Bamir Topi: Bojkoti po e çon drejt falimentimit PD-në

Bledar Lumani

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, thotë se Partia Demokratike po shkon drejt falimentimit me bojkotin e Kuvendit.

Sipas tij, kjo parti po shkon poshtë e më poshtë.

Unë edhe kur kam qenë pjesë e asaj partie kam qenë kundër bojkotit.

Të braktisësh institucionin më të rëndësishëm, qysh aty ke firmosur falimentimin .

Le të ecin me aluçinacione, sepse kjo lloj taktike do t’i cojë jashtëzakonisht poshtë.

Më poshtë seç kanë rënë”, ka thënë ai për emisionin e Ilva Tares.

Topi ka komentuar edhe mundësinë e emërimit të Ina Ramës si pasuese e Elvis Çefës në KLD:

Unë kam parë me shqetësim, sesi Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka trajtuar kërkesën e ish-prokurores.

Pra, e kuptoni si vijnë punët në Shqipëri; këtu mund të jesh shumëkush, të kalosh sfida, të marrësh etiketime, pra do të thoja, persekucione publike për shkak të detyrës dhe në fund fare mbetesh në rrugë.

Kjo është shumë e rëndë dhe nuk mund të ndodhë në asnjë vend tjetër, sepse KLD vjen me fluks politike nga selitë e partive.

Në rast se KLD do të kthehet në një format serioz, ku secili të kuptojë që më shumë se personaliteti i tyre nuk vlen asgjë tjetër.

Vërtet cdo njeri beson në një opsion politik.

Ai që thotë se nuk besoj në një opsion politik, ai mashtron.

Edhe në gjykatat e vendeve më të zhvilluara kanë preferencat e tyre, por kur vjen pun ate ligji, ajo që duhet të prevalojë te një jurist, i standardit të KLD duhet të jetë personalitet i tij, duhet të jetë profesionalizmi dhe nuancat politike le të jenë në sfond, por nuk po e bëjnë.

Ato e lincojnë ish-prokuroren, e lincojnë dhe nuk i japin asnjë lloj të drejte, madje një pjesë prej tyre krenohen sesi ja bëmë.

Krenohen edhe para atyre që këshillohen për tja bërë në këtë mënyrë.

Nuk është normale, nuk është e drejtë, sepse ne kujtojmë që gjerat konsumohen brenda Shqipërisë, në fund fare të tjerët që janë përfaqësues të shteteve të tjera ambasadorët janë shumë metodikë, shënojnë cdo ditë, shkruajnë dhe transmetojnë”, tha ish-presidenti.

 

Share This Article
6 Comments
  • Partia Demokratike ne misionin e saje nuk e ka pasur dhe ase nuk e ka berjen e shqiperise shtet. Kush e ka ndjekur qe ne fillim veprimtarine e saje ajo ka bere me tekeqen per vendin e vet. Bojkoti, shketrrimet denigrimet lidhja e ture me qarqet me me antishqiptare futja e shqiperise ne organizaten Islamike thgyrja e Embargos se naftes per serbine e deri tek vrasjet pa autor dhe ato te 21 Janarit.
    Sote nuk ka asnje mundesi qe kjo forc politike te vihen ne baza kombetare. Ajo ne emre te populli i ka ber me te keqen ketij populli.
    Me habit fakti kur disa analiste mundohen ta konsiderojne Berishen me nacionaliste se Edi Rameb. Pore asnje fakte nuk e ben Berishen Nacionaliste.! Ne te gjitha pistat qe ka luajtur Berisha e gjith veprimtaria e tije eshte antishqiptare. Ne ket gjurm po ecen e edhe Basha pasi Berisha eshte i lidhur kembe e koke me qarqet antishqipotare dhe ai di tu sherbej atyre der se te ngordhe.!
    Ne keto kushte PD nuk ka mundesi te ece ajo do te shperndahet si forc politike dhe ngritja e saje me nje staf tjeter do te ishte ne interes te kombit tone.! Me ket gjendja ajo e ka te pa mundur te ngrihet.!

  • TU KTHIE MENDIA ME VONESE KURE RE NGA FIKU O BAMIR TANI ESHTE VONE PSE SE BEJE KETE KURE JESHE ME TA APO TE HIQ KOKEN BARBE SALA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *