I nderuar lexues! Beteja e Modricës (1452) ishte betejë e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër trupave osmane të komanduara nga Hamza Pasha. Luftëtarët shqiptarë në korrik i dhanë armikut një goditje të befasishme dhe të rrufeshme. Pjesa e ushtrisë osmane që shpëtoi u prit në ngushticat e luginës nga kalorësia shqiptare e komanduar prej Hamza Kastriotit. Në betejë osmanët lanë shumë të vrarë; vetë komandanti i tyre ra rob. Fitorja në Modricë ishte e para kundër forcave osmane që nga koha e hipjes në fron të sulltan Mehmetit II.
