Gjermania e veteranëve mund 6-1 Kosovën

redaktor

Një ndeshje për historinë. Në Prishtinë është zhvilluar sfida mes veteranëve të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë ku pavarësisht moshës, miqtë kanë treguar klasin e tyre duke arritur një fitore tenistike me rezultatin 6-1. Takimi solli në fushën e blertë shumë kujtime, ku golin e vetëm për skuadrën e Kosovës e realizoi Eroll Saliu në minutën e 40-të nga pika ë bardhë e 11-metërshit. Në praninë e një numri të vogël shikuesish, ish-legjendat e Gjermanisë treguan se zotërojnë ende klasin e dikurshëm, duke e imponuar lojën e tyre gjatë gjithë 90 minutave në gjysmëfushën kosovare. Nën drejtimin e emrit të njohur të stolit, Klaus Topmoler, gjermanët e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 5 me Sippel, ndërsa më pas realizuan edhe Von Hesen, autogolin e Seferit, dy rrjetat e Reich dhe golin e Albertz. Në prononcimin e tij për mediat, trajneri i Gjermanisë shprehu gatishmërinë për të ndihmuar futbollin kosovar, duke theksuar se kombëtarja e Kosovës duhet të luajë ndeshje ndërkombëtare sa më parë pasi një gjë e tillë i është lejuar edhe Gjibraltarit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *