Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani. akuzoi dje Perëndimin se ka shndërruar me “gabimet e tij strategjike” Lindjen e Mesme dhe zona të tjera në një “strehim për terroristët dhe ekstremistët” dhe ka pohuar që, të jenë vendet e rajonit ata që të drejtojnë luftën kundër tyre.
“Disa vende kanë ndihmuar në krijimin e ekstremizmit dhe tani janë të paaftë për ta frenuar”, ka theksuar Rouhani në një diskutim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Disa agjenci inteligjence kanë vendosur shpatat në duart e të çmendurve nga të cilët tani asnjë nuk shpëton”, ka shtuar ai.
Presidenti iranian i është referuar koalicionit të nxitur nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar xhihadistët e Shtetit Islamik (SI) dhe ka paralajmëruar se, nëse ndërhyrja e tyre ka për qëllim të vazhdojë hegjemoninë në rajon po bëjnë një tjetër gabim strategjik.
Teherani që nuk ka marrëdhënie me Uashingtonin që prej krizës së Ambasadave më 1979, ka refuzuar bashkëpunimin me forcat amerikane në ofensivën kundër SI në Irak. Ajatollahu Ali Khamenei.
Lideri suprem shpirtëror iranian, shprehu së fundmi se amerikano veriorët i kanë duart e përlyera me gjak për luftën e tyre kundër terrorizmit në rajon. “Sulmet ushtarake kundër Afganistanit dhe Irakut dhe ndërhyrjet e palejueshme në Siri, ka theksuar Rouhani nga selia e OKB-së, janë shembuj të qartë të qasjes së gabuar strategjike në Lindjen e Mesme”.
“Gjithmonë kemi menduar se demokracia nuk mund të transplantohet nga jashtë”, vazhdoi presidenti iranian. “nuk është një produkt komercial që mund të eksportohet që nga perëndimi”.
Anëtarë të Forcave “al Qods”, trupi i Gardës Revolucionare iraniane për misionet e jashtme, është e pranishme në vendin e afërt në mbështetje të Ushtrisë irakiane. Milicitë shiitë që mbështesin ushtrinë irakiane, të stërvitur në Iran, kanë shpalosur një rol të rëndësishëm në misionet me mbështetjen e aviacionit amerikan si marrja e lokaliteteve të Amerlisë, në juglindje të Irakut.
Në fund të gushtit, Presidenti kurd, Massoud Barzani informoi gjithashtu se kishte marrë armatim nga Teherani për të riarmatosur peshmergët (milicët kurd) në luftimet kundër SI në Irakun veriperëndimor.
Presidenti ka folur edhe për sanksionet ndaj Iranit duke i cilësuar ato një “gabim të rëndë” dhe ka nënvizuar se çështja bërthamore iraniane mund të zgjidhet përmes negociatave dhe mund të shërbejë si fillimi i një bashkëpunimi të gjithanshëm.

Gjykoj se sa i takon fajesimit te Perendimit ne teresi per Lindjen e mesme, po vecanerisht per ISIS-in Presidenti i Iranit Hassan Rouhani ka plotesisht te drejte. Te marrim vec “eskportimin” e te ashtuquajturve vullnetare vetem nga Perendimi. Me te drejte, mund te thuhet se “me cfare e kane ngrene buken” dhjetra agjensi sherbimesh te fshehta te Perendimit, qe e “lane” te formesohej shteti i “ri” islamik, me ne zonen me te nxehte te globit prej disa dekadash? Po vullnetaret, sidomos te Ballkanit perendimor e posacerisht nga Kosova, po dhe nga Shqiperia.
Amerikanet, sic duket e kane te tyren, qe zjarrin duhet me e prite sa ma larg shtepise” (pa e ngaterruar se “demokracia nuk mund të transplantohet nga jashtë”), po ky parim nuk eshte universalizuar. Te vjen keq vec per dominimin e nje “alternative” te vetme; bombardimin.Pse? Sot Xhamia e Kavajes ketu ne kryeqytet sot ishte si asnjehere tjeter plot e per plot. Eshte trishtuese te degjosh krejt rastesisht nga nje 20 vjecar shprehjen “Pse c’kujtojne gjalle jemi ende ne!”.
Te verteten ka thene se Europa ka faj qe kure perandoria turke filloj te marrin force.Gjergj Kastriooti ja kerkoj nje gje tte tille po ata nuk e ndimuan te mos hapej kjo semundje e keqe.
Lindja e larget eshte me afer se Amerika, qe me politiken e saj te jashtme ka vertetuar qe pas luftes se dyte boterore, se ben politiken qe ka thene me te drejte Enveri te xhandarit nderkombetar. Jane 155 shtete nga gati 200 qe ka bota ku amerikanet kane vendosur bazat e tyre. Kercenimi botes i vjen nga Amerika, nga politika e saj, ku ka nafte ka ekspansion amerikan. Fatkeqesisht Shqiperia nuk ka akoma vemendjen te gjeje partneret e saj ne Rajon. Rajoni jone, ka fqinjje jo vetem nga veriu por edhe nga lindja e larget. Fjalet e kryeministrit Iranian jane me vlere njohese per ate qe nndodh ne bote nen kendveshtrim joamerikano-europian, kendveshtrim ky shume logjik dhe realist.