Dhuna që lindi një orator!

redaktor

Nuk e dinim që PD-ja paskësh në rradhët e saj një orator. Duhej të vinte Lulzim Basha në krye të PD-së, që opinioni të njihej me këtë fakt. Eshtë fjala për Gent Strazimirin. Kjo u zbulua dy ditë më parë, në një reagim të Bashës. Nuk na falet që, në kaq vite, Strazimirin e kemi trajtuar thjesht si Gent, brenda kostumit të një deputeti e një zyrtari të zakonshëm të PD-së, e aspak si një orator; që do të thotë pak a shumë, si një mjeshtër të ligjërimit, që i bën zbor shqipes e u fut të dridhurat atyre që e dëgjojnë, në daç për kreativitetin e lartë e në daç për forcën shprehëse. Po nga t`i ketë lindur ideja Bashës për ta pagëzuar Strazimirin si ‘orator të opozitës’?! Të gjitha udhët e logjikës, të çojnë tek rrahja që skalionet e dhunës së partisë tij, aty nga `97 (kohë kur, siç thotë populli, Basha duhet të ketë qenë duke i rënë maces me lugë), i bën Edi Ramës, prej gjuhës së këtij të fundit. Ndaj, edhe Strazimiri duhet t`i jetë dukur si Rama, ndonëse nuk ka asnjë libër të botuar e as ndonjë frazë për t`u mbajtur mend, e sigurisht, asnjë pllangë gjaku në fytyrë. Opozita vërtet mund të ndihet e dhunuar, por ama ka fituar një orator!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *