Nishani i ankohet PD-së: Bushati më la vetëm në OKB

Dita

Pas reagimit të MPJ-së se Nishani ka qenë në dijeni të axhendës së ngjeshur të Ministrit të Jashtëm me personalitetet ndërkombëtare, ka reaguar sërish PD. Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi pranon indirekt faktin se Nishani ruan ende lidhjet e ngushta me ish-partinë e tij, që e ka zgjedhur edhe në në krye të shtetit.

Silvi Bardhi thekson se nga Presidenca nuk kanë pasur dijeni për largimin e Nishanit.

“Partia Demokratike i qendron deri në fund deklaratës së mëparshme ku dënoi mungesën e Ministrit të Jashtëm gjatë fjalës së Presidentit të Republikës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se z.Nishani nuk ka pasur dijeni për largimin e Ministrit Bushati gjatë fjalës së tij. Reagimi i Ministrisë së Jashtme e thellon edhe më shumë skandalin. Jo vetëm se Ministri bojkoton seancën e Presidentit të Republikës në OKB, por edhe gënjen publikisht duke pretenduar se largimi i tij paska qënë i koordinuar”, thuhet në reagimin e dytë të PD-së.

Tashmë pyetja që lind është se cili gënjen, Ministria e Jashtme e cila ka nisur edhe axhendën zyrtare të takimeve, apo Presidenti Bujar Nishani po bën lojën  e PD-së për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga listat e Kuvendit të PD-së. /E.K

Akuzat e Bumçit, reagon MPJ: Ne i përgatitëm fjalimin Nishanit

Pas akuzave të PD-së se Ministri Bushati është larguar në momentin e fjalimit të Presidentit Bujar Nishani në OKB, ka ardhur edhe sqarimi i Ministrisë së Jashtme. MPJ sqaron se gjatë mbajtjes së fjalës së Presidentit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,  Ministri Bushati, së bashku me homologët e vendeve të rajonit, ka marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Asistentja e Sekretarit të Shtetit amerikan, Znj. Viktoria Nuland, takim i cili identifikoi rrugët dhe instrumentet e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër terrorizmit dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj, si detyrim i krijuar nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit, ku Shqipëria është bashkë-sponsorizuese.

“Përpara se të përbaltin politikën e jashtme dhe të akuzojnë qeverinë dhe për mungesë respekti ndaj Presidentit të Republikës, PD do të bënte mirë të konsultohej me kreun e shtetit, i cili është informuar për zhvillimin e takimit të Ministrave të Jashtëm të rajonit me Asistent Sekretaren e Shtetit znj. Viktoria Nuland dhe rëndësinë e posaçme të këtij takimi pas seancës së zhvilluar në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria u përfaqësua si pjesë e koalicionit ndërkombëtar, të kryesuar nga SHBA, në luftën kundër terrorizmit”, thuhet në njoftimine PD-së.

Ministria deklaron se me porosi të Ministrit, Presidenti ka qenë i shoqëruar nga pjesa tjetër e delegacionit përfshirë Ambasadorin tonë pranë OKB-së dhe Drejtoren e Përgjithshme të Marrëdhënieve Shumëpalëshe në MPJ, të cilët kanë kontribuuar në përgatitjen e fjalës dhe paraqitjes së Presidentit në OKB. /E.K

Bumçi: Bushati braktisi Nishanin në OKB. Skandal diplomatik

Demokratët akuzojnë Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati se ka braktisur fjalimin e Presidentit Bujar Nishani në OKB. Deputeti demokrat Aldo Bumçi e cilësoi këtë veprim një skandal diplomatik.

“Ndërkohë që Presidenti i Republikës i drejtohet të gjithë vendeve anëtare të OKB-së, duke adresuar sfida që nga lufta kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, deri tek njohja e mëtejshme e Kosovës dhe integrimin Europian të Shqipërisë, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nuk dënjon të qendrojë në sallë në detyrim dhe respekt të vendit dhe postit që ai perfaqëson.

Këtë sjellje rrugaçërore, ministri Bushati mund t’ia kishte kursyer vendit të tij në sytë e të gjithë botës duke cënuar rëndë imazhin e vendit”, tha Bumçi./E.K

Share This Article
34 Comments
  • Jo po do rrinte te degjonte nje militant pd -ist, kushdo nuk do te kish nerva ta degjonte ,kur nuk perfaqson popullin shqiptar.

  • « Një zog mbi një pemë nuk ka kurrë frikë se mos thyhet dega, sepse ai ka besim në krahët e tij e jo tek dega». – Shqiptarët, që kanë besim vetëm tek «Aleatët» e jo në veten e tyre, po provojnë 70 vjet zhgënjime me lloj-lloj «Aleatësh», pa e nxjerrë dot mësimin e duhur. Si popull, nuk kemi tru as sa një zog…

  • I nderuar Pellumb! Jam i te njejtit mendim me ju, dhe si gjithemone keni falenderimin tim, per opinionet tuaja racionale ne Dita.
    Po shtoj dicka, mbase ia vlen.
    Zagari leh, dhe e ben mire detyren e tij si lehes. Kjo eshte detyra e zagarit: te lehe, të lehë pa pushim ndaj kujtdo, qe kalon aty prane: i mire apo i lig, kalimtar i rastit, vjedhes apo kriminel, i vogel apo i madh…Ai vazhdon te lehe, ai nuk lodhet, dhe keshtu do te beje edhe ne te ardhmen. Kjo eshte e vetmja menyre per te sinjalizuar se ai eshte aty, eshte ne krye te detyres, dhe po e ben detyren me zell, ashtu sic ka marre instruksionin nga kryezagarstervitesi…
    Ky i fundit e degjon, i afrohet, i flet ose e therret ne gjuhen e qenëve, dhe ben gati shperblimin, kocken… Menjehere zagari pushon, afrohet, duke tundur bishtin, merr shperblimin dhe instruktazhin e ri dhe eshte gati per te vazhduar lehjen ne nje tjeter version!
    Pune zagaresh!
    Karvani te shkoje perpara – zagaret le te lehin!

  • Ky kapter Jari sakat nga truri dhe nga fiziku, perse nuk njofton Kryeministrin Edi, por direkt spiunon me qellim keqdashes tek SHQUP-i, ky i varur prej bolesh ashtu sic eshte vete dhe te gjithe PD-istet. E pame ne TV kur foli Jari me nje anglishte te cale dhe ne sallen e OKB nuk ndodheshin me shume se 15 vete dhe ata ose bisedonin me njeri tjetrin ose lexonin gazeten, turp faqja e zeze.

  • Koment per BUJAR NISHANIN .
    Nuk te shkruaj dot fjalen President , se eshte nje fjale e madhe dhe nje post shume i rendesishem per nje njeri qe e posedon ate vend pune ,por Ti Bujar Nishani i ndihmuar nga njerez te pa moralshem dhe te pa pergjegjshem ,sic kane qene ata te emeruarit ne parlament nga qofte largu i Vicidolit te Tropojes ,qe ishit 71 veta te pa moralshem dhe te pa ndergjegjshem ,ku se bashku me personin tend ,bete te mundur te vidhnit postin e PRESIDENTIT te REPUBLIKES te SHQIPERISE . Pra o Bujar Nishani ,je ne nje detyre qe e ke vjedhur punen e nje njeriu tjeter me makinacione te paskrupullta . O Bujar ,qe te behesh BURRE , po ta mbajti suma , ke ne dore qe ta hedhesh ne sheshin e burrave ate detyre qe mban , hidhe ne R E F E R E N D U M POPULLOR , dhe po fitove votat e popullit shqiptar ,atehere do quhesh njeri i nderuar ,dhe president i vendit tone ,se deri tani je nje kukull dhe nje manekin e kafshes nga Vicidoli i Tropojes . Une qe po te shkruaj ne kete menyre jam nje nga anetaret e P.D,se te Dhjetorit te 1990,es kur udheheqesi jot bente mbledhjet e komunistave te Spitaleve te Tiranes . Degjo o Jar ushtari ,mos kerko te besh detyren e Gjeneralit se dhe ushtar te ben me zor Sali Berisha ,nuk ka asnje lidhje me P.D,ne e vertete demokratike ,se ai e ka vjedhur P.D,ne njelloj si puna jote qe ke vjedhur postin e presidentit te republikes tone .

  • bravo minister.
    nishani eshte vetem noter.
    nishani president i PD, asnjehere
    nuk
    foli
    punoji
    drejtoji
    reformoji
    emeroji
    si president i shqiperise
    ai mbetet kapterri i berrishes.
    per kete ministri Bushati ka vepruar drejt,ja tregoji botes.
    ky nuk e meriton te jete president.
    kete e denoji vetem zoti Bumci,
    njeriu iqe drejtoji diplomacine berishiane………….

  • o Bumc po thellohu nje here pyet dhe Ate sakatin pastaj fillo te lehesh qe te te shperblehet lehja jote dhe mos te shkoje dem

  • Kjo eshte thjesht nje tumuese e hedhur nga Sali Vicidoli per te baltosur ke te munde. Kete rradhe gjeten Bushatin, nje dite tjeter do gjejne nje minister tjeter apo nje deputet tjeter, sepse nuk kane asnje kauze te tyre si parti. Lulit nuk i pjell mendja asgje se e ka plloce trurin. Sala ka pjerdhur qe me 23 qershor, Bumci dhe bucet e tjere jane thjesht numra te asaj partie. Ndersa, Bushati, edhe ne se nuk ka patur tjeter axhende( me siguri Bujari e dinte axhenden e tij) mire ka bere qqe nuk e ka ndjekur sepse perderisa fjalimin ja ka pergatitur Bumci apo ndonje bumc tjeter, nuk ia vlente ta degjoje, sepse Bujari nuk di te beje asnje lloj fjalimi, pasi edhe kur ka qene oficer, nje medioker mjeran e i paparfillshem ishte.

  • Edhe ju “fraza” kini falenderimet dhe mirënjohjen time ? Mos kujtoni se nuk ju ndjek? Ta dini që ju lexoj me kënaqësi dhe interes? Sa për punën e zagarëve atë punë kanë dhe ju e kini komentuar mirë pse dhe kur lehin para kryezagarit ? Nderimet e fundit po ja u jap si të deshironi,- me grusht ose me dorë të shtrirë! Zgjidhni cilin te doni madje dhe te dy bashkë? Ha ha ha! Tung!

  • Bushati,ke nje bravo te madhe,se nje debil qe nuk arrin te kuptoje perse e kane montuar aty ku eshte,duhet braktisur.E mbajti papen 2 ore ne kembe,qe te degjonte hartimet e tij kilometrike,ky klloun qe fryhet si gjel jevgu dhe e therrasin Jari me musteqe.Ne rolin e tij per te ruajtur mbajtjen peng te vendit nga klani Vicidolit ky aktualisht, eshte me destruktiv dhe i rrezikshem se Berisha.

  • President ka qen ai me yllin e qelbur ne ball qe u kishte mbyllur si majmunet ne kopshtin zoologjik te b ballkanit . dhe nuk nuk e flitni asnje fjal e per te ktu tregon se sa majmuna jeni shqiptart

  • Doni Enverin juve qe ju a mbyllte gojen mire se ky president eshte shume tolerant! Vutuat Edvinin qe ju la dhe pa pune dhe tani nuk keni cfare te beni dhe shkruani komente. Te pakten mesoni si te flisni shqip pastaj shkruani nje liber po te doni. Asnje minister ne bote nuk leviz nga fjalimi i presidentit te vendit vet. Me ato shkurtime qe i thoni juve Zotit President tregohet qe nuk keni respekt as per Shqiperine. Nuk flas me se nuk dua te ulem me ne nivelin tuaj.

