Çfarë ishte “Buletini jeshil”?

redaktor

I dashur lexues! “Buletini Jeshil” ishte një organ teorik periodik i grupit komunist të Shkodrës, që doli ilegalisht si broshurë e daktilografuar në vitet 1938-39. E mori emrin nga ngjyra e kapakëve. Botoi pjesë nga klasikët e marksizmit, shkrime që kritikonin regjimin e mbretit Zog, fashizmin dhe politikën kolonialiste italiane. Më vonë komunizmi zyrtar shqiptar e kritikoi në disa momente Buletinin, me akuzën se ky botim i bënte “analizë të gabuar luftës së klasave në Shqipëri”, mohonte ekzistencën e borgjezisë dhe proletariatit dhe quante zejtarët si shtresën më të përparuar punëtore. Një tjetër kritikë ishte “teoria e ruajtjes së kuadrove” që mbështeste B.J, çka sipas oponentëve i mbante anëtarët e grupit larg aksionit dhe masave të popullit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *