryeministrin; kreu i SHISH që mund të shkarkohet nga Kuvendi i Shqipërisë, ka urdhëruar përgjimin e kryetarit të Kuvendit, e veç kësaj dhe ministrin e Brendshëm, me të cilin Shërbimin e lidh pikërisht natyra e punës. Nuk është harruar me këtë sebep, një rrugë e disa punë, edhe përgjimi i kryetarit të ri të PD-së, Lulzim Basha, një merak ndoshta i kryeministrit Sali Berisha për daljen nga udha e drejtë e beniaminit të vet. Po, Berisha. Sepse sipas verifikimeve të kryera nga deputetët Lutaj, Ndreu e Qefalia (dy anëtarët e caktuar për opozitën në grupin verifikues e bojkotuan procesin), përgjimet në fjalë janë faktuar të jenë kryer në periudhën mars 2013-mars 2014. Me një fjalë, shefi me dy mbiemra i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika, ka përgjuar opozitën e djeshme dhe njëherësh qeverinë e sotme, që janë të njëjtët persona; kjo me urdhër të kryeministrit të djeshëm dhe deputetit të zakonshëm të sotëm, Sali Berisha.
Përtej anës sensitive të materialit sekret shtetëror, sot mund të kuptohet nën dritën e evoluimit të ngjarjeve, pse ky merak i Berishës. Ishte pragu i fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, dhe nevoja e Berishës për të kontrolluar informacionin mbi lëvizjet dhe negociatat e fshehta ose jo dhe aq të fshehta të kundërshtarëve, rivalëve politikë por edhe të tijve (Bashës) bëhej akute. Aq më tepër që ai është Arkivi (siç është shprehur vetë) dhe veç faktit që “informacioni është pushtet”, duket se ka dhe një thirrje të brendshme biologjike për të ditur e kontrolluar gjithçka.
Gjithsesi, Berisha ndoshta nuk e mori dot vesh në kohë negociatën për aleancën PS-LSI që vulosi fatin e tij politik. Ose e kuptoi, por ishte i pafuqishëm të bënte ndonjë kundër-lëvizje. Tani ujërat kanë rrjedhur dhe situata është kjo që është. Befasia e vërtetë për opinionin publik, nuk është fakti që Berisha ka urdhëruar përgjime të paligjshme, por që shefi i SHISH ka vijuar të jetë nën këto urdhra të paligjshme tashmë jo nga kryeministri që s’la gurë pa lëvizur për ta vënë në atë detyrë, por nga një deputet i opozitës. A ka kufij kamikazllëku politik?
Në pritje të Vishos, SHIU
Duket se aktiviteti i ethshëm i SHISH nën Visho Ajazi Likën, ka tentuar të rikuperojë kohën e humbur kur Berisha nuk e kishte nën hyqëm Shërbimin Informativ. Kjo ishte e vërtetë deri në gushtin e 2012-ës, kur presidenti i ri i zgjedhur me 73 vota në Kuvend, Bujar Nishani, ndër dekretet e para që firmosi ishte shkarkimi i “të padurueshmit” për Berishën por jo për shërbimet strategjike partnere, Bahri Shaqiri. Por deri sa t’i binte në dorë institucioni më i specializuar në vend për inteligjencën, Berisha nuk ndenji duarkryq.
Kështu vijmë tek aktiviteti i Shërbimit Informativ Ushtarak, SHIU, që më pas e ndërroi emrin në Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes. Skandalet e përgjimeve nga SHIU janë bërë publike në shkurt 2012, kur vetë ish-kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm Nishani dhanë provat bindëse se ishin përgjuar jo vetëm kryeopozitari Rama, deputetë socialistë, por edhe ish-presidenti i Republikës Topi, prokurorja e përgjithshme Ina Rama, një numër diplomatësh në Tiranë, ish-shefi i SHISH Shaqiri dhe disa gazetarë pranë opozitës së kohës. Berishës i shpëtoi në zemërim e sipër edhe një fakt tjetër: Kur ministri i Brendshëm Tahiri shkriu njësinë e antikrimit ekonomik në tetor 2013, Berisha deklaroi se kjo njësi “kishte dhe dokumente, përgjime të shumta për ministra, deputetë aktualë të PS, familjarë të tyre të implikuar në larje parash të pista, kontrabandë, trafik droge e të tjerë…”. Sa kohë kishte që i mbante njësia në fjalë të dhënat që pretendonte Berisha, dhe përse nuk kishte vepruar nëse i kishte? Duke qenë se flasim për Berishën, arsyeja kuptohet lehtë: Gjithçka bëhej për shantazh, dhe i tillë ishte dhe reagimi i zemëruar i tij.
Ndërkaq, SHIU ishte në dorën e Berishës që në fillim. Pas tragjedisë së Gërdecit, Berisha shkarkoi shefin e shërbimit Hysni Gjergji, një nga disa kokat e “turqve” që e pësuan për atë masakër, por mbase edhe një zhgënjim personal i tij me shërbimin që supozohej t’ja ruante mirë biznesin e të birit. Erdhi Ylli Zyla, dhe përgjimet e SHIU-t morën një vrull të ri. Të paktën nga viti 2010, ky shërbim punoi fort për t’ia kompensuar Berishës mungesën e SHISH-it, të cilit nuk harroi t’ja pakësonte edhe fondet, ashtu si presidencës së Bamir Topit.
Specialisti që pranon të flasë
Në këtë pikë, historinë e përgjimeve të SHIU-t e vazhdon një personazh që për natyrën e kuptueshme të punës, kërkon të mbetet anonim. Një njohës dhe specialist i çështjeve të spiunazhit dhe përgjimeve, ka pranuar të flasë për DITA, mbi disa detaje të këtyre përgjimeve.
Sipas tij, pajisja “CDMA Interceptor” që është blerë nga një firmë izraelite në vitin 2010 me një tender shumë të dyshimtë, e cila ka kushtuar 1.6 milion euro dhe shërbente për përgjimet telefonike të trafikut zanor por edhe sms-ve, nuk ishte e vetme, por ka dhe dy simotra. Kjo pajisje u ble për llogari të misionit ushtarak shqiptar në Afganistan, por s’e pa kurrë atë vend.
Kujtojmë këtu se 6 anëtarët e komisionit të ofertave, mes të cilëve dhe ish kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, më pas u kallëzuan në prokurorinë e Tiranës për parregullsinë e blerjes së saj. Mes personave të kallëzuar është dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili sipas burimeve të prokurorisë, është njeriu që ka firmosur urdhërin për hapjen e procedurave formale të tenderimit, në një kohë kur fituesi ishte paracaktuar.
Ndërkaq një pajisje tjetër e sofistikuar, thotë burimi, kostoja e të cilës llogaritet në 1 milion euro, kishte një mënyrë tjetër përgjimi. Ajo kishte dhe një avantazh tjetër “natyror”: U instalua në selinë e ministrisë së Mbrojtjes. Burimi pohon se interceptorët e kësaj pajisjeje kishin teknologjinë të përgjonin edhe një bisedë që kryhej pas xhamave të mbyllura të një godine deri 100 metra larg. Fjala vjen, në selinë e Partisë Socialiste, që ndodhet shumë pranë ministrisë së Mbrojtjes. Si? Dridhja apo vibrimi i xhamave nga valët e zërit, interceptohej dhe transkriptohej në valë zanore. “Për vendosjen e interceptorëve është shfrytëzuar edhe tarraca e selisë qëndrore të Bankës së Shqipërisë, në periudhën e zbrazjes së saj nga stafi për punimet restauruese që ende po bëhen aty”, thotë burimi. Edhe pa njohuri të thella për vendndodhjen fizike të selisë së PS-së, Bankës dhe ministrisë së Mbrojtjes deri dje, është e qartë se “armiku” ishte rrethuar më së miri.
Kështu, në këtë seli janë përgjuar jo vetëm socialistët që flisnin me njëri-tjetrin, por edhe të gjithë vizitorët. Jo më kot, kryeministri Rama do të deklaronte pak muaj më parë se SHIU ka përgjuar edhe diplomatët e huaj.
Vetë kreu i SHIU-t, Ylli Zyla, veç kësaj veprimtarie nuk e çoi dëm kohën gjatë së cilës ishte në detyrë. Urtë e butë, bashkëshortja e tij kishte krijuar një kompani që merrej me import-eksport armësh e materialesh luftarake. Konkretisht, Liljana Zyla ishte aksionere në kompaninë “Wind Sun Water Initiative” që pretendonte te merrej me energjinë e rinovueshme, por ortakët e saj Lorenc Goça dhe polaku Andrzej Izdebeski kishin krijuar në fillim të 2011-ës edhe kompanitë UNIMESKO dhe NITRO-CHEM që deklaronin aktivitetin e tregtisë së materialeve luftarake. Adresa e selisë, po ajo e WSWI-së.
Konflikti i interesit ishte maskuar keq dhe Zyla detyrohet të japë dorëheqjen në qershor 2012. Por çfarë ndodh? Dy muaj më pas, ministri Arben Imami e rikthen Zylën me një maskim po kaq të keq, si shef i Policisë Ushtarake.
Mbyllja e qarkut
Gjithsesi, gushti i 2012-ës është edhe periudha kur presidenti i freskët dhe bujar në emërime, Nishani, firmosi largimin e Bahri Shaqirit dhe ardhjen e Visho Ajazi Likës në krye të SHISH. Tani SHIU mund ta merrte më shtruar, se përgjimet dhe akumulimi i paligjshëm i informacionit do të merrej në dorë nga ustai natyral i këtyre punëve. Punë që duket se vazhdon t’i bëjë.
Ndërkaq, largimi i selisë së ministrisë së Mbrojtjes nga fqinjë e selisë rozë drejt Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, zor se është i rastësishëm. Burimi ynë thotë se kur u vendos zhvendosja dhe ardhja në atë ndërtesë e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, disa njerëz me uniforma erdhën të shqetësuar dhe kërkonin ta sqaronin “këtë punë”. Por vendimi ishte marrë. Disa zyra në katin e dytë, dyert e të cilave gjithnjë ishin të mbyllura dhe ku çdo vizitor nuk lejohej të ndalonte aty, qoftë dhe për të rregulluar frymëmarrjen nga korridoret e gjata, nuk kryejnë më funksionin që kishin dikur. Por disa institucione të tjera e vazhdojnë me “heroizëm” misionin. Për shembull, prokuroria, që ja hoqi një stres ish ministrit Arben Imami me tenderat e reklamave të shpëlara për ushtrinë. Si do të veprojë akuza me tenderat e tjerë, jo dhe aq “të shpëlarë?” Disa të dhëna, të çojnë në ujërat e vjetra. Fjala vjen, një ditë para vizitës së Papës Françesk u mësua se pajisja përgjuese CDMA Interceptor e SHIU-t, dyshohet të jetë djegur qëllimisht, konkretisht, serveri. Punonjësit e SHIU-t kanë deklaruar në prokurori se djegia është bërë në mënyrë aksidentale, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike. Pikërisht pajisja mbi të cilën pritej të hetohej nëse kishte gjurmë të përgjimit të politikanëve të majtë gjatë kohës që kanë qenë në opozitë, por edhe diplomatëve të huaj. Arsyetimi i të pyeturve është shumë… shqiptar: Pajisja super e shtrenjtë lihej 24 orë në prizë dhe ndonjë luhatje tensioni mund ta ketë djegur serverin, ndaj ky i fundit është ndërruar dhe siç merret me mend, në të nuk ka asnjë gjurmë të dyshimtë. Mesa duket, kishin harruar të bënin një tender për stabilizatorin. A është SHIU nga ato institucione që harrojnë tendera?
Prioritetet e çuditshme të Llallës
Në përfundim, megjithëse raporti i plotë i deputetëve të Komisionit të Sigurisë nuk ka dalë, bëmat që fillojnë nga SHIU deri tek SHISH-i janë të qarta. Dosjet dhe çështjet kanë mbërritur prej kohësh në sirtarët e prokurorisë. Por çfarë bën kryeprokurori? Duket se prioritet për të kanë disa spektakle të lira dylekëshe me videon e një sherri të veçuar deputetësh. Apo me një konferencë urgjente shtypi, të thirrur me kaq emfazë sa dynjaja prisnin të bëhej ndonjë mega-zbulim alla Xhovani Falkone apo Paolo Borselino. Kaq i “befasishëm” ishte ky njoftim për marrjen nën hetim të një sherri (për garniturë Llalla shtoi dhe një ndërtim universitar demokrat pa leje), saqë një emision tradicional televiziv pati kohë edhe të organizonte po atë mbrëmje, një puntatë speciale për rastin.
Duket si një prokurori skandinave, e cila dosjen më të rëndë në historikun e vet ka një dackë dhe një grusht parlamentar. Përgjimet skandaloze e të palejueshme të SHIU-t dhe SHISH-it apo biografia e shefave me dy mbiemra nuk duket se janë në axhendën e prokurorisë sonë. Largqoftë pastaj, t’i tërheqë vëmendjen ndonjë prokurori, intervista dramatike e një njeriu si Izet Haxhia, dëshmitar në vetë të parë i ngjarjeve kryesore politiko-kriminale të 24 viteve të fundit në këtë vend. Mbase zotit Llalla i vjen për osh edhe retorika e axhenda “paqtuese e pozitiviste” e mazhorancës së sotme, por Prokuroria e Përgjithshme është institucioni i fundit i një shteti që duhet të ketë luksin të merret me kurim imazhi, me bërje gjoja dhe lojra të lehta që në Shqipërinë e sotme i kupton edhe një… analbafet funksional.

Mjeret ne ne duar te kujt kemi rene .!
E kini trajtuar mjeshtërisht temën e këtij shënimi z. Alqi? Eshtë një mori krimesh të kësaj natyre dhe Uotergejti para tyre duket si një lodër kalamajsh? Këtu kanë ndodhur disa uotergejtë dhe jo vetëm me përmasën e skandaleve shtetërore por ndershtetërore (përgjime ambasadorësh, ambasadash etj)? Kjo duhet ta kishte bërë prokurorinë aq të interesuar saqë duhej të dridheshin institucionet nga prania e saj!? Por këtu si këtu, hiq një Inë e vër një hu!? Mazhoranca oportuniste nuk ndjehet!? Vë tellallin dhe pastaj bën hamallin e clirimit nga ngarkesa të fajtorëve të përgjimeve të cilët duhej të ishin në birucë? Medoemos në birucë? Por aha? Kemi aleancën e fshehtë me krimin dhe ketu unë ngecem? Përse te vazhdosh? I uroj mazhorancës dhe prokurorisë gjumë dhe…dhe,- u dhjefsha punën dhe gunën bashkë? U mësuam me tollumbacet e rastit “Mimi kundër Imamit” dhe nuk na bëjnë më përshtypje? Na fryu mazhoranca me heroizmat e Fatbardh Pikaloshit dhe unë i kam vëné asaj emrin e “Fatbardh gjatoshit” e mandej imitoj të pjerdhurit me buzë? Çfarë t’i thuash tjetër pavendosmërisë se saj për ta kapur llallën përbythe e për ta hedhur në Lanë!? Reforma në drejtësi ka mbi një vit që është konvertuar në “Reforma në llapje”!? Punë kurvash politike? Tung!
Me duket se po kuptohet qe edhe Llalla shok i Vishos do perfundojne bashke. Ku?
