Dy gra dhe një biznesmen ndërtimi akuzohen për mashtrim. Policia tha se Pashk M., 64 vjeç, administrator i një firme ndërtimi, akuzohet se në vitin 2010 ka mashtruar një qytetar, duke i marrë rreth 40 milionë lekë të vjetra, për një banesë në zonën e Freskut. Kurse Mary M., 41 vjeçe, në vitin 2011 ka marrë me qira një makinë nga shoqëria “Leasland” dhe nuk e ka kthyer, ndërsa Blerina D., 29 vjeçe, duke u hequr si drejtoresha e fondacionit “Caritate Christi Compulsi Balcan”, u ka marrë nga 1000 euro 2 burrave, se do u arsimonte fëmijët në Itali.
