Agimi i Artë komenton shpalljen non grata në Shqipëri të deputetit të saj, Kristos Papas.
“Listës së personave të padëshirueshëm në Shqipëri i shtohet edhe emri i deputetit të Agimit të Artë Kristos Papas”, thuhet në shkrimin e publikuar në faqen zyrtare të Agimit të Artë.
“Pas deklaratave të tij rreth autonomisë dhe mundësisë së ndërhyrjes ushtarake në Epirin e Veriut, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti e deklaroi atë person “non grata”, duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të ndalojë hyrjen e nacionalistit grek në territorin shqiptar”, thuhet në njoftimin që u referohet deklaratave të Papas gjatë emisionit “360 gradë” në News 24.
Agimi i Artë mbështet deklaratën e Papas, e cila sipas ekstremistëve grekë i ka trembur shqiptarët. “Papas iu kujtoi të gjithëve se Epiri i Veriut është grek dhe se Agimi i Artë nuk i harron vëllezërit grekë dhe lufton për të drejtat e helenizmit. Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit tonë, e dinë shumë mirë se Agimi i Artë është forca e tretë politike në Greqi dhe së shpejti imoraliteti i tyre do të marrë fund dhe ankthet e tyre më të këqija do bëhen realitet”, thuhet në njoftim. Në përfundim, ekstremistët e djathtë grekë thonë se “lëvizja nacionaliste greke do të jetë në ballë të luftës për ruajtjen e nderit kombëtar dhe të grekëve të Epirit të Veriut”.

Le te vine ta provojne sa ju vlen bitha .
Shqiptari nuk trembet nga ju o mbeturina Persiane, ne ju hame te gjalle.
Nuk eshte hera e pare qe greku e ben kte.Ata e bejne kte se ja dine shqiptarit dobesine.Ata e dine mire se shqiptaret jane te perçare kudo qe jetojne ne viset shqiptare e sidomos ne shqiperi.Ata gjithashtu e kan pare qe shqiptari me pare e vret shqiptarin se armikun.E nese e marrim parasysh qe shume familje jane te gjaksuara mes veti sidomos ne shqipri e poashtu ne kosove e gjetiu atehere kjo e veshtireson punen edhe metej.Kjo ndodhe edhe kur leku behet me i rendesishem se patriotizmi.Mendoj se kjo gjendje do te vazhdoj edhe per shum kohe deri sa mos te vetedijesohemi ne aspektin kombetar.Per fat te keq,sot per sot, me patriot jane treguar dhe vazhdojne te tregohen greku,serbi e maqedoni se sa shqiptari.Vetem bashkimi do te na shpetonte nga armiqe te tille.
Po Bollano, Omonia e kompani ku do rrjeshtohen me Agimin e arte, apo me agimin e shqipetareve, nuk do ishte keq te intervistoheshin keta njerez nga ju dita, per te pare cfare qendrimi mbajne per keto probleme te kohes?