Alqi Koçikos nderime,mazhorancës oportuniste mallkime!!??? E kini trajtuar mjeshtërisht temën e këtij shënimi z. Alqi? Eshtë një mori krimesh të kësaj natyre dhe Uotergejti para tyre duket si një lodër kalamajsh? Këtu kanë ndodhur disa uotergejtë dhe jo vetëm me përmasën e skandaleve shtetërore por ndershtetërore (përgjime ambasadorësh, ambasadash etj)? Kjo duhet ta kishte bërë prokurorinë aq të interesuar saqë duhej të dridheshin institucionet nga prania e saj!? Por këtu si këtu, hiq një Inë e vër një hu!? Mazhoranca oportuniste nuk ndjehet!? Vë tellallin dhe pastaj bën hamallin e clirimit nga ngarkesa të fajtorëve të përgjimeve të cilët duhej të ishin në birucë? Medoemos në birucë? Por aha? Kemi aleancën e fshehtë me krimin dhe ketu unë ngecem? Përse te vazhdosh? I uroj mazhorancës dhe prokurorisë gjumë dhe…dhe,- u dhjefsha punën dhe gunën bashkë? U mësuam me tollumbacet e rastit “Mimi kundër Imamit” dhe nuk na bëjnë më përshtypje? Na fryu mazhoranca me heroizmat e Fatbardh Pikaloshit dhe unë i kam vëné asaj emrin e “Fatbardh gjatoshit” e mandej imitoj të pjerdhurit me buzë? Çfarë t’i thuash tjetër pavendosmërisë se saj për ta kapur llallën përbythe e për ta hedhur në Lanë!? Reforma në drejtësi ka mbi një vit që është konvertuar në “Reforma në llapje”!? Punë kurvash politike? Tung!
Reforma ne gjyqesor, te jete paralelisht me retienen ne prokurori, ku jane detadhmentet e Saliut dhe te PD. Z. Edi je shume i vonuar, premtimet i ke harruar, akoma punon me Visho Ajazi Lika, nje spiun i kriminelit Sali, me dy neshtetesi, ku i ke Imamet, Médium & Co kontrabandistet e milioneret e njohur te armatimeve luftarake ne Afrike dhe Lindjen e Mesme.
Nje prokurori e pavarur duhet te pyeste jkarunarin Ylli zyla se ku I ka gjetur leket per te ndertuar nje pallat te tere tek albtelekomi tek shkolla cajupi. O shtet sa do funksionosh apo jo se hajdutet kane vjedhur dhe vazhdojne te vjedhin si puna e ketij ordinerit. Zyla dhe nuk I futet gjemb ne kembe. Paguheni me leket tona per te na mbrojtur nga hajdutet qe na bejne karshillik si puna e katunarit zyla dhe nuk veproni.
Alqi, nuk na ke thene asgje te re. Keto kane dale ne shtyp me kohe.
Nqs te gjitha keto gjera jane te verteta atehere ky eshte nje krim monstruoz. Te arrish te harxhosh miliona euro per te blere disa pajisje dhe per ti perdorur politikanet kunder njeri tjetrit eshte krim monstruoz pasi ne te njejten kohe njerezit nuk kane buke te hane dhe keta kane lluksin te bejne gjera te tilla. Mjere Shqiperi ne duar te kujt ka rene. Urime gazeta per denoncimet e vazhdueshme….
I bej thirrje te gjith shqiptarve te qohen ne protesta paqesore por per te kerkuar qe sali ajaz syla te dalin para prokuroris dhe te japin shpjegime ne prani dhe te gazetarve ne sallen e gjyqit , turp ti vije saliut per blerjen e aparaturave te pergjimit ne miljona euro per te pergjuar ps dhe popullin e pati ne mjerim per buken e gojes ,po pse more dite zi prap pretendoje me nej ne pushtet ti .me ca nigjohet e shkruhet neper medja dihet se i ke mberthyer te gjith personat e cdo lloj administrate me pergjimet e tua e smunden qe te therrasin ne prokurori se pas asaj qe foli z.Izet duhet te ishe thirrur ne prokurori nga vegla jote z.Llalla sa per te mashtru popullin por dhe nje here i bej thirrje te gjith shqiptarve te dalin ne protesta por jo duke e politizuar protesten si ka ndollur gjithmon ne shqiper …. Zoti e ruajt shqiperin nga keqberesit Sali Visho Zyla me shok
Nente uje + Nje kos = nje dhalle
“Kujtojmë këtu se 6 anëtarët e komisionit të ofertave, mes të cilëve dhe ish kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, më pas u kallëzuan në prokurorinë e Tiranës për parregullsinë e blerjes së saj. Mes personave të kallëzuar është dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili sipas burimeve të prokurorisë, është njeriu që ka firmosur urdhërin për hapjen e procedurave formale të tenderimit, në një kohë kur fituesi ishte paracaktuar.”
Citoj kete fraze se kjo ka te beje me kompanine STS Albania.
Jam Ardian Hasanaj Administratori i STS Albania shpk ne Tirane. Informoj opinionin Publik se “Specialisti qe pranon te flas” eshte nje person ordiner dhe duhet edhe ta njoh “personalisht”. Per te dhen me shume detaje Ju informoj per nje aspekt Kompania qe une drejtoj ka nje periudhe Tre vjecare qe rropatet ne gjykatat e shtetit shqiptar. Gjate kohes qe ne pushtet Ishte opozita e sotme Gazeta Shekulli vinte me TRE Avokate, ndersa tani sjell nje perfaqesuese te zyres Jurudike qe nuk ka as Titullin Avokat. Per te sqaruar pozicionin tim kam kerkuar takim me Presidentin e Republikes, Kryeministrin ( te djeshem edhe te sotem ) Prokurorin e Republikes, Ministren e Mbrojtjes Kodheli dhe asnje pergjigje. Te gjitha letrat e derguara jane protokollare dhe te dokumentueshme. Veç kesaj genjen edhe per faktin kur thote sipas burimeve te Prokurorise fituesi ishte paracaktuar. Ky individ apo grup personash kur shkruajne harrojne qe nuk jane gazetare por kerkojne te shfaqen te tille. Per kete prokurim ka fakte dhe shkresa te pakundershuteshme qe do ti paraqiten Gjykates Tirane. Dua Tju kujtoj nje fakt As e njoh dhe as e kam njohur ndonjehere Ministrin Imami. Te gjitha sa shkruhen jane thejsht akuza me prapavije politike dhe elektorale. Shume shpejt keto fakte do te behen publike. Eshte per te qeshur se specialist vetedekonspirohet kur thote qe pajisjte ishin vene ne banken e shtetit dhe ne MM, kjo do te thote se ky “personazh” ka dijeni perse nuk deshmon ne prokurori?! Cfare fshihet nen kete heshtje??? Nuk jemi prononcuar per kete ceshtje thejsht per aresye te paanshmerise politike, per te mos u perzier ne nje proces politik. Ju kujtoj nje fakt shume domethenes dhe te vertete. Kam qene Ushtarak i sukseseshem ne Forcat Detare per shka te Antagonizmit politik te te Dy Forcave poltike ne ’97-en mu shkaterrua averniri i jetes, shkova ne emigracion. Nga 2004 e deri tani kan mbeshtetur me teknollogji the konsulence teknike te gjithe institucionet Informative, Policine dhe Prokurorine e pergjithshme. Ne 2010-en krijova STS ALbania ne Tirane me nje qytetar Italian Familja e tecilit ka 67 vite biznes ne sektorin e Sgurise me nje investim 150.000 Euro. Per te kuptuar me shume Kush eshte Oscar Roje mjafton te Vizitoni Websitin e kompanise ne linkun http://www.rohde-schwarz.it/it/about/ dhe do te bindeni. Po per aresye te antagonizmit politik te po te te njejtave forca politike mu shkaterrua edhe Biznesi. Shume shpejt Opinoni publik do te Informohet. Dhe e verteta eshte se kjo histori nuk ka pas shume moral. Kaq sa per fillim!