  • Dhenderrushi i zhulalit na paska dale tu fole,po pse nuk flet per ato korespondencat qe mbantd me xeni e vicidolit te sali mutit per gerdecin,ose me mire se si e vrane trebicken,ik more hale se edhe kur flet duket se ske fuqi te pjerdhdsh,te gjithe halera jeni,mjere kush mban shprese tek pd…ja

  • po more se presidenti do te mburet me faktet se shqiperia po mer nji rruge te shkelqyer prandaj nishani pregatitet se po iarin vete por pse ankohet se nuk ri dote vetem po ka ngelur se nuk di te flasi me patneret etij ik more nishan se gjithmone do nxjeresh gjera te reja

  • Medet Bujar,mbeti OKB te degjoje anglishten tende,asqe e cajne bythen fare cfare llomotit presidenti i ndonje vendi pa ushtri e pa ekonomi sic jemi ne.Thuaj shyqyr qe protokolli parashikon nje karrike se do te linin ne kembe.Mos i jep vetes rendesine qe s’e ke,he shoku,se je president sa per kalendar e per kete pjeserisht fajin e ke vete.

  • Ne qofte se Presidenti ankohet se Ministri Bushati e ka lene te vetem, e ka krejt gabim, pasi fjalen e Tij do ta degjonin vetem anetaret e OKB-se e jo Bushati. Ne te kunderten Bujari , ka te drejte: Kush do t ‘i jepte kurajo e zemer atje ne foltore? Po sikur , larg qofte t’i ndodhte ndonje gje,p.sh.pengohej kur te hidhte kemben zvarre zvarre, kush do ta ndihmonte.apo per t’i mbante dosjen ,pasi Ai, doren e majte e ka statike … Silvi ,p.sh. ishte shume larg !

  • Te gjith qe permendni zagart duke se keni mesuar ne shkolle e qenve ne komunizem dhe u ka ngelur ora te qenet.Jeni bere bashk e rrini duke lehur te partia ne pushtet.

    • @Mark uk.Kane dale fjale ne Tirane,se mund te ngjallet Enveri(ai i verteti)!!Keto fjale i perhap Saliu,per te trembur ty dhe te ngjashmit e tu.Saliu vete do shpetoje se ka teseren e Partise ne xhep dhe rrjedhimisht Enveri nuk ka per ta denuar.Po ti si do besh??Se nuk ke teser partie??!!Edi Rama si do beje,nese ngjallet Enveri(ne baze te fjaleve qe perhap Saliu per te trembur sojin tend)??Sepse as ai nuk ka teser te Partise Komuniste?!!Te banosh ne UK normalisht njeriu qyteterohet,por rasti jot eshte unik.Ti shpellarizohesh me ritme te frikshme,kudo qe te banosh.Je anti-evolucion.Je perjashtim i teroise se Evolucionit te Darwin-it.Jam i bindur qe shkenctaret Britanik,nese do vihen ndonje dite ne dijeni per ekzistencen tende,do ngulmojne shume te te kene kavie Laboratori.Je rast studimi i paperseritshem.Nuk do ja lejonin vehtes humbjen e shancit te studimit te kokes tende primitive.

  • Shiheni mo mustaqelliun si eshte krekosur…O Zot i Madh,,,edhe sa i mbeten ketij mo, ma thoni

    Amma a e kenipare? kembet xixa i nxjerrin

  • The only one who barks at the moon is you or Mark Terd. You are a little bitch that barks at everyone for no reason. Kuç kuç o dreq!

  • Si z. Bushati, kapterin Jar tru tallash dhe sakat duhet t’a bojkotojne te gjithe ministrat, ai eshte pjese e detashmentit te kuq & blu i PